DY PERSONALITETE SHQIPTARE, QË MË SHUMË SE GJALLË U KRITIKUAN PAS VDEKJES

25
Apr
2026
Shkruan:  Reshit Lala,25/04/2026
Ismail Kadareja shkrimtari Shqiptar i shekullit dhe, kandidati 40 vjet për çmimin “Nobel”, kurse Rexhep Qosja, Akademik i nderuar me kontribut shumë të madh ! Po përse këta dy njerëz të mëdhenj u kritikuan dhe në ditën e vdekjes.
Debati për Kadarenë, lidhet me qëndrimin e tij politik, i servirur si shkrimtar i “OBORRIT”, që nuk mbështeti Sali Berishën në politikën katastrofike të shkatërrimit të Shqipërisë. Sali Berisha shkoi aq larg, sa sabotoi Kadarenë për marrjen e çmimit “Nobel” dhe ngriti opinonin Shqiptar kundër Kadaresë! ! Si mbrojtës i Kadaresë jam shprehur, se Kadarenë as lexuesi Shqiptar dhe as qindra miliona lexues në botë, nuk donin ta bënin dhëndër apo K/ministër, por e vlerësonin si shkrimtar të madh dhe, si i tillë qëndroi për 40 vjet në majën e shkrimtarëve të botës! Megjithatë Shqiptarët i hoqën Kadaresë një çmim “Nobel”. Por shkuan dhe mëltej: Urrejtjen ndaj Kadaresë e shprehën dhe në ditën e vdekjes së tij, si dhe në ditën e vdekjes së Rexhep Qoses, duke u shprehur me superelativa për të dytin.
Rexhep Qosja përgjithësisht nuk është përzjerë në politikë, por ka kontribuar në fushën e shkencës dhe letërsisë. Si u shfaq qëndrimi i Rexhep Qoses në rrafshin Kombëtar. Rexhep Qosja në këndvështrimin e tij, kritikoi Kadarenë . Ai u shpreh: “Islamin e kam fe- turkun e kam vëlla”! Një logjikë e thjeshtë thotë: Rexhe Qosja u ngrit kundër Kadaresë, se donte të nxirrte në hije veprën gjeniale të tij. Mendoj se Rexhep Qosja mbajti këtë qëndrim ndaj Kadaresë nën ndikimin e turkut.
ISMAIL KADAREJA në Simpoziumet Ndëkombëtare ka dënuar Perandorinë Osmane për krimin historik të ndalimit me ligj të përdorimit të gjuhës shqipe, që shqiptarët të harronin vetveten e të zhdukeshin. Edhe nëqoftëse Qosja, nuk e sulmoi Kadarenë me porosinë e turkut- atëhere përse e sulmoi, kur Kadareja kishte bërë një deklaratë historike për egzistencën e kombit shqiptar? A nuk e dobësonte qëndrimi Anti – Kadare i Rexhep Qoses këtë deklaratë kombëtare të Kadaresë?
Tezën time për Qosen unë e kam shprehur dhjetra vjet më parë -edhe në pronovimin e librit tim “Unë dhe Diktatura”. Ndoqa shkrimet pro dhe kundër të shqiptarëve ndaj Kadaresë dhe, pro e kundër Rexhep Qoses. Mes të tjerëve lexova një shkrim shumë kritik ndaj Qoses dhe shpreha edhe unë mendimin tim, si më sipër. Tani përgjithësisht mbaruan ose, janë në rënje edhe shkrimet për Rexhep Qosen. Çfar mbeti? Rexhep Qosja u vlerësua shumë më lart se Kadareja. Pas ç’do shkrimi argumentohen arësyetimet ndaj Kadaresë dhe Qoses. Figura, të cilat janë përplasur në “madhështinë e tyre”. Sa më sipër vlerësoj Kadarenë si figurën më të madhe Shqiptare të shekullit të kaluar dhe të shekullit të ri.
Kur dikush vdes bëhet njoftim dhe njerëzit ngushëllojnë- nuk i bëhen as lavdërime dhe as kritika të ndjerit. Në të dy rastet mendimit të kundërt ja ke hapur rrugën vetë.
Kombi Shqiptar humbi dy figura të mëdha kombëtare Ismail Kadarenë dhe Rexhep Qosen. Opinioni shqiptar, duke pohuar vlerat apo anët negative të njerit, ka mbajtur qëndrim ndaj vlerave negative apo pozitive të tjetrit.
Kadareja shkrimtari më i madh Shqiptar i të gjitha kohrave dhe 40 vjet kandidat për çmimin “Nobel”. Rexhep Qosja qëndron në majën e studimeve akademike në fushën e letërsisë dhe të studimeve kombëtare. Një studiues ndërkombëtar nuk do të vinte shenjën e barazimit mes këtyre dy figurave. Të dhënat zytare tregojnë, se Kadare, ka qenë kandidat favorit nga Akademia Suedeze që në vitet 80 dhe vlerësohej si “kandidat historik”, duke u krahasuar me shanse të barabarta, me fituesit e tjerë të mëdhenj.
Shumë nga ata, që e ngritën në qiell Rexhep Qosen, e bënë, se donin të shprehnin edhe edhe një herë urrejtjen e dytë për Kadarenë!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/04/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk