Diplomacia.dk

E kuptoni kush është porositsi ????

Shkruan: Sehit Beluli

Një foto për shumë kuptime.
Injoranca , kapadaillëku , pa aftësia , karshillëku , pabesia dhe sistemi.
Në pamje të parë është dhimbja që përjetoi një 80-vjeçar , le të jetë roli i Tij kushdo qoftë , ai grusht prej të riu duhet të ishte ndaj sistemit “ligji xhunglës” , jo ndaj individit plak….
Ajo ditë kishte dy pamje alla-shqiptare : protestë për mbijetesë dhe këngë e valle për elozhe samitit europian…
Samiti mirë por mirë edhe liderat europian , ndërkohë që të dy palët vendalije e bën shfaqien teatrale të radhës të mirë orkestruar.
Të dy palët zullumqare në shtypjen dramatike të popullit shqiptar…
Të dy palët duan pushtet e asgjë më tepër…
Asnjërës palë nuk i intereson esenca për mbarë-vajtjen e punës dhe jetës së këtij populli.
Si protesta ashtu dhe pushteti nuk folën për krizën ekonomike të vendit , për çmimet më të larta në Europë , për mungesën e legalizimeve dhe çertifikimin e pronave , për shëndetësinë me ilaçe jashtë standartit , për mungesë suvecionesh për bizneset , fermerët , blegtorët , për gjykatat që dhunojnë drejtësinë , për pushtetin vendor që me vendin nuk ka lidhje , për arsimin që është biznes , për infrastrukturën cop cop , për vjedhjen e fondeve shtetrore , për dhunën , vrasjet dhe vjedhjet etj etj etj…
■Po si keni fytyrë dhe kërkoni të vini në pushtet ?
■Po ju , si keni fytyrë e kërkoni të mbani pushtetin ?
■Anuk e kuptoni që jeni bër palaçor para këtij populli ?
“Ne e kemi mbledhur mendjen se do ta jetojmë ferrin që na keni ngritur , por ama edhe ju duhet ta dini se keni vetëm një rrugë : Do të hani njëri-tjetrin”…..

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 10/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk