——-
Ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri mbas viteve 90-të dhe “Tradhtisë së madhe” të Partisë së Punës, nga shumë pak njerëz do të kuptohej se Shqipërisë mbas vdekjes së E. Hoxhës do ti ndodhte po ajo gjëmë që i ndodhi këtu e 5- 6 shekuj më parë Shqipërisë mbas vdekjes së Skënderbeut. Por, nëse me vdekjen e Skënderbeut ishin turqit ata që u gëzuan më shumë, në rastin e dytë ishte “tradhtia e fshehur” brenda PPSH-se që me makth të madh çdo çast e minute prisnin vdekjen e Enverit.
Tradhëtia brenda për brenda PPSH-së mund te konsiderohet si më e egra më e poshtra , më e pabesa aq sa dhe vet armiqtë tanë të dikurshëm që u lidhen me pushtuesit italo- gjermanë sikurse ishin ballisto – zogistët dhe organizatat e tjera tradhtare qe u formuan në ilegalitet… nuk ishin dhe nuk janë asgjë, para këtyre kriminelëve tradhtarë që i sabotuan idealet e vërteta komuniste. Por nga ana tjetër e gjithë veprimtaria kriminale e tyre gjate këtyre 3,5 dekadave, e afirmoi me vërtetësinë më të madhe, se revizionizmi brenda aparateve te partisë dhe pushtetit gradualisht e çon një vend apo një serë vendesh të cilat dhe pse kishin vendosur socializmin, drejt rrugës kapitaliste qoftë në sistemin politik e ideologjik ashtu dhe ne atë ekonomiko- financiar. Kështu që për rrjedhojë mbi bazën e mënyrës së prodhimit ringrihet sistemi i shtypjes dhe shfrytëzimit, sistem ky që e vuajnë shtresat e varfra dhe deri diku dhe ato të mesme.
Këto, në atdheun tonë, për me shumë se tre dekada vërtetuan pa as më të voglën mëdyshje se të gjitha plagët që mbart dhe shoqërojnë kapitalizmin janë ulur prezent, së sofrën e madhe të skllavërisë shqiptare me mëditje, sikurse janë: shtypja dhe shfrytëzimi në maksimum i masave, i shoqëruar me paga e pensione minimale e qesharake, korrupsioni i madh në të gjitha nivelet dhe hallkat shtetërore, krijimi i organizmave mafioze brenda shtetit në konkurrencë me mafien ordinere, papunësia e cila si rezultat i shitjes së interesave kombëtare, ka bere e bën qe pjesa me e madhe e rinisë të marrë rrugën e mërgimit, shitja e interesave kombëtare nëpërmjet te ashtuquajturave “ zhvillim të vrullshëm të ekonomisë”, futja e vendit në borxhe dhe dhënia me konçension e pasurive kombëtare të cilat tashmë janë bërë si forma dhe metoda më e mirë që nën maskën e ndryshimit të faqes së Shqipërisë (që në fakt na e nxinë faqen) po pasurohet oligarkia shtetërore e partisë në pushtet. Nëse Berisha, vërtetoi në teori dhe në praktikë se në çdo qelizë të kapitalit mbi monedhën e stampuar prej tij rrjedh gjaku i punëtorit dhe shtresave të vuajtura, Rama aventurieri më i madh i cili shquhet për “infaci adoleshentesh” e ka nxjerrë Shqipërinë dhe për rrjedhojë dhe gjithë shqiptarët në treg..treg ky i cili i përafrohet tregtisë së skllevërve, me të vetmin ndryshim se ne ikim vet nëpër Evropë dhe atje na presin oktapodët e rinj po aq gjakpirës.
Nëse Berisha vodhi preu vrau e masakroi pa mëshirë dhe nuk u dënua, de fakto nuk është aspak një ndodhi e habitshme, por e pritshme, sepse në fund të fundit ka marrë stafetën kriminale të kapitalizmit që nuk jeton pa vjedhur djersë dhe kur e shikon të arsyeshme dhe pa pirë dot gjak. Tashmë këtë stafete mbas te përvuajturit Berisha që ulërin ende me kujë do e merrte ne dorë Partia Socialiste, por kjo me një formë e metodë tjetër me buzëqeshje me ulje “këmbëkryq neper platforma bisedash” për të treguar se është pranë masave, madje dhe buzëqeshin apo kënaqen duke hedhur batuta humori ndaj kundërshtarit, ….e teksa ne kthehemi në shtëpitë tona duke numëruar qindarkat e bukës së përditshme. Partia Socialiste, natyrisht që është një parti e mirëfilltë e borgjezisë, por ne koloritin e partive te ashtuquajtura “ te majta” ka dhe gjenden dhe të tilla të cilat dhe pse në themel kanë kapitalizmin, për të tejzgjatur jetën e tyre ndërmarrin masa me karakter liberal në favor të shtresave në nevojë. Po ç’po bën Partia Socialiste ? Ajo në garë me partitë e djathta, i është futur me themel shkatërrimit te Atdheut duke u “përbetuar për atdheun”, sepse, te tjetërsosh pronat me dijeni të plotë, të hedhesh masat ne rrugë, tu premtosh dhe tu deklarosh te huajve se…për zhvillimin e jetës ekonomike i huaji është më i vlefshëm se shqiptari, te japësh me koncensione vende qe kane karakter strategjik dhe te futesh në kanale e labirinthe mafioze po me mafioze kalibri që njihen botërisht duke shitur interesat e Atdheut, do të thotë se je një “zogist klasi” që dhe vet A. Zogut do i lije glasën ne dorë, paçka se ai dha e shiti Sh. Naumin, Ohrin dhe një pjesë të Vermoshit. Sazani nuk është pronë e Ramës dhe as e shumicës së tij parlamentare.
Është pronë e popullit e me vlera strategjike. Le ta ndërtojnë bijtë shqiptare dhe jo pinjollët e atyre qe kudo në botë kanë ndezur dhe vazhdojnë të ndezin luftra gjakatare me qëllim pushtimesh nën emrin e “ bordit të paqes” qe de fakto është “Bordi i gjakut të popujve”. Tashmë e gjithë administrata “Ramë & Co” është e përfshirë në korrupsione me përmasa galopante, që nga institucioni njëqelizor i shtetit e deri në piramidë. Asnje nuk është dënuar deri më tash përveç Ilir “floririt” dhe ndonjë cironke tjetër… ndaj dhe Sali gërdalla i Gërdecit fërkon duart mbi zjarrin që kanë ndezur socialistet dhe asnje s’ka për tu dënuar …Të dënuarit jemi ne bijtë e shekullit të ri që sikurse e vlerësonte Migjeni…që na nëpërkëmbin na tallin na vrasin na përqeshin na fyejnë na largojnë si të huaj brenda atdheut tonë, teksa Atdheun na e kanë nxjerrë në shitje… Duke bërtitur gjithë sarkazma me jargët që u kullojnë etje : Hajde …këtu kemi tokë, tokë të lirë ..shesim tokë shqiptare… 1 Eu metri….eja se mbaroi toka…. ! Po ti ore edepsëz, çke që fut hundët në punët e shtetit…?! Hajde Sazani këtu…kush do ta blejë? Ja e lirë Panajaja me gjithë Zvrenecin po mbatojnë tokat…kush do me e ble ! Bujrum…bujrum mister Kushner ok . The isle of Sazan, is yours togather with Albania ! Long live Amerika…. por Viva dhe Italia e Melonit! Amon mi jahu kjo ene kjo Meloni mi ka heq trutë sa du me e puth dhe nji herë, se vallahi po e putha dhe nji herë kanë me i lëshu sytë xixa !
—-
Gazeta “SOT” Dt. 19. 6. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
