Loja e pokrerit politik nën tavolinën e ‘drzhavës Severna’ po luhet për tri dekada me mjeshtëri nga Bos-ët dhe AS-ët e politikës sllave, ku shteti dhe pushteti ndërrohet sipas marrëveshjes së tyre dhe se nga loja e ndyrë politike partiçkat politike shqiptarët janë të përjashtuara në vendimmarrje.
Partiçkat shqiptare në parlamentin e Severnës nuk munden dhe as nuk duan të votojnë asnjëherë kundër për çështje të rëndësishme pasi qysh më parë kanë bërë pakt me djajtë e pokerit politik sllavo-maqedon për lojalitet si opozitë ashtu dhe në pozitë, se nuk do të kërkojnë barazi dhe status të barabartë me sllavo-maqedonët derisa do të jenë në skenën politike të ‘drzhavës’ si shfalerka të përjetshme!
Në këto tri dekada Bos-ët e politikës në ‘drzhavën Severna’ loja e ndyrë e pokerit me shqiptarët ka treguar se partiçkat tona janë aty si krahu i djathtë i pushtetit dhe jo si përfaqësues të vullnetit politik të popullit shqiptar.
Për dekada të tëra Bos-ët e politikës sllavo-maqedone përmes lojës së pokerit politik kanë zhvirgjëruar dhe përdhosur partiçkat shqiptare të cilat kanë ‘pranuar kurvërinë politike’ për hir të pushtetit dhe të parasë.
Ndërsa, pjesëmarrja e partiçkave tona në qeveritë e koalicionit shitet si ndarje e përgjegjësive e cila nuk është tjetër veçse gënjeshtra e barazisë dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe para popullit shqiptar, si meritë dhe mbajtje e premtimeve zgjedhore.
Mjerisht, shumë shqiptarë edhe më tej vazhdojnë t’i besojnë përrallave me mbret që thuhen në çdo cikël zgjedhor nga partiçkat shqiptare, ‘duke ngrënë kështu sapunin për djathë’!
Deri kur kështu?
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!