Dje në një pronononcim për media kryekomiti Micko tha se më 22 maj, ku në rivotim që do të mbahet në njësinë zgjedhore 5, komitët e tij do të fitojnë mandatin e 62.
Micko ishte ishte i sigurt me “grabitjen” e mandatit të 62, ku si duket janë marrë vesh me vlenistët që t’i dhurojnë komitëve dhuratën më të çmuar të këtyre zgjedhjeve.
Në qeverinë e re vlenistët do të jenë vetëm numra dekori dhe “rrota rezervë”, pasi me këtë përbërje parlamentare nuk mund të kërkojnë asnjë kusht në mbarevajtjen e qeverisë së re.
Synimi i komitëve për të kapur dy të tretat e parlamentit është pretendim shoven i dominimit dhe i supremacisë sllavo-maqedone ndaj shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare me “carte blanche” në duar, si qeveri legjitime e shumicës që “mbron drzhavën me dinjitet nga presionet dhe shantazhet e fqinjëve”.
Nga ana tjetër kemi “shfalerkat” e VLEN-it që nuk vlejnë më asnjë kacidhe të cilat e drodhën bishtin pa hyrë në qeveri, ku përmes kurbatit të tyre Mexhitit, kanë deklaruar se “nuk do të kërkojnë ndryshimet kushtetuese me domosdo pasi do të kujdesen të mos i lëndojnë ndjenjat e maqedonëve”!
Po ju “efendilerë” e VLEN-it a keni menduar se ndjenjat e shqiptarëve po lëndohen për dy dekada me radhë me 20% në kushtetutë si gjuhë shifrash dhe jo gjuha shqipe?
“Efendilerë” të VLEN-it, ky nuk është “Ndryshimi” që ju pretenduat se do t’i sillnit shqiptarëve pasi sìç e kam përsëritur edhe më parë se, ju nuk mund ta sillni ndryshimin pasi nuk i keni numrat dhe nuk keni atë fuqi në vendimarrje, thjesht do të keni “çelësat e kashtës” që do të thotë se do të jeni numra plotësues për qeverinë e re!
“Ndryshimi” si slogan para votuesve shqiptarë doli se ishte loja juaj për të ardhur në pushtet në pazaret e ndyra me komitët e Mickos, që dëshmoi vetëm servilizmin dhe nënshtrimin tuaj para komitëve, “duke mos i lënduar ata” me kërkesa të domosdoshme për ndryshimeve kushtetuese si kusht i BE-së në rrugën europiane.
Këta pra qënkan trimat e VLEN-it që me gojën plotë për ndryshime u zbrapsën para “martese” dhe hyrjes në qeverinë e koalicionit të kryekomitit dhe të despotit Micko, si shërbetore të bindura të oborrit qeveritar!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!