E VËRTETA PËR PELLAZGËT (sipas- DR. AREF MATHIEU)

12
Aug
2025
Shkruan: Kol Marku (Studiues)


Të nderuar lexues !
Sidomos ato që merren me studime, por dhe të tjerë të interesuar, jeni të lutur të jepni mendimin tuaj për këtë shkrim dhe për pikpamejet dhe tezen e ketij studiuesi !
Por e japim të plotë pa asnjë koment, një pjesë të arikullit të Aref Matit, ripublikar në www.ilirida-online.com
Në këtë artikull shkruhet : Nënvlerësimi apo neglizhimi i ekzistencës së Pellazgëve, banorët e parë të Greqisë dhe të cilët janë në zanafillën e civilizimit grek sipas të gjith autorëve antik (Iliada e Homerit, Hekateu i Miletit, Hellanikosi i Lesbosit, Herodoti, Tukididi, autorët tragjik, etj..). Pastaj mos marrja parasyshë e shkrimeve të shumëta të autorëve antik të shekujve VI dhe V p.e.s që kanë nxjerrur në pah që vetëm Pellazgët ishin të vetmit paraardhës të grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre.
Historiogrfia moderne e Greqisë është e mbërthyer në një llojë ideologjie shtijake ose thjeshtë është ngulfatur në pista të pasakta që e kanë errësuar apo cunguar historinë e Greqisë parahelene dhe arkaike për arsyet në vazhdim.Ja pra shkurtimisht (të developuar gjërë e gjatë dhe përpiktërisht në tezën time) 12 paralogjizma (arsyetime të gabuara) dhe interepretime të rreme që e kanë errësuar apo ndërruar kahjen historiografisë së vërtetë të Greqisë. Shaktarët e parë janë autorët modern.
1. Duke besuar në një «civilizim myken» që nuk ka ekzistuar asnjëherë me këtë emër mirëpo me emrin “civilizim pellazg” duke u bazuar në mendimet e të gjithë autorëve antikë grek.Ky emër “civilizimi myken” është krijuar artificialisht nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX-të. Ky emërim është mësuar vazhdimisht në kor nga të gjithë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët modernë.
2. Duke besuar në një luftë të Trojës që ka ndodhur mes -1193 dhe – 1183 para erës sonë, datë hipotetike e imponuar pa asnjë provë nga matematicienti Eratosteni në shekullin e III-të para erës sonë (-276-194). Ndërsa bëhej fjalë për një luftë shumë më të afërt: ajo e kolononizimit të Pellazgisë (që u bë Greqia apo “Hellas”) e të Azisë Minore kah fundi i shekullit të VIII-të para erës sonë nga Helenët e parë.
Këta të fundit nuk janë të cituar te Iliada dhe Odisea: poema të traditës gojore parahelene të transkriptuara në gjuhën greke dhe të botuara nga Pisistrati në mes të shekullit të VI-të para erës sonë. Kjo e vërteton që Homeri nuk i ka njohur dhe se këta janë shfaqur pas tij.
3. Duke okultuar periudhën “memece” e quajtur e “Vitëve të errëta” (-1183 -800 para erës sonë) do të thotë katër shekuj ku asgjë greke nuk është shënuar. Pavarësisht kësaj historiografia moderne e ka ngrit civilizimin grek shumë lartë në shkallën e kohëve. Kësisoji janë përzier Egjeo-kretasit, Minoenët, hipotetikët ”Miken” dhe grekët. Rrjedhimisht duke filluar nga kjo luftë hipotetike e Trojës historianët modernë i kanë bazuar të gjitha datat e tjera të historisë së Greqisë.
Ndërsa të gjithë autorët antikë të shekujve VI dhe V para erës sonë e injoronin ekzistencën e një civilizimi “myken” – shpikje, siç edhe e pamë më lartë, nga pseudo-arkeologu Heinrich Schliemann-si dhe ekzistenca e një date të tillë. Të vetmit mikenianë, për ata, ishin vetëm “banorët” e “qytetit” Myken.
4. Duke e konsideruar Iliadën dhe Odisenë si vepra pikërisht greke, ndërkohë që bëhet fjalë për poezi epike të “traditës gojore (gojëdhanave) parahelene”, të cilat kanë pësuar përmirësime të ndryshme dhe ndryshime të tjera, interferime madje edhe manipulime për t’u shërbyer interesave të pushtuesve të parë helenë (historikisht ka ndodhur pas shekullit VIII para erës sonë). Këto poezi si dhe veprimi i Hesiodit (Theogonia, punët dhe ditët) janë baza e ”mitologjisë“ të quajtur greke. Në mënyrë logjike dhe të pashmangshme kjo mitologji nuk ka mundur të jetë greke por parahelene, duke rrjedhur nga një traditë gojëdhanash, të marrura nga parahelenët dhe të rishkruara nga Grekët kur arritën në vëndin i quajtur “Pellazgi” e që do të bëhej Greqia. Për më tepër ndodhet në Iliadë se Zeusi konsiderohet si “pellazg” dhe Pellazgët si hyjnorë (Iliada XVI, 234-236).
Praktikisht është fraza e vetme që i ka shpëtuar censurës së logografëve grek. Pa këtë fjali ka shumë mundësi që nuk do kisha filluar studimet dhe hulumtimet mbi pellazgët, ka tani me tepër se 40 vite. Kjo për mua ishte një zbulim i pabesueshëm.
5. Duke ngatërruar gjuhën parahelene dhe gjuhën greke e duke e quajtur linearin B si “greqishte e vjetër” ndërsa grekët nuk ekzistonin në epokën e këtij alfabeti. Në mes të gjurmëve të para të këtij civilizimi grek (pas shekullit të VIII para erës sonë) dhe periudhës së këtij alfabati kanë kaluar gati pesë shekuj pa pasur me të vogëlin shënjë që mund të vërtetojë ekzistencën e “helenëve”. Ventrisi dhe Shadviku nuk kanë kërkuar që të fusin gjuhë të tjera në kuadër të studimeve dhe hulumtimeve të tyre rreth gjuhës greke (shqipen për shembull) dhe nuk kanë menduar që mund të ekzistonin gjurmë thelbësore të pellazgishtës së vjetër nga ku rrjedh greqishtja e vjetër dhe shqipja moderne. Pavarësisht zbulimet e tyre nuk e kanë ndryshuar prespektivën që kemi për historinë greke.
Në të vërtetë zbulimi i Linear-it B ishte i varur nga natyra fragmentare dhe të njëanshme të materialeve të përdorura në zbulimet e tyre të këtij lineari. Fjalët dhe emrat e përdorura në këtë shkrim ( i frymëzuar nga i lineari A i Kretës), nuk janë tekste letrare që mund të na tregojnë të paktën kulturë apo histori të asaj kohe. Ato janë shpesh një llojë repertore ose inventare llogaritare të çdo lloje produkte të papërpunuara ose të prodhuara duke përfshirë disa emra që rrjedhin nga emrash apo fjalësh të huaja dmth nga jashtë Mikenës (për shkak të tregtive të ndryshme). Kështu shtrirja filologjike dhe gjuhësor për këtë arsye mbetet mjaft e kufizuar. Duhet shënuar, megjithatë, se emrat e hyjnive para helene të mitologjisë ishin tashmë në vula të Kretës nga koha e Palatëve (~ 2000 ~ 1700). Duhet të theksohet se shumica e onomastikës të poemave epike shpjegohen me pak në gjuhën greke se në gjuhën shqipe sidomos dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut.
7. Fshehja e faktit që udhëheqësit apo mbretërit Dorianë (jo populli që ishte «Ilirë») ishin me origjinë semito-egjiptiane dhe që Ionianët kishin qenë pellazg para se të bëheshin Helenë dhe të cilëve ua kanë lënë në trashegim një pjesë të madhe të civilizimit të tyre.
8. Duke okultuar studimet të pakta të realizuara mbi Pellazgët nga disa hulumtues modern dhe që asnjë inventar serioz nuk është bërë deri tani.
9. Duke krijuar indo-europianizmin domëthënë një gjuhë virtuale që kurrë nuk ka ekzistuar. Të çorientuar nga polemika të shumëta dhe nga fakti duke syrgjynosuar në harresë të historisë Pellazgët dhe gjuhën e tyre, gjuhëtarët janë ende në kërkesë të një “gjuhe mëmë”.
10. Duke mos vendosur lidhjen etnolinguistike në mes të Pellazgëve, Etruskëve, Trojanëve, Frigjianëve, Thrako-Ilirëve dhe Shqipëtarëve të tashëm.
11. Duke mos përfillur studime të thella mbi gjuhën shqipe dhe posaqërisht të dialektit të saj “gegë”. Që nga gjuhëtarët e parë të fundit të shekullit të XIX-të, kjo gjuhë ka qenë e konsideruar si nje “gjuhë indo-evropiane më vete”, duke mos shkuar më largë në studime dhe hulumtime. Që nga zbulimi i linearit B nga Ventris dhe Shadvik në 1952, linguistika është ngrirë dhe studimet e hulumtimet në këtë lëmë kanë filluar të zbehen. Pavarësisht nga çdo lloj futje të padëshirueshme linguistike (të lidhura me promiskuitetin e shkaktuar nga invazionet e shumëta) kjo gjuhë, ende ruan gjurmët e vetme të substratit të vjetër pellazg që ekziston aktualisht në Europë. Kjo gjuhë është e vetmja që mund të spjegoj antroponime, teonime, toponime dhe oronime të shumta që gjendën në poezitë epike. Në shtojcë të tezës sime, e kam krijuar një leksik te rëndësishëm mbi këtë temë.
12. Në kuadër të studimeve të tyre krahasuese, gjuhëtarët kanë neglizhuar fenomenin “kronologjik” të shfaqjes së secilës prej gjuhëve europiane të studjuara. Meqenëse gjuha pellazge (e ngjajshme me ato etruske, thrako-ilire dhe aqë më tepër me shqipen e tashme) është, sipas autorëve antik grek, shumë më e vjetër se greqishtja, dhe kjo e fundit më e vjetër sesa sllavishtja (prej afro një mijë vjetësh), etj… Ata nuk kannë mundur të identifikojnë një sfond gjuhësorë të lashtë ndër të gjitha gjuhët të studjuara, sepse kanë qenë të verbuar nga “mikenishtja” hipotetike e konsideruar si greqishte e lashtë.
___________________________
E VËRTETA PËR PELLAZGËT (sipas DR.AREF MATHIEU)
_________________________
Burimi:http://www.ilirida-online.com/dr-aref-mathieu-verteta-per… pjesa1,2/?doing_wp_cron=1477729880.1716489791870117187500 [October 5, 2016] E VËRTETA PËR PELLAZGËT (sipas DR.AREF MATHIEU) Paris, 12. 07. 2016: (Përgjigje ndaj artikullit të Muzafer Korkutit: “Gabime trashanike në botimet historike, mjaft diletantizmit”, botuar te ‘Gazeta Shqiptare’ më 30/06/2016)
_______________________
Pergatiti, për ripublikim Kol Marku
Itali 12.08.2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk