Shkruan: Dashamir Uruçi
Menjehere pas pavaresise se Kosoves,serbet u perqendruan tek Kosova veriore.
Humbjet e medha te luftes ata deshen ti kompensonin menjehere dhe per kete arsye tek ura e Ibrit u ndodhen francezet ndersa prane protestuesve shqiptare qe kerkonin te shkonin tek shtepijat dhe vendet e tyre te punes u ndodh nje nga komandantet e luftes te asaj kohe,Hashim Thaçi.
Asgje nuk u kuptua ne muajt e pare te pasluftes,as Hashimi dhe as francezet;askush nuk mori mundimin te spjegoje pse duheshin ndalur shqiptaret te ktheheshin ne Mitrovicen e tyre,tek shtepite,pasurite e vendet e tyre te punes.
Askush nuk e spjegoi se perse trupat franceze duheshin perqendruar tek Ure e Ibrit dhe me kembenguljen e tyre te ndalej qarkullimi i mallrave dhe njerezve ne mes te dy pjeseve te nje qyteti te ndare.
E per me keq,askush sot nuk flet se si disa mijra shqiptare ,flitet me shume se 22000 vetë u debuan me dhune nga pronat e tyre,ne sy te KFOR-it dhe diten per diell moren rrugen drejt Mitrovices se Jugut.
Askush nuk u ndal nga nderkombetaret e te analizonte se si u mundesua dhuna atje dhe se si arriten te deboheshin kaq shume njeres,vetem per fajin se ishin shqiptare.
Edhe sot,nate e dite flitet per asociacionin,pra per te drejtat e serbeve ne veri dhe askush as nga tanet dhe as nga nderkombetaret nuk i thote se paku dy fjale per debimin me dhune,me terror e vrasje te pashembullta te disa mijra shqiptarve,jo gjate por pas luftes per lirine e Kosoves.
Menyra se si u rrealizua ky spastrim etnik,ne ate zone speciale te Kosoves flet shumë.
Spastrimi i atyre aneve kishte nevoje per Francen,aleatin e Serbise dhe nga ana tjeter kishte nevoje per kontributin e atyre qe erdhen ne krye te luftes çlirimtare.
Per afro 20 vjet me rradhe,çeshtja e spastrimit etnik ne Mitrovicen e Veriut u la ne heshtje.
U harruan plaget e reja te pasluftes dhe energjite ju perkushtuan te drejtave te serbeve te mbetur ne Kosove te cilet me prurjet e reja nga Serbia,te fryre si me pompe jane me pak se 4 perqind e popullit te Republikes se Kosoves,ku jetojne edhe sot me shume se 93 perqind shqiptare si dhe 3 perqind minoritete te tjera.
Keto dite po rrija me nje shok,H.F.,shqiptar nga Mitrovica e veriut.
Me foli per nje proteste te paharruar te shqiptarve menjehere pas luftes.
Rreth 15 mije shqiptarë ishin tubuar dhe kishin marshuar drejt Mitrovices se veriut,aty ku kishin lene shtepitë,vendet e punes e pronat e tyre.
Ata marshuan ne ate kohe, nga ura e Ibrit e deri tek vorrezat e qytetit ne veri.
Serbet ishin rrjeshtuar ne dy anet e rruges dhe shanin me fjalet me te ndyta shqiptaret protestues.
Dhe kjo dramë ndodhte ne syte e trupave nderkombetare e kryesisht atyre franceze qe ishin stacionuar aty me nje mision te rendit te pare.
Për fat te keq kurrë nuk ka qene temë e politikës,kthimi i shqiptarve ne Mitrovicen e Veriut.
Ne keto kushte e te pashpresë,vëllezerit tane ju nenshtruan fatit te tyre dhe u shperndane ne te kater anet e botes.
Edhe kur ndonje prej tyre merrte vendim per tu kthyer,kujdestaret e Beogradit i thonin menjehere:
Mos u kthe atje se eshte shume rrezik te jetosh ne Mitrovice…!
Sot,vakumin e jashtezakonshem, te lene pas nga shqiptaret po e mbushin te ardhurit nga Serbia.
Mjafton te jesh serb dhe menjehere komisionet e ngritura ne Sveçan,Zubin Potok,Leposaviq dhe brenda ne Mitrovicen veriore,te japin menjehere shtepi falas.
E keto te ardhur vazhdojne atje jeten e tyre,duke u marre me kontrabande,duke mos paguar as taksa,as uje dhe as energji elektrike.
Punojne shqiptaret ne jug qe serbet ne veri te bejne palle.
Mafia serbe,se bashku me bandat e veta ne keto komuna ka qene shumë aktive.
E mirepaguar,ajo eshte ngritur kunder rendit e sigurise ne vend sa here e kane lypur interesat e Serbise e te Presidentit Vuçiq.
Politikat e Serbise,me nje kembe ne Europe e tjetren ne Rusi kanë mbajtur gjalle tek Europa,kujdesin per ta patur mire me aleatin e kahershem te Rusise.
Per Europen nuk ishte hera e pare qe sakrifikonte interesat e shqiptarve per te kenaqur orekset grabitqare te Serbise.
Europianet ishin mesuar historikisht qe me tokat dhe pasurite e shqiptarve te kenaqnin kelyshet e Rusise me shpresen që Ata,kelyshet,do ta kthenin shpinen nga Rusia e fytyren kah Europa.
E kjo fatbardhesisht akoma nuk ka ndodhur.
Ne shqiptaret e kemi pesuar disa here ne histori nga qendrimet kriminale te disa vendeve europiane karshi nesh te cilat ndikuan mizorisht ne trojet e banuara me shqiptare dhe fatkeqsisht po ndikojne edhe sot.
Me kete gjendje eshte e lidhur edhe situata e sotme ne kater komunat me shumice serbe ne veriun e Kosoves.
Perseri kerkohen leshime territoriale,shume leshime nga Kosova viktime dhe asnje leshim nga agresorja Serbi.
Ne keto kohet e fundit,ajo qe i befasoi shqiptaret dhe i tronditi pa mase ishte qendrimi amerikan.
Ata ndryshe nga heret e tjera i lane interesat e Kosoves dhe mbeshteten Europen e Lajcakut dhe Serbine e cila ne vend te pergjigjej per genocidin dhe krimet e luftes po i kerkon hesap shqiptarve.
Shqetsues per shqiptaret u bë edhe qendrimi publik i qeverise shqiptare e cila ne vend qe te rrjedhtohej me Kurtin kerkoj hapur qe te mbeshteteshin kerkesat e Serbise duke implemetuar asociacionin me te gjitha parametrat qe kerkonte Serbia.
Pas “Ballkanit te Mbyllur”,kjo ishte goditja e dyte qe Shqiperia dhe KM Rama i jepnin Kosoves kur ajo kishte nevoje me shume se kurre per mbeshtetjen e trungut ame e vellezerve te vet te nje gjaku.
Situata ne KOSOVE pas qendreses vetmore te ALBIN KURTIT eshte tensionuar.
Miqte,ne thonjeza,po perpiqen te ja lënë ne dore te gjitha kryeministrit ndonese ai,ne syte e qytetarve te Kosoves po lartesohet gjithnje e me shume.
Futja e policise ne pune,ne veriun e vendit per te garantuar punen normale te pushtetit vendor atje dhe integritetin e vendit eshte mirepritur nga njerezit.
Veprimet e policise kane qene te matura e profesionale.
Ne kete rast,shqetsim mbetet qendrimi i miqve tane amerikane te cilet nga njera ane duan rendin e sigurine ne veri e nga ana tjeter nderhyrjen e policise e kane quajtur te padrejte e ne kundershtim me zhvillimet demokratike ne Kosove.
Megjithe keto zhvillime,shqiptaret te shqetsuar ne kulm,përsëri kane kthyer syte nga Amerika,nga senati dhe kongresi amerikan.
Ata kane kuptuar se ndryshe mendon Eskobari i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe ndryshe senatori i politikes se jashtme amerikane BOB MENENDES.
Me gjithe keto luhatje,Shqiptaret ende shpresojne tek qendrimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe populli amerikan.
Ata janë përpjekur te bindin politiken amerikane se Asociacioni i serbeve eshte njelloj si mina me sahat qe kurdiset sot e plase neser ne te kater anet e Kosoves.
Ata kanë kërkuar te percjellin tek politika amerikane,mesazhin se serbet po punojne sot,te ngrene instrumentat adekuate me te cilet neser do ta rrenojne pavaresine e Kosoves.
Dhe njeri prej tyre mesa provohet eshte bashkesia e komunave me shumice sërbe-Asociacioni.
Edhe ne keto kushte te rënda mund te themi se fati yne,i bardhe eshte me ne.
Cilido,me dy pare mend ne koke e ka kuptuar qe shqiptaret nuk kane çfare te japin më e nderkohe kane shume çfare te marrin nga serbia e kojshite e tjere ne Ilirik.
Ne kete periudhe te trazuar jane jetike:
1.Nje takim koke me koke i Kryeministrit Kurti me Presidentin e Amerikes zotin Biden.
2.Mbeshtetje mbareshqiptare e qeverise kosovare,ne mbrojtje te integritetit territorial,lirise e pavaresise ne Kosove.
3.Unifikimi i pikepamjeve,taktikave e strategjive te politikes shqiptare ne mbeshtetje te Kosoves.
4.Te zgjidhet qesja dhe te organizohen Protesta kunder asociacionit ne tere boten e qytetruar.
Dashamir Uruçi,
Peje,10 qershor 2023.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!