DROMCA KUJTIMESH QË NUK HARROHEN KURRË!

14
Sep
2025
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

NGA ARKIVA IME:

( Ribotim ).

Takimet me ushtarakun, poetin kombëtar dhe ish-Kryetarin e PKSH të re, komunistin, Hysni Milloshi.

…Më 12 Shtator të vitit 2011, isha për pushime në Dyrrahun antik,-në Durrësin e sotëm.
Nuk më shkonin pushimet aq mirë, pa dalë në Tiranën e Kuqe me u takuar me ndonjë shok e vëlla të idealeve, si me Hysniun e pathyeshëm kombëtarisht dhe ideologjikisht gjer në sakrificë për atdhe dhe për ideal.

-Ia rreha telin.
M’u lajmërua Hysniu, me atë zërin e tij burrëror.
Pasi u përshëndetëm ngrohtësisht, i tregova ku gjendem, bile i kërkova që nëse kishte kohë, të vinte në Durrës që të çmalleshim vëllazërisht dhe të pushonim ndonjë ditë së bashku në brigjet e Adriatikut të bukur.
-Ato ditë klima qe ende e nxehtë, me diell, ishte klimë verore. Banoja në një hotel pronë e një tetovari atdhetar.
Hoteli ishte në breg të detit, veç për pak hapa sa dilja nga dera e hyrje-daljeve, kisha mundësi të hidhesha në ujë.
-Pse të mos pushonim bashkë me shokun e vëllain poet?!
-Me keqardhje-më tha, nuk kam kohë me dalë andej, sepse, kam goxha do punë, kishte për ngutë, po ato ditë ca punë të Partisë. Mirëpo, shtoi ay: nëse ke mundësi këto dy ditë eja në Tiranë, takohemi dhe çmallemi…!
Pa e zgjatur bisedën vendosëm që më 14 Shtator, 2011, paradite, nga ora 9.30 gjer në 10.00 të takohemi te Shtëpia e Kulturës, në krahë, ku majtas valon flamuri kuqezi te ish-hotel “Tirana”, pranë sheshit Gjergj Kastrioti “Skënderbe”.
-Kaloi një ditë e bukur, por më dukej sikur koha nuk po kalonte me ritme normale, sikur orët ecnin ngadalë nga dëshira të ikte ajo ditë vjeshte!…
-Me shokun Hysni, isha takuar edhe herë të tjera.
Më kujtohet që, më ka rastisur që bashkë jemi takuar edhe me shokët tjerë, si me Qemal Cicollari dhe Muharrem Xhafa.
-Bile, kur i takoja (së paku dy herë) me të dhe shokun, Qemal, për faktin që unë isha “musafirë” pranë shokëve në Tiranën tonë, për nderin më bënin, por edhe dëshironin të dinin më shumë çfarë ndodhte në Shqipërinë e andej Drinit në Dardani, më shumë më jepnin mua rend që të flisja dhe të kuvendonim me shokun Hysni; me pyetjet apo kërkesat që na zienin në mendjet dhe zemrat…,-që ishim të etur që t’i dinim!…
Pa harruar të theksoj dhe interesimin e tij të veçantë për pjesën e Shqipërisë të quajtur, Dardani dhe për viset tjera shqiptare.
-Më vinte keq, për faktin: se, jo sa duhej, jo sa dëshiroja unë,-në bisedë të angazhohej dhe shoku Qemal, i cili me modestinë dhe maturinë e admirueshme, na dëgjonte me vëmendje dhe herë-herë jepte mendimet e tij të shumë të vyera me besnikëri dhe të argumentuara dhe me sinqeritet.
-Më ka rastisur, më herët,-pra para vitit 2011-kujtoj ishte viti 2008, në një takim ishim bashkë me shokun tim bashkëveprim tar i organizuar, Pr. Mr. Soc. Rexhep Ahmeti,-tani i ndjerë.
-Në atë takim të frytshëm të Hysniut me ne, qe edhe shoku, Muharrem Xhafa.
-Bashkë, shkuam në zyrat e PKSH-së të Re, biseduam dhe i çmallëm si shokë e vëllezër.
-Çdoherë kur e takoja Hysniun vërtet, ndieja kënaqësi dhe mësoja shumë gjëra prej tij në fushën e letërsisë dhe për situatat dramatike e kohës, sesi po rrokulliseshin ngjarjet, kudo në Shqipërinë tonë dhe jashtë kufijve të viseve shqiptare të ndara padrejtësisht nga trungu i atdheut amë, nga revizionistë dhe imperialistë të ndryshëm.
-Por, në mënyrë të veçantë përfitoja nga veprat me vlera të larta poetike dhe publicistike, për bibliotekën time nga shpërblimet që më ofronte me ndershmëri dhe bujari të pashoqe, duke më dhuruar librat e tij, të cilat i kishte botuar më herët apo i botonte rishtazi.
Në bibliotekën time si flakë dritash në errësirë, këtu në mërgim më ndriçojnë vatrën time veprat e poetit, Lirika – Fjalët e dlira, Tiranë, 2004, në fillim të librit poeti më shkruan autograf: “Të dashurit vëlla Fadil Shyti me respekt”!
Autori.
“Enveri i madh”
Roman
-Ky libër i kushtohet shokëve të mi që, në rrethana të jashtë-
zakonshme, më 10 Shtator, 1991, rithemeluan Partinë Komuniste….
Autori.
“Gjenerali legjendar”
-Roman historik.
Tiranë, 2001.
“Masakra e Tivarit”,
Tiranë, 2010.
“Atdheu”
Poema
Tiranë, 2007.
Shoku dhe vëllai i idealit më ka dhuruar dhe ca libra të autorëve tjerë shokë dhe kritikë letrarë të veprave të tij, si Ndoc Logu, Ndue P. Gjeta, Apostol Duka e të tjerë.
Vlen të theksohet fakti që, shoku dhe bashkëpunëtori im shumëvjeçar, Xhemil Zeqiri më ka dhuruar dhe librin publicistik të Hysniut, “Fashizmi troket në dyert e Europës” 2006.
-Vlen të theksohet fakti gjithashtu se, veprat poetike të Hysniut janë të cimentuara me materialet e së vërtetës, ato çdoherë janë dritëdhënëse për të çuar kombin dhe atdheun përpara, jo me lutje dhe mëshirë, por me rezistencë dhe drejtësi të vërtetë shqiptare proletare.
Lavdi Komandantit, strategut të LANÇ-re dhe udhëheqësit të paqes në socializmin ngadhnjimtar, Enver Shqipo Shqiptarit!
Lavdi poetit kombëtar, komunistit, Hysni Milloshi!
14 Shtator, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk