( Xhavit Haliti ).
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!-Kjo deklaratë është e turpshme, dhënë nga renegati i UÇK-së, tani udhëheqës i PDK-së, Xhavit Haliti.
-Zotëriu cinik, dinakërisht hiqet si i marrë, (pra, me mjeshtri, donë të mbulojë mendimin reaksionar me marrëzi, prej babaxhani, -siç është Xh. Haliti.
Këtij z, që tani është në kupolën famëkeqe të PDK-së, dua t’ia shtroj këto pyetje:
1.
Pse Serbia Fashiste nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës?
2.
Pse Serbia Fashiste me armët e rënda të falangave çetnike sulmoi në Bajskë?
3.
Pse Serbia Fashiste me dhjetëra ton tritol e minoi kanalin e Lumbardhit, (Ibër Lepencit)?
4.
Pse Serbia Fashiste, është kundër hapjes së urës të Lumbardhit ( Ibrit)?
5.
Pse Serbia Fashiste i ka armatosur gjer në dhëmbë falangistët çetnikë serbë, kur tashmë po dihet që policia e Kosovës,-pothuajse, çdo javë po zbulon armë dhe uniforma çetnike?
6.
Pse Serbia Fashiste, nuk po i dorëzon kriminelët e luftës duke i mbrojtur në Serbi bashkë me Radojçiçin dhe tradhtarët e vendit, të ikur nga Kosova atje?
7.
Pse Serbia Fashiste nuk po bashkëpunon me Kosovën, për zbulimin e mijëra shqiptareve dhe shqiptarëve të zhdukur, gjegjësisht të pagjetur?
-Pse Serbia Fashiste, prej vitit 1999 e gjer më sot; herë hapur, herë fshehur ka bërë dhe po bën propagandë gebelsiane kundër njohjes së vendeve të tjera ndaj R. K, ka bërë dhe vazhdimisht, pandalshëm po bën edhe shumë prapësira të tjera subversive kundër Republikës së Kosovës, sigurisht të gjitha planet e saj qenkan për qëllimin: “Edhe po ta lusnim ne shqiptarët demonë-kratë, tifozëria e flaktë e “vëllazërim-bashkimit midis tregtarëve të njëqind (100) flamujve dhe të njëmijë mallrave që Serbisë po i sjellin miliona e miliona euro, dollarë dhe dinarë; por, edhe kjo botë mike e saj, si “demone-kratike” euro-ruse- atlantike; e cila po tregohet shumë tolerante dhe madje edhe dorëlirë duke i bërë lëshime të mëdha të pafalshme dhe duke i ndihmuar me miliona e miliona euro, dollarë; përsëri Serbisë Fashiste pushtuese në Kosovën Lindore, nuk po i pëlqyeka të vij në Kosovë si pushtuese, si armike, por, “po i digjet xhani”, të kthehet, në Kosovë me tufa bozhuresh të Gazimestanit, të mbledhura nga Lista Serbe filialë e partive shoviniste të Beogradit, pra, gjithnjë, “veçse si mike?!!!
Mendim; mjerim trishtim! Sigurisht, i shkaktuar nga bërja e radakës tapë ( i dehur nga etja për pushtet, apo nga rakia e fortë 26 vj, e prodhuar në Ravet, (ish- Rahovec) të R. K, deklaruesi Xh. Haliti e din më mirë, burimin e kësaj marrëzie apo më qartë të kësaj tradhtie.
17. 08. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
