ZJARRI I LUFTËS
Cili zjarr është më i rrezikshëm, zjarri i luftës në Ukrainë, apo stuhia e zjarrit në ShBA? – e pyeti gazetari analistin politik.
Stuhia e zjarrit në ShBA sado me pasoja, tekefundit shuhet, ndërsa zjarrit të luftës në Ukrainë nuk i dihet fundi, – u përgjigj analisti politik.
SHTETI HOMOGJEN
A e di cili shtet homogjen kufizohet me popujt e vendit të vet? – e pyeti ministri kolegun e tij në Bashkimit Evropian.
Si nuk e di, është Kosova e rrethuar me shqiptarë në tri shtete sllave – në Maqedoninë Veriore, në Serbi dhe në Mal të Zi, – u përgjigj kolegu i tij.
PROTESTAT SERBE
Çka mendoni për protestat e studentëve në vendin tuaj? – e pyeti gazetari i huaj kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ne presim tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet tjera, – tha kryetari serb duke iu shmangur pyetjes së gazetarit.
KËRCËNIMI TERRORIST
A ke frikë prej kërcënimit të Jabllanoviqit? – e pyetën një qytetar në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë?
Më shumë frikohem prej opozitarëve që me anën e terrorizmit serb duan ta rrëzojnë Albin Kurtin, – u përgjigj qytetari.
100 SY
Cili prej tyri ka nevojë për 100 sy, emisarit i Bashkimit Evropian, apo zëvendëskryeministri i Kosovës? – e pyeti gazetari analistin politik.
Emisari i Bashkimit Evropian nuk mërzitet, kurse zëvendëskryeministrit të Kosovës i duhen 100 sy, – tregoi kolegu i tij.
NGOPJA
Për cilën parti do të votosh? – e pyeti kureshtari fqinjin.
Do të votoj partinë që me dekada vitesh e ka vjedhë shtetin, – përgjigjet fqinji.
Prandaj nuk duhet votuar të njëjtën parti, – tha i pari.
Do ta votoj, pasi që prej ngopjes nuk do të vjedhë, – ia ktheu i dyti.
HIDROCENTRALI
Votoni për mua, me ndërtimin e hidrocentraleve në mbarë vendin do të siguroj energji elektrike, – tha kandidati i PDK-së për kryetar.
Votoni për mua, fill pas sigurimit të energjisë elektrike do të ndërtoj fabrikën e traktorëve në Kosovë, – tha kandidati i LDK-së.
Të dyja janë të mira, mirëpo jorgani është i shkurtër, – thanë qytetarët.
PARASHIKIMI
A duhet kundërshtuar mendimin e Zafir Berishës, i cili thotë se qytetarët janë bërë të vetëdijshëm, prandaj do të përmirësojnë gabimin që e kanë bërë para katër vitesh, – pyeti një qytetar.
Përkundrazi, gabimet që i kanë bërë prej dy dekada vitesh, vështirë e kanë ta fitojnë besimin e popullit. Koha po tregon që fitorja e sigurt do të jetë në anën e Lëvizjes Vetëvendosje, – tha analisti politik.
PROTESTA
Poshtë Qeveria, poshtë… – kështu bërtiste qytetari në protestë.
Nuk po kuptoj, pse thua poshtë qeveria, kur ne ia dhamë votën? – ndërhyri një tjetër.
Ia dhamë votën për qeverisje me mend, jo të na rrjep lëkurën, – ia ktheu i pari.
SPARTAKU
Si të duket filmi “Spartaku” gladiator? – e pyeti njëri mikun e tij pas përfundimit të filmit.
I dhimbshëm, megjithatë më mirë me plagë në gjoks si Spartaku, se me plagë në shpirt si pirati tradhtar, – ia ktheu i dyti.
FALLTORI RUS
Gjatë LDB një falltar deshi të parashikonte fituesin e luftës me anën e yjeve, mirëpo ushtarët Armatës së Kuqe, e vranë.
Mirë vepruat, pasi që fitorja nuk arrihet me soditjen e yjeve, pos me pushkë, – tha komandant Stalini.
PËRKATËSIA
Në pyetjen se çka janë Ballaban Pasha me Janullatosin, kolegu i tij përgjigjet:
I pari është turk, i dyti grek.
Për fat të keq, të dytë janë shqiptarë, por në dëm të atdheut, – ia ktheu i pari.
DALLIMI SHKENCOR
A kanë dallim shkencat fetare me shkencat natyrore? – e pyeti gazetari analistin.
Patjetër, e para njeriun e ngrit në këmbë, e dyta e plandos përtokë, – përgjigjet analisti.
MALLKIMI
Për habi, fetarët mallkojnë më shumë se jofetarët, – e hapi bisedën një burrë.
Për mallkim fetarët janë kampion, ndërsa jofetarët as që dinë të mallkojnë, – ia miku i tij.
MJEKRA
Mixhë, ç’po kërkon me fener në pikë të ditës? – e pyeti njëri plakun e vjetër.
Po kërkoj një burrë me mjekër, – tha mixha me fener, që të kujtonte Diogjenin antik.
Mixhë i nderuar, më lehtë gjen një mace me brirë, se një burrë me mjekër, – ia ktheu i pari.
TULLUMBACE
A e dini çka ka tullumbacja brenda? – e pyeti njëri mikun e tij.
Ka ajër, u përgjigj i dyti.
Çfarë ajri more, ka fraza të thata! – u përgjigj i treti.
STRATEGJIA
Në rast kidnapimi të aeroplanit në qiell, cilit prej tyre do t´ia shpëtosh jetën: kryetarit të shtetit, apo të pilotit?
Në tokë duhet shpëtuar jetën e kryetarit, ndërsa në qiell duhet shpëtuar jetën e pilotit, – u përgjigj kandidati.
RECIPROKE
Fshatari mezi pret të zbardhet dita, dhelpra mezi pret të errësohet nata, i pari për të punuar në fushë, e dyta për të gjuajtur pula në kotec, tha një burrë.
Harrove të përmendësh hajdutët që vjedhin më shumë se dhelpra, – shtoi miku i tij.
DERRAT E EGËR
Të nderuar miq, ejani me ne, ne shkojmë përpara, – thanë derrat e egër.
Kujdes, mishin e keni të shijshëm, ju ndjekin gjahtarët, – i këshilluan ujqit.
Mos vallë jeni më të nderës, – ia kthyen derrat e egër.
SHTATORJA E ARIUT
Një qenush kaloi pranë shtatores së madhe të ariut në qendër të qytetit, pastaj ngriti njërën këmbë dhe shurroi. Prandaj ariu i ngurtë i tha:
More qenush, shurron tek unë pasi jam në gjendje statike, përndryshe sapo të ndiesh erën time, do të ikësh larg.
Suedi, 6.02.2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!