Dritan Goxhaj, ishte, është dhe kam besim të patundur që, do të jetë kurdoherë dhe kudo në shërbim të popullit e atdheut.
Ky bir besnik i atdheut, djalë i vetëm i luftëtarit lab, Kolonel Dilaver Goxhajt, me kohë është brumosur me idealet e larta kombëtare, Ish-luftëtar për liri dhe ribashkim kombëtar, e la detyrën e pilotit në Shqipërinë e lirë, për t’iu bashkuar UÇK-së, UÇPMB-së Heroike, nuk bëri “plane të mëdha” nëpër labirinte në adminisratën e ngrohtë ushtarake, por, luftoi me armë në dorë maleve të Dardanisë qendrore dhe lindore, tani me penën shpatë po i sjellë më shumë frymëmarrje freskuese demokracisë shqiptare sipas modelit të Hasan Prishtinës, Fan.S. Nolit, Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit dhe tërë një plejade mendjendritur edhe ca më vonë gjatë historisë sonë të re; duke ia përshtatur situatave të kohës, shqetësimeve të popullit për mbarëvajtjen e atdheut!
Kundërshtarët e tij, pa dyshim të zhytur në kënetat e lakmive prej milionerëve: nga etja për pushtet dhe pozita, për t’u pasuruar në kurriz të popullit duke i zhvatur pasuritë e atdheut, sot e sot nuk mund të qëndrojnë në pozitat vertikale duke u krahasuar me të, nuk mund të maten, jo me shtatin e trupit, në veçanti të majmur nga dhjami kapitalist, por kurrsesi nuk mund të maten me shtatin e teorisë dhe të praktikës së tij revolucionare.
Dritan Goxhaj, po marshon përpara, si ushtarak me përvojë në beteja që, detyrat që ia ka shtruar vetes për t’i dalë plotësisht borxhit atdheut;-kjo mbi të gjitha i ka penguar dhe i pengon fanatikët e liq, burokratët borgjezë dhe llum-proletariatin reaksionarë, prandaj shpifin, trillojnë, gënjejnë pandalshëm kundër personalitetit të tij.
Rroftë Dritan Goxhai, ky burrë Shqipërie, i cili që nga rinia e tij e gjer në ditët tona, kryeheras i ka sakrifikuar dhe harruar interesat e tij dhe të familjes së tij, për Nënën Shqipëri!
24. 06. 2026
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!