DY FJALË MBI FISIN ILIR ABRI (ARBI) – ALBANËT, SHQIPTARËT E SOTËM

28
May
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Me shkas.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Të gjitha kërkimet shkencore për ILIRËT, për historinë, kulturën dhe gjuhën e tyre, si edhe studimet gjuhësore, sidomos në fushën e etimologjisë (prejardhjen e fjalëve) së gjuhës shqipe dhe edhe huazimet e gjuhëve të tjera nga kjo gjuhë e lashtë (ilirishtja, shqipja) duhet të shtrihen në gjithë hapësirën ku kanë jetuar ilirët, që nga lashtësia e hershme, nga parahistoria dhe periudha Antike, jo nga Mesjeta (periudha e errët e invazioneve të mëdha dhe falsifikimeve) apo periudhat e mëvonshme, kur shkenca është vënë plotësisht në shërbim të politikës, dominimit të religjioneve dhe interesave shtetërore (të Fuqive të Mëdha).
Në përkrahje të shkrimit në vazhdim nga miku im dhe studiuesi i shquar Aleksander Hasanas, i shtoj këto të dhëna të rëndësishme në lidhje me këtë temë, për emrin e fisit të lashtë ilir: ABRI- ARBRI, nga latinët – ALBANËT.
Gjurmët e fisit të lashtë ilir Abri (Arbri-Arbër) hasen edhe në Ilirinë Lindore, në ngulitjet e shqiptarëve në Krime, deri në Jordani (Aman) dhe Sudan, nga ekspeditat e Lekës së Madh, ndoshta edhe në periudha të tjera të mëhershme apo të mëvonshme, ku sot nuk jeton popullsi ilire-arbërore-shqiptare (janë shpërngulur, shfarosur ose asimiluar), por gjurmët e lashta të tyre kanë mbetur, në rrënojat e vendbanimeve dhe në shtratin gjuhësor-etnografik të banorëve të këtyre vendbanimeve dhe rajoneve më të gjera përreth tyre.
* * *
Nga Aleksander Hasanas
#A_bri, ishin fis Ilir mbi Shqipërinë e Mesme. Përmenden që prej fillim shekullit të VI -të para erës sonë, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet taulantëve në Jug dhe #qellidonëve në Veri.
Abri (Abrei, Abroi) ishin një fis ilir nga kohërat antike. “Grekët” i njihnin ata si njohës të recetave për prodhimin e një pije stimuluese e bërë nga mjalti.
Abri ishin një degë e fisit më të madh ilir Taulantët dhe jetonin në territoret përgjatë bregut të Detit Adriatik, midis Epidamnusit antik (Durrësit të sotëm në Shqipëri) dhe Liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Drin.
Fqinjët e tyre në lindje ishin Chelidonët, në veri Labeatët dhe në jug Taulantët pjesë e të cilëve ishin edhe ABRI. Ka disa teori mbi emrin e tyre dhe ka mundësi që emri i tyre të lidhet edhe me lumin Hebrus që përmendet në veri të Dyrrahut; Durrësit sot.
Emri i këtij fisi: Ἄβροι përmendet nga Hekateu i Miletit (shek. VI pes), në fragmentin 69 të (Periodos ges), të cituar nga Stephanus i Bizantit (shek. VI e.s.). Emri i fisit është regjistruar në greqishten koine si: Ἄβροι Abroi = ABRI.
Mendohet se prej këtij emri i fisit të lashtë ilir ABRI kemi rrënjën e emrit; arb – alb – që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve, ajo që njihej ndryshe edhe si fisi i Kastriotëve.
N. G. L. Hammond ka vënë në dukje se nga emri Abroi u krijua emri Albania/Albanians.
Tash pyesim, ky emërtim i lashtë 6 shekuj para Krishtit a nuk vërteton ekzistencën tonë shqiptare autoktone prej lashtësisë në ILIRI, fut këtu edhe gjuhën, traditën, historinë, doket e zakonet tona, Besën, Benë; Betimin tonë të rrallë …?
Ky emërtim i këtij fisi të lashtë shqiptar në shumës bën: Abri = #Abrirët, e mandej Abrit; Arbit Arbër. (Arbërorët).
Dhe ajo që pyesim së fundi është; a mos ndoshta këtu kemi të bëjmë me simbolin e Dybrirëshit përmendur edhe në Kuran? (Dulkarnejn = Dybirësh) por edhe si #simbol i hershëm i atij fisi të lashtë, (bij të Zeusit) si ai i Aleksandërit të madh, Pirros së Epirit, trashëguar deri tek i madhi Gjergj Kastrioti SKANDERBEG.
Në mitologjinë e hershme dybrirëshi CAPRI, (#CAPI) symbol i birit të dërguarit Zot, quhej pikërisht sepse: Cabri = Ca bri; ka bri – (rreze drite) ashtë dritë, njëjtë si Dielli/Zeus; trupi i zjarrtë qiellor dhe rrezet/brirë të tij lindur mbi trupin A+B dhe shtrirje G, plus dhe minus, dualizëm (dy/al-izëm).
Pra kemi: A’bri, Bri ka, ka “bri –rë”, #Abrirët fis “hyjnor” i lashtë iliro-shqiptar.
Shënim: Ende sot në DARDANI (Kosovë) kemi dy vendbanime të quajtura po kështu: ABRI e Poshtme dhe ABRI e Epërme.
Aleksander Hasanas
Bibliografi:
Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1994). “Illyrier och nordvästra greker”. I Lewis, David Malcolm; Boardman, John; Hornblower, Simon; Ostwald, M. (red.). The Cambridge Ancient History: The Fourth Century BC Vol. VI (andra upplagan).
Cambridge: Cambridge University Press. s. 422–443. ISBN 0-521-23348-8.
Plasari, Aurel (2020). “Albanerna i intyg från sen antiken fram till tidig medeltid” . Albanska studier . Albaniens vetenskapsakademi. 2.
Wilkes, John J. (1992). Illyrierna . Oxford, Storbritannien: Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5.
(28 maj 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk