DY FJALË PËR SKEPTIKËT RRETH MARRËVESHJES SË 18 MARSIT 2023 NGA ALBIN KURTI E CILA ËSHTË ENDE E PA PËRFUNDUAR?!

23
Mar
2023

Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Heu, medet, medet, medet, sa poshtë ka ra katundi”?!
(Populli).

Ithtarët e ish-Kryeministrave të Kosovës, sa shpejt harruan:se, dylberët që nënshkruan ZAJEDNICËN,
me Serbinë Fashiste, rrota historike, si lokomativë e drejtësisë i zuri keq përfundi!…
Kujdes!
Albini, tani e ka filluar procesin seriozisht, duke u ballafaquar me rrethanat dje, sot dhe nesër.
Mos paragjykoni!…
Mos përhapni kot së koti, panik në mjegullnaja!…
Jam i bindur se: pa pikë dyshimi, koha do ta dëshmojë dhe e vërteta, do sqarojë, krejt e drejt,
Marrëveshjen e Albinit, 2023 në Ohër.

Dihet mirëfilli, kjo ende është e papërfunduar, do të bëhen përpjekje, do të bëhen debate, do të gjenden alternativa për zgjidhje ndryshe, nëse Serbia do t’i ndryshojë qëndrimet kundër Kosovës,
kur dihet që, Krajli serb, Aleksandër Vuçiq, për faktin që Kosova de fakto njihet nga Serbia,
prandaj nuk e ka nënshkruar.
Ky çetnik i mjerë, ndërron qëndrim jo nga lëshimet, -(toleranca), mirëkuptimi, apo nga dëshira,
por këtë dinaku e bën vetëm nga presionet e ndërmjetësuesve EU-ATL, edhe këta nëse e kanë vërtet seriozisht!….
Dihet gjithashtu fakti që, kjo Marrëveshje ende nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës,
as nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, ashtu, siç ka ndodhur me Marrëveshjet e Hashimit, 2013
dhe të Isës (2015).
Mos harroni!
Nëse kjo qenka kundër-kushtetuese Kushtetuesja e Kosovës, do ta rrëzojë, ashtu, siç e rrëzojë në 23 Nene, Marrëveshjen gjentelmene të dyshes ortake të pushtetit fiktiv pa shtet me sovranitet,
pa zbatim Marrëveshjesh të H.TH dhe I.M.
Ju znj dhe ztr, pritni pak, mor të uruar, sepse,”Njeriu rrëzohet prej dardhës, por pushon pak”!
(Populli)
21 mars, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk