NJOFTIM:
Kush është Halim Kasami?
Marrë në prizmin e kontekstit shoqëror, përmes këtij shkrimi që do të trajtojë veprimtarinë e shqiptarëve në Danimarkë, iu bëj me dije se do të ndjekë metodën e projektimit të problemeve, karakterin e tyre retrospektiv, ri-aktualizimin e disa çështjeve që kanë kaluar nëpër ne ose përskaj nesh.
Duke qenë i ndërgjegjshëm të mos ndikoj keq në disponimin dhe në përgjegjësinë tuaj, do të përpiqem të jem sa më objektiv, sa më realist, ashtu siç e kërkon sinqeriteti i rrëfimit. E shoh tepër të arsyeshme të paraqes edhe njohjen me disa personalitete, në vizionin e të cilëve ka kohë që është “e përjetësuar” figura e “baballarëve të kombit”.
Në Danimarkë erdha më 08.01.1981.
Atëbotë, çdo gjë shihej e tendosur, përplot skepticizma mërgimi, ndjenja të ngrysura fashitje të ideve kombëtare, dhe si për rrjedhim fuqishëm kishin ngritur kokat vetëm interesat e parcializuara. I gjetur në një ambient të këtillë, që në instancën e fundit fyhej dinjiteti ynë kombëtar, qe tepër vështirë që harmonizohej çdo lëvizje për ecje përpara.
Ky qe një zhgënjim i madh për mua që më torturonte deri në pa kufi. Por, megjithatë nuk u theva; “ilaçin” e gjeta; pikëllimin e vrisja dhe veten e ngushëlloja duke lexuar literaturë nga Shqipëria, si dhe duke dëgjuar Radio Tiranën, kjo më mundësoi të krijoj kontakte me disa aktivistë, respektivisht, miq shqiptarë, të cilët kishin formuar shoqatën “Miqtë e Shqipërisë”.
Në mars të vitit 1981, kur shpërthyen demonstratat e studentëve, ishte kënaqësi e madhe të mendoje se u hap ritmi i zakonshëm i jetës, se u krijuan mundësitë e veprimit në mënyrë të organizuar, por nga gjithë kjo mbeti diçka pezull, një rënie e përkohshme në diagramin e vlerave, duke u mohuar kështu një pjesë e së vërtetës, që nuk është teori, por praktikë.
Prej saj nuk mbeti gjë tjetër, veçse një “vakum fatal”. Dështimi për të kuptuar të vërtetën, krijoi bllokimin e njerëzve indiferentë të cilët mendonin vetëm për krijimin e pasurive individuale, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër, bllokun e njerëzve të organizuar në klube jugosllave, pra anëtarë të LKJ-së nën ndikimin e Ambasadës Jugosllave.
-Më kujtohet se atëbotë njerëzit flisnin për dhëndrin e Ismailit si bashkëpunëtor i devotshëm i Ambasadës jugosllave. Kjo Ambasadë mundësonte ardhjen e emisarëve politikë nga Kosova, që t´i kumtonin masës se armiqtë janë mundur dhe të mos organizojnë protesta kundër Jugosllavisë. Në takimet me emisarët politikë rregullisht merrte pjesë dhëndërri i Ismailit Abdylhalim Kasami (Halimi).
Sistematikisht mbaheshin mbledhje (informative) me bashkatdhetarët, me ç’rast dënohen demonstratat e studentëve dhe,ata kishin formuar edhe një klub që ishte emëruar “jugu klub” të cilët përgëzonin pushtetin jugosllav, për denoncimin që u bënte studentëve shqiptarë.
Punësimi im në fabrikën e ngjyrave “Dupi dyrup” më mundësoi takimin e parë e më vonë të njihem më për së afërmi me “dhëndrin e Ismailit”-(siç e thërrisnin njerëzit Halimin, atëbotë). Aty, punonte edhe një plak nga katundi, Tearcë me kombësi turke .
Ai thoshte se, shpesh ata të Ambasadës e thërrisnin Halimin në mbledhjet e tyre. Kësaj i shkon për shtati edhe thënia e (vjehrrit të Halimit) Ismailit: “këta të Ambasadës nuk mbajnë asnjë mbledhje pa “Turkun” tim, nga besoj se askush nuk e ka të vështirë për të konfirmuar përkatësinë kombëtare të Halimit.
Njohja e nga afër me Halimin, më bënte që gjithmonë të kisha paragjykime ndaj tij, ta konsideroja si një njeri me një kaptinë veprimtarie të dyshimtë, si një njeri me botë shpirtërore pa ndjenja kombëtare dhe jo të frytshëm…
-Poashtu, dihet se në vitet e para tetëdhjetë e njëshit, një përkthyes i Ambasadës jugosllave, quhej, A.Jusufi rezultoi me dreka dhe darka të shumta që shtroheshin në banesën e Halimit, me tërë suitën e tij të personelit të Ambasadës jugosllave.
Në atë kohë në Tetovë e gjetiu, rinia shqiptare po ndiqej dhe persekutohej nga pushtetmbajtësit, ndërsa, prej Tetovës Hivzi Sulejmani (kunati i Halimit) -do ta ftonte
në telefon motrën e vet, e qorton rëndë duke i thënë:”Moj, motër, duart tu thafshin, kujt i shtron dreka dhe darka”, (pra e kishte fjalën për bashkëpunëtorët e Ambasadës jugosllave).
-Së fundi, ky njeri në postin e kryetarit në Këshillin e LPK-së dega në Danimarkë, herë ironik e herë “serioz” -por, mbi të gjitha një dinak i rrallë; që, kishte kurdoherë ambicie për t´u shndërruar në “baba të kombit”, të përkujton anekdotën e asaj mizës mendjemadhe, e cila duke ndenjur në vithet e kalit, thoshte se: i takon merita për tërheqjen e karrocës.
Xhemil Zeqiri – veprimtar politik në Danimarkë
Kopenhagë 23 05 2001
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!