DY LUMENJTË E MËDHENJ TË EVROPËS, DANUBI DHE DNJEPRI, ME RRËNJË TË NJËJTA TË EMRAVE

27
Apr
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Tezë për diskutime dhe reflektim
Emrat e dy lumenjve më të mëdhenj në Evropë, ashtu siç quheshin në lashtësi dhe kështu siç quhen sot, kanë prejardhje (etimologji) të qartë dhe domethënëse vetëm në gjuhën shqipe. Edhe banorët e lashtë të këtyre rajoneve (pellgjeve) sigurisht se kanë qenë me prejardhje të njëjtë, pellazge-ilire-dardane.
SOT: DANUBI, DNJEPRI
NË LASHTËSI: ISTRIA, BORISTHENI
DANUB: Dan – uber (i gjermanizuar), nga Dan-epër, që ndan tokat e epërme pellazge-ilire, siç e shpjegon edhe emri i vjetër i rajonit gjeografik Dakia (Dacia) dhe i popullit të Dakëve).
DNJEPËR: Da (dan) – epër, që i ndan viset e poshtme dhe të përme, mbi dhe nën rrjedhën e këtij lumi.
ISTE-ri-a
Bor-ISTE-ni
Të dy emrat e lumenjve janë me rrënjë të njëjta.
***
Shënime plotësuese, sipas autorëve të tjerë:
“Istria (Istros) ishte emri me të cilin lumi Danub njihej në Evropën veriore në kohët e lashta. Në mitologjinë greke, Istros, Mbreti i Lumenjve, supozohet të jetë aq i rëndësishëm sa lumenjtë e tjerë që shoqërojnë rrjedhën e tij në Euxeinos (Deti i Zi i sotëm) i kanë emrat e tyre vetëm për aq kohë sa rrjedhin pranë tij. Sapo të derdhen (pasi janë degë), emri i tyre i lindjes harrohet sepse ata i dorëzohen Istros.
Thuhej se Istros ishte djali i Oqeanit dhe Tethys. Oqeani (Okeanos) ishte perëndia e lashtë e lumit/detit që rrethoi Tokën dhe ishte babai i të gjithë perëndive/perëndeshave të lumenjve dhe përrenjve të lindur në mitologjinë e lashtë (greke*) pellazge-ilire. Tethys ishte një nimfë që shpërndante ujërat mbi tokë përmes një sistemi shpellash nëntokësore.
Në veprat e lashta, gryka e Danubit dhe Deti i Zi quhen së bashku Oqeani (Okeanos).”
(26 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk