EDHE FËMIJËT SHQIPTARË TË KOSOVËS JANË QENIE NJERËZORE DHE KRIJESA TË ZOTIT, QË DUHET T’I MBROJË EDHE ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA

25
Jun
2023
Përgatiti: Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

A k t u a l e

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kombet e Bashkuara këto ditë e kanë vendosur Rusinë në “Listën e turpit” për shkak të vrasjes së 136 fëmijëve në Ukrainë, duke vepruar mirë në këtë rast, por regjimin kriminal të Serbisë, që ka vrarë e masakruar mbi 1.432 fëmijë shqiptarë në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999*, as nuk e kanë qortuar me ndonjë masë të këtillë, madje vazhdojnë ta përkëdhelin ende, edhe ta shpërblejnë, si me “Asociacionin e komunave serbe”, në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, në territoret historike shqiptare të okupuara jo më larg se para një shekulli!
Sipas Raportit të OKB-së, 136 fëmijë ukrainas janë vrarë nga forcat pushtuese të Rusisë, nga fillimi i agresionit më 24 shkurt 2022 e deri më sot.
Por, nuk e kanë dënuar asnjëherë Serbinë për vrasjen nga forcat e saj paramilitare dhe policore-ushtarake të mbi 1.432 fëmijëve shqiptarë në Kosovë, në vitet 1998-1999.
Në bazë të numrit të fëmijëve të vrarë nga ushtritë okupatore, ajo serbe në Kosovë dhe ajo ruse në Ukrainë, si dhe në bazë të numrit të banorëve të Kosovës dhe të Ukrainës, krimet serbe në Kosovë, sipas numrit të fëmijëve shqiptarë të vrarë dhe masakruar është pakrahasueshëm më i lartë, por asnjëherë OKB nuk e pa të arsyeshme këtë shtet okupator dhe regjimin e tij kriminal, së paku ta vendosë në këtë “listë të turpit”!
Përkundrazi, faktori ndërkombëtar edhe pas gjithë këtyre krimeve dhe gjenocidit të paparë vazhdon ta përkëdhelë regjimin aktual të Serbisë, një vazhdimësi e atij të kriminelit të luftës të dënuar ndërkombëtarisht, Millosheviqit, bile duke e shpërblyer me të drejta kinse të munguara të serbëve, sa për ta arsyetuar ripushtimin e territoreve të shtetit sovran të Kosovës, përmes tentimit për krijimin e një njësie territoriale fantome, në territoret shqiptare të okupuara nga Serbia, më 1878, 1913 dhe 1945, siç e quajnë ata pak me eufemizëm “Asociacioni i komunave serbe në Kosovë”!
* Në Ukrainë, një shtet me 43 milionë banorë, janë vra 136 fëmijë, ndërsa në Kosovë, një shtet me 2 milionë banorë, janë vra e masakruar mbi 1.432 fëmijë. Vrasja edhe e një fëmije të pafajshëm është shumë, përbën krim të rëndë kundër njerëzimt, por numrat na shërbejnë për ta vlerësuar peshoren e drejtësisë ndërkombëtare!
(23. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 25/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk