DYSHOJ SE BABAIN TIM E HELMOI UDB-ja JUGOSLLAVE?!

03
Sep
2025
Shkruan: Behar Hamdi Arifi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Radio Tirana, në vitin,1981 ishte tërësisht në përkrahje të popullit tonë, për Republikën e Kosovës!
Në Kosovë vlonin demonstratat e popullit tonë, dhuna barbare e shtetit jugosllav shpërtheu si s’ka më keq!…
Njëri nga politikanët çetnik në ish-Krahinën e Kosovës ishte, Dushan Ristiq, nga fshati im ku jam rritur.
Jam nga fshati Zhegër (Gjilan), Vendlindja e dëshmorit emblematik, Agim Ramadani, “Gjeneral Katana”.
Atë vit të zgjimit të madh kombëtar shqiptar, babai im, Hamdi Arifi, mësues e padagog, i ndjente dhe i përjetonte thellë në shpirt këto zhvillime dramatike; me ore të tëra rrinte afër radios dhe dëgjonte lloj- lloj lajmesh…
Mirëpo, lajmet e Radio Tiranës, si për çdo atdhetar shqiptar, ishin me specifiket.
Më kujtohet, shumë nga ngjarjet më me rëndësi, në veçanti artikujt e “Zërit të Popullit” i regjistronte të gjitha në kaseta magnetofoni.
Më ka mbetur e ngulitur në kujtesë; një gjë që vazhdimisht e përsëriste babai im, gjatë asaj kohe:
“Kosova, një ditë ka me fituar lirinë”.
Unë, atëbotë isha 14.5 vjeçar. Kuptoja mjaft, por vetëm nga ‘distanca’, pa i bërë shumë pyetje?!
-Këtu, po e përkujtoj atë mendim që në atë moshë të re, 14.5 vjeçar, m’u ngulit në kujtesën time; kjo pjesë e citatit të Radio Tiranës, për çetnikun me lëkurë revizioniste jugosllave, Dushan Ristiq:
“Dushan Ristiq, i njohur si një anti-shqiptar i tërbuar; edhe njëherë shfrytëzoi rastin për të treguar urrejtjen dhe gjakpirësinë që e karakterizonte, kurdoherë ishte kundër popullit shqiptar!”.
Babai e thoshte edhe këtë fjali me bindje të plotë: “Ky vit, do të kujtohet gjatë ne histori!
Dy ditë para Vitit të Ri, 1982, ishte në moshën 40 vjeçare, babait tim i pushoi zemra.
Për mua dhe për familjen time, ra gjëmë e madhe!
Në librezën e ushtrisë jugosllave që, babai ishte i obliguar t’i shërbente, e ka pasur të shkruar: “ Ky individ, ka inteligjencë të lartë“.
Atë natë që vdiq babai, mjeku kujdestar, ishte serb. Në raportin për vdekjen e tij ishte shkruar:
“Infarctus Miocardi”
-Pas shume vitesh, mua me hyri dyshimi se, ndoshta serbët e fshatit që punonin në të njëjtën shkollë; e helmuan.
Më 1981, por edhe më vonë shërbimi sekret serb “Udb-ja, i pat helmuar disa dhjetëra intelektualë të lartë nga mbarë, Kosova dhe nga viset tjera shqiptare.
1 Shtator, 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk