Edhe sa ditë i kanë mbetur premier “tehničkit”?

12
Apr
2024
Shkruan: Medai Shaholli

·
Pak a shumë kanë ngelur edhe afro 50 ditë detyrë dhe përgjegjësi në krye të qeverisë për Talat trimin, i cili po kapërdiset si asnjëherë më parë në kabinetin e tij si premieri i parë shqiptar “tehnički” në historinë e “drzhavës”.
Gjatë këtij mandati të përkohshëm dhe të kufizuar të premierit “tehnički” në detyrë, nuk ka patur asnjë detyrë të rëndësisë së veçantë për ta kryer trimi ynë i fitoreve të munguara në kabinetin qeveritar, pasi qeveris me kompetenca të kufizuara.
Pas skadimit të mandatit të premierit të përkohshëm Talati ynë do ta vazhdoj misionin e integristëve si deputet i njësisë 6, me një rizgjedhje të sigurt në këtë zonë si i dyti në listën shumë-emërore të partisë së tij DUI.
Beteja mes Frontit Europian dhe VLEN-it është një përballje e vështirë për Talatin në njësinë e 6, pasi ai është vërvitur në sulm dhe po lufton me shokët e tij për të siguruar 10 mandate për koalicionin dhe jo për vete, ku si i dyti në listë, Forina dhe Çegrani ia garantojnë atij mandatin e deputetit.
Kësisoj, Talat trimi pasi të bjerë nga froni i premierit të përkohshëm “tehnički” do të kollariset dhe do pispilloset nëpër korridoret e parlamentit si deputet i ardhshëm i parlamentit nga radhët e koalicionit Fronti Europian, si zë i fuqishëm i opozitës ose si ministër i ardhshëm me kompetenca të pakufizuara dhe jo të përkohëshme.
Le të mos paragjykojmë situatën, por të shohim ndeshtrashin e 8 majit!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 12/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk