Duke pritur partiçkat tona ta sjallin ndryshimin!

01
Sep
2023

Duke pritur partiçkat tona ta sjallin ndryshimin!
(qyfyre bulevardi)
Dy shokë për kokë që thoni ju miq të nderuar, kanë pritur para një lokali me vite derisa u ‘skeletosën’ nga pritja e madhe dhe nga gënjeshtra e shekullit e partiçkave tona, kur u zotuan se do ta heqin nga kushtetuta nofkën e përdhosjes së identitetit shqiptar nga kushtetuta demokratike e ‘drzhavës Severna’.
Që thoni ju more shokë ata u ‘skeletosën’ nga pritja e madhe, por ama partiçkat tona vazhduan me gënjeshtrat e radhës se do ta heqin atë turp një herë tjetër sepse tani kanë prioritet eurointegrimet.
Kësisoj, që nga 2002 e deri më sot 20% i përdhosjes së identitetit gjuhësor ngeli si ‘varr jevgu’ mbi troje shqiptarare të ‘Severnës’ pa emër dhe pa identitet.
Kështu do të kalojnë dekada dhe njolla e turpit do të qëndroj mbi kushtetutën shoven të ‘drzhavës’ si relikt i së kaluarës, ku subjektet politike shqiptare papërjashtim kanë pranuar përdhosjen e identitetit gjuhësor të kombit tonë për hir të pazareve politike me bllokun sllavo-maqedon.
Kjo është dëshmia më fortë e servilizmit në këto dy dekada të demonkracisë sllavo-maqedone, ku partiçkat tona i dhanë besën shtetit dhe pushtetit se nuk do kërkojnë barazi të plotë me sllavët, por se do të qëndrojnë inferiorë para supremacisë së këtij shteti dhe pushteti deri në fund.
Kështu more shokë që thoni ju, kjo ishte pritja e madhe e shekullit që nuk solli ndryshimin por ‘skeletosi’ shokët tanë në pritjen e madhe për ta parë popullin me status të barabartë dhe gjuhën shqipe si zyrtare!
Një fundjavë të mbarë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk