Dronët e Aliut, të gatshëm për sulm!

30
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli

(qyfyre bulevardi)
Kata trimat që shihni në karikaturën e mëposhtme janë dronët “kamikaz” të Aliut, të gatshëm për sulm mbi istikamet e qeverisë Micko, për ta rrëzuar despotin e ri të “Severnës” nga pushteti pasi nuk u zbatua rregulli i pashkruar “fituesi me fituesin”për pjesëmarrjen në qeverinë e koalicionit.
Këto ditë pritet që dronët integristë të pakënaqur në opozitë do të fluturojnë mbi kokat e komitëve për ti “bombarduar” ata me vezë të kuqe, si mjete presioni për t’i marrë ata në qeveri duke i shpënë në shtëpi vasalët e rinj që nuk mundën të rezistojnë para despotit Micko por, që i zbathën të gjitha që në 100 ditët e para të qeverisjes.
Aksioni i koduar “vjeshtë 2024” sapo ka marrë pëlqimin e kryesisë së integristëve, ku në ditët në vijim pritet të filloj aksioni për kthimin e legjitimitetit në vendin e duhur!
Sa do të zgjatë lufta e integristëve për kthim të legjitimitetit të tyre në vend nuk dihet. Thashethemet që janë përhapur së fundmi thonë se në pranverën e vitit të ardhshëm pritet tërheqja e mbrojtjes kundërajrore e militantëve të komitë nga presioni i dronëve integristë, për pasoj mund të kemi edhe përfshirjen e integristëve në qeverinë e gjerë të koalicionit, e gjithë kjo në emër të ruajtjes së stabilitetit të “drzhavës” pas bllokimit të negociatave me BE.
Sido që të ndodh vetëm subjektet politike janë ato që do t’i shohin hajrin pazareve me leverdi që bëhen mbi kurrizin e gjerë të popullit.
I qoftë rruga e mbarë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk