DROMCA KUJTIMESH QË S’HARRIHEN KURRË!

11
Sep
2025
Shkruan: Fadil ShytI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

“Hajde, hajde, mori vashë,
po vjen puna, tue u trashë”.
(Populli).

Albin Kurti: Do të krijojmë një njësi të përbashkët ushtarake me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ky sihariq, si rreze diellore më kujtoi një pyetje të profesorit tim atdhetar, Isa Bajçincës:
-Kur isha student i Letërsisë dhe Gjuhës shqipe në vitin e tretë, në tetor të vitit, 1979, isha në një vizitë të paharruar, në RPSSH, isha me një grup st, të UP-të Kosovës, kinse “me ftesë” të USHT, kjo qe bllof, që regjimi jugosllav e hangër që ne arritëm të çajmë kufirin shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Shqipëri, kaluam me viza të Tiranës, andej nga Ilirida, nga Qafë Thana.
-Kur u ktheva në Prishtinë, njëri nga profesorët, quhej Isa Bajçinca; meqë ishte komunikues i këndshëm me mua, ashtu “pa dorëza” “më provokoi”:
“Hë, Fadil!
Mora vesh që këto ditë, ishe në Tiranë.
-Si e kaluat atje?
-Pse nuk më more me vete, ore djalë?!
-Po. Isha.
-Shumë bukur kaluam!-i fola.
-Unë me respekt i thashë;
-Epo, profesor, harrove që të pata thënë; para një viti, merrmë,-si bilbil më fut në xhep të palltos,- po ty nuk…!
-Epo, d.m.th, ma ktheve “inatin”, a?!
-Heshti pak dhe vazhdoi:
-Është për të theksuar që dialogun tonë e dëgjonin dhe ca shokë e shoqe në klasë;
kur më tha:
“Pa, na thuaj, more djalë!
-A bëre ndonjë Marrëveshje Ushtarake në Tiranë?!
-Kjo pyetje si dritë rrufeje e këndshme, më kënaqi dhe më befasoi ca; qesha dhe ia ktheva me maturi:
“Profesor, tani u mjaftuam me një Marrëveshje Kulturore-Shkencore, por MESIGURI, në të ardhmen do të vjen radha edhe për Marrëveshjen Ushtarake midis Tiranës dhe Prishtinës”.
-Ngjarjet historike u rrokullisën me shpejtësi.
Ndodhën demonstratat e pranverës së kuqe të vitit, 1981. Pastaj, shumë demonstrata e greva ndë vitet plot stuhi…
Nga rinia dhe populli ynë liridashës, i kalitur në burgje dhe në sheshe; u përgatit dhe u zhvillua dhe LÇ-re, e UÇK-së e cila u kurorëzua me një fitore të PJESËRISHME, për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Pas LÇ-re, më ka rastisur të takohem me Prof, Isën dhe të kuvendojmë gjatë edhe për ato vite; më kujtohet në veçanti një bisedë afër dy orë në Prishtinë, ishte viti 2000; isha me një shokun dhe bashkëpunëtorin tim shumëvjeçar në veprimtarinë atdhetare, Rexhep Ahmetin. Gjatë bisedës, profesor Isa i tha Rexhepit; “Ky shoqi yt, nuk ka qenë fort i rehatshëm, ishte me disa shokë goxha problematikë, kundër regjimit jugosllav; ne profesorët i kemi njohur kush ishin si “irredentistë”-siç i quante regjimi jugosllavë atëbotë; ne, jemi kujdesur t’i ruajmë, për besë, ua kishim hallin se, po na i burgosin.
-Qe besa edhe ashtu doli.
Ne, jemi mërzitur shumë, kur merrnim vesh se, i kanë burgosur studentët tanë”.
-“Po, profesor; ju kuptoj, nuk e kishit lehtë as ju” -i tha Veterani i UÇK-së, Komisari Politik, në Sektorin për Moral e Politikë, në ZOSH, 141, Rexhep Ahmeti.
-Më ka rastisur që, përsëri të takohesha me Pr. Isa Bajçincën dhe në Adriatik, derisa isha për pushime në Durrrës,-ku rastësia e bukur qëlloi, i kishim marrë banesat me qera afër, në të njëjtën shkallë, në një apartament.
-Ato dhjetë ditë i ruaj kujtime të bukura.
-Pothuajse, në çdo mbrëmje kemi dalë te një restorant i thjeshtë, kemi pirë kafe me profën e respektuar.
-Jemi kënaqur biseda, kujtime dhe flisnim për situatat e atyre viteve;-kujtoj ishte viti 2010.
-Vlen të theksohet këtu që, Isa Bajçinca, ishte atdhetar, këtë çështje e kam të dëshmuar personalisht!…
Isai, ishte ligjërues shumë i zoti në Letërsinë Shqiptare dhe veç tjerash ishte njëri nga mbrojtësit më të flaktë të gjuhës së NJËSUAR të shqipes letrare.
-Kur, siç dihet, në fillim të viteve 90-ta, dolën ca palo gjuhëtarë, përhapnin idera, dezinformata dhe teorira sterile, kinse në Kongresin e Drejtshkrimit, 1972 i mbajtur në Tiranë; për NJËSIMIN e Gjuhës Shqipe, kinse dialekti gegë “mbeti nën hije” u mohua dhe kinse po aty, dialekti toskë u privilegjua?!!!
-E gjithë kjo, sipas altoparlantëve (telallxhinjve) të reaksionit borgjez,-kinse, kjo u bë nën diktatin e “diktatorit” Enver Hoxha dhe të PPSH-së?!!!
“Të gjitha këto janë insinuata boshe, janë qëllimkëqija dhe gënjeshtra, politike të kësaj kohe të pakohë; Enveri as Partia, aspak nuk ka ndërhyrë në punën tonë; në fillim të punës, Enveri ka ardhur të na përshëndes dhe të na uroj punimet e Kongresit,-pa folur asgjë për “udhëzimet” se çfarë do të bënim ne”; kështu, më pat thënë ish-profesori im, i cili ishte pjesëmarrës në Kongres me delegacionin e Prishtinës.
Trishtuese!
Profesor, Isai; na la fizikisht në vitin 2015.
-Ndërsa, në vitin 2019, na la edhe shoku, Mr. Soc. Rexhep Ahmeti.
-Tani, kur po i shkruaj këto radhë, dhimbjen po e kthej në krenari dhe krenarinë në forcë; mbi të gjitha sepse; këta atdhetarë të devotshëm na lanë dhe kujtimet dhe busullën kombëtare që nuk vdes kurrë; idealin për ribashkim kombëtar dhe veprat e tyre shkencore në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe të sociologjisë.
Tani, vetëtimthi po mendohem; ah, sikur të ishin midis nesh e t’i shihnin gjithë këto të arritura të Albinit dhe të VV.
-Nuk ka munguar ndihmesa e madhe e tyre në dobi të popullit e atdheut; në veçanti, puna e palodhshme e bashkëpunëtorit tim shumëvjeçar, Rexhep Ahmetit, i cili qe anëtarësuar bashkë me mua, në përkrahje pa rezerva, të Albinit dhe në radhët e VV-së.
-Shokë e vëllezër të idealit!
Prehuni të qetë, sepse ngadalë, por sigurt, me dituri, trimëri dhe vendosmëri shqiptare; ribashkimi ynë me Nënën Shqipëri, po bëhet realitet.
Jo!…
S’ka forcë që i ndalon, aq sa ndalojnë dallgët e Adriatikut dhe të Jonit tonë;-të uraganit popull!
Përpara, Shqipëri Etnike!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
8.09.2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk