(Pa dorashka)
Ashtu siç nuk ndezin drutë e lagura, poashtu nuk ndezi edhe nisma serbe e Ballkanit të Hapur me vëllamin Vuçko dhe Edvin batërdinë, në tri vitet e kaluara me përpjekjet e tyre të ‘invazionit’ politik dhe ekonomik drejt bregdetit shqiptar duke e shmangur Kosovën.
Pasi u dështoi nisma pansllaviste ata iu këthyen Procesit të Berlinit, pas ‘shuplakave’ që morën nga Gjermania se ato nisma rajonale duke favorizuar njërën palë dhe duke përjashtuar një tjetër nuk shpien askund veç hegjemonisë serbe në rajon.
Kështu, Edvin batërdisë nuk i ‘ndezin’ drutë e lagura as për fajësimin ndaj Kosovës, kur e bënë atë përgjegjëse për ndërhyrjen e forcave speciale në veri në mbrojtje të integritetit territorial nga agresioni i bandave terroriste çetnike, pasi ajo qënkësh tokë e askujt.
Jarania me vëllamin Vuçko ka filluar qysh para një dekade kur Edvini fluturoi në Beograd dhe ku davariti lajmin e ditës për kredi politike se ‘Kosova qënkësh e pavarur’ një fakt ky që e dinte gjithë bota, por ama nuk guxoi t’i thotë homologut të tij Vuçko në atë takim se marrëdhëniet shqiptaro-serbe do të varen nga qëndrimi që do të mbani me Kosovën ( Kjo do të nënkuptonte pranimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe njohjen e pavarësisë) në të ardhmen.
Këtë frazë nuk guxonte ta thotë Edvin batërdia sepse sapo ishte ngjizur vëllamia mes tyre, ku pas konferencës ata të dy ia shtruan me ‘Shlivovicë’ Shumadije, si shenjë e lidhjes së re të vëllamisë së tyre të shenjtë që vazhdon edhe sot më e fuqishme se kurrë.
Shqiptarët e shtetit amë e kanë një përgjegjësi të madhe historike para tyre si një detyrë kombëtare, sesi ta heqin qafe gjarprin e Sorosit nga kryeministria me apo pahir duke i përdorur të gjitha mjetet e mundshme.
Thonë se ‘gjarpri duhet goditur në kokë dhe jo në bisht’, pasi po e godite në bisht ai rigjenerohet si zvarranikët e tjerë, ndaj duhet ‘goditur’ në kokë që të shpëtojë jo vetëm Shqipëria po edhe Kosova me gjithë trojet tjera shqiptare, kur ai tashmë është bërë njësh me vëllamin Vuçko kundër interesave të të gjithë shqiptarëve në rajon.
Përkundër bashkërendimit të propagandës dhe fushatës agresive të bandave terroriste në veri të Kosovës me kryeçetnikun Vuçko në krye, ku ata synojnë destabilizimin dhe shkëputjen e veriut nga trungu i Kosovës, drutë e lagura të Edvinit nuk do të ‘ndezin’!
Nuk do të ‘ndezin’ sepse vetë Edvini është i lagur dhe i qullur, i kredhur dhe i përlyer në llumin e tradhtisë si Esadi dikur.
Së fundmi, flitet nën zë se çetnikët serbë në shenjë nderimi për kuntributin e Edvin lemerisë ndaj Serbisë, për vëllamit të tyre qeveria e Serbisë pritet të miratoj emërtimin e një rruge në Beograd me emrin Edvin Rama, krahas emrave të urryer të Esad Pashës dhe Koci Xoxes.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!