EMIGRIMET E MËDDHA TË SHQIPTARËVE

28
Apr
2024
Shkruan: Dilaver Goxhaj

1. Emigrimi i Parë i shqiptarëve rezulton se ka ndodhur në kohën e Alfonsit V i Aragonit (Itali) kur ai rekrutoi ushtarë shqiptarë për të nënshtruar Kalabrinë, dhe që daton në në vitin 1450, me emigrimin e shqiptarëve pas rënies së Beratit në duart e turqve dhe pas Rrethimit të Parë të Krujës, me të cilët më pas u formuan kolonitë e para italo-shqiptare në Kalabri dhe Sicili. Ky emigrim u shtua edhe pas shkuarjes së Skënderbeut në Pulja në ndihmë të Ferdinandit I të Napolit, ku rreth njëmijë ushtarë shqiptarë mbeten në Itali, në feudin e dhuruar nga Ferdinandi, në qytetin Trani (provincën e Barit) dhe në Capitanata (M.Barleti ”Histori e Skënderbeut”,Tiranë 1982, f.524 & 557). Të gjitha këto grupe ilire u nënshtruan dhe u asimilian gradualisht nga ariano-italikët dhe keltët002C në varsi të të cilëve ndodhën dhe kryqëzime. Këtë proces asimilimi të ngadalshëm midis Siçilianëve dhe Shqiptarëve e dëshmojnë dallimet antropologjike dhe gjuhësore që i mbijetuan atyre luftrave.
2. Emigrimi i Dytë daton në periudhën 10 vjeçare 1480 – 1488 pas
dorëzimit të Shkodrës turqve (në 25 janar vitit 1479) kur gradualisht e gjithë Shqipëria ra nën zgjedhën Osmane; si rrjedhojë, shqiptarë të tjerë emigruan në Siçili të cilët gjetën një pritje të përzemërt dhe gëzuan privilegje të favorshme (të veçanta). Me këtë emigracion u ngritën kolonia e Palazzo Adrianos (1481), e Piana dei Greci (1488) dhe e Santa Cristiana-s, të Gela-s.
3. Emigrimi i Tretë ndodhi në vitet 1490-1492 ku shqiptarë të
tjerë emrigruan përsëri në Siçili dhe ngritën kolonitë e Mezzojuso-s, të San Angelo di Girgenti në provincën e Katanias, Palermos dhe Gigentit.
4. Emigrimi i Katërt ndodh në vitet 1536 – 1540 kur sanxhaqet
filluan të bëheshin monopol të pashallarëve. Me këtë emigrim u krijuan koloni në Berile-s, në Muçite-s, në San Anxhelo Konstantini Albaneses etj.
5. Emigrimi i Pestë ndodh pas vitit 1680, kur vazhdoi më me intensitet monopolizimi i territoreve nga besnikët e Sulltanit dhe spahitë. Edhe ky emigracion i shqiptar shkoi në Itali me të cilin u themeluan koloni në Ururi-n, në Portokanone, në Kampomarinon dhe Monteçilfone në provincën e Campobasso-s
6. Emigraimi i Gjashtë ëshytë ai pas vitit 1744 kur filloi kalimi I
detyrave administrative sipas trashëgimisë familjare, e cila mori karakter të përgjithshëm, në kohën kur Italia ishte nën sundimin e Karlit të III të Burbonit dhe nën sundimin e Ferdinandit të IV, duke u vendosur shqiptarët në Brindizi dhe në Napoli
7. Emigrimi i Shtatë, i cili ka qenë i ngadalshëm gjatë gjithë periudhës nën sundimin e Perandorisë Osmane, (1479-1905), viti 1905 kur jepen këto statistika prej prof. Baldacci & prof. Glanti, bëri që në vitin 1905 në Shqipëri kishin mbetur 1.285.000 banorë, prandaj dhe A. Z. Çajupi tha: “Shqipërinë e mori Turku i vu zjarrë”.
(Si rrjedhojë e këtyre 7 emigrime sot në Turqi ka mbi 5 milionë shqiptarë, ndërsa në Itali ka mbi 70 fshatra me origjinë shqiptare, 27 janë të ritit fetar ortodoks, pjesa tjetër e ritit katolik, me rreth 200.000 banorë, të cilët në masën më të madhe vinin nga Peloponezi (More-ja), e cila ra nën sundimin osman në vitet 1458-1460, ku dihet se në atë periudhë Moreja (Peloponezi) banohej kryesisht nga shqiptarët, gjë që e tregojnë edhe kënga 600 vjeçare e tyre kombëtare, ajo që fillon: “Moj More, o e bukura More” (në vitin 1905), “Dialekti i arbëreshërve mban karakteristikat kryesore të shqipes së jugut, por të një toskërishteje shumë më të lashtë se e toskërishtes modern; arbëreshët-shqiptarë e sot,. . ”.
Këto të dhëna janë marë nga libri historik “SHQIPËRIA ETNIKE DHE GJEOGRAFIKE”, me autorë prof. Baldacci & prof. Glanti, botuar në Romë në vitin 1905, përkthyer nga Gjoleka Shaqiri, dhe botuar për herë të parë në shqip nga “BOTIMET M&B”, Tiranë, 2024, f.155-177; por duke afruar saktësime të mara nga Historia e Shqipërisë, (1965) dhe ajo e Perandorisë Osmane,(2004.)
8. Emigrimi i Tetë prej Republikës së Shqipërisë, emigrim tepër masiv i shqiptarëve ndodhi në periudhën 1991-2012, pas vendosjes së sistemit të pluralizmit politik, kur u hodh publikuar me forcë në medja strategjia politiko- ekonomike: “Ta kthejmë gjithçka gjë në zero çfarë është ndërtuar në periudhën moniste 1945-1990 pasi na është dhënë Çeku Bardhë” dhe, për të vënë në jetë këtë strategji u miratua në Kuvendin Popullor Ligji Nr.7501 date 19.7.1991. PER TOKEN, me miratim të të gjitha forcave politike, duke e çuar vendin drejt Luftës Civile Veri-Jug në vitin 1997. Sipas këtij Ligji pjesa dërmuese e popullit ngeli pa punë si dhe pa asnjë lloj prone, si rrjedhojë e eleminua të çdo lloj prodhimi shtetëror dhe grupi, përfshi dhe eleminimin e gjithë Forcave të Armatosura. Ky emigracion e çoi popullsinë e Republikës së Shqipërisë nga 3.195.000 milionë, në 2.815.749 banorë,(sipas ISTAT- viti 2011).
9. Emigrimi i Nëntë, emigrim përsëri masiv i shqiptarëve prej Republikës së Shqipëqrisë, fillon pas vitit 2013, menjëherë pas miratimit të Ligjit Nr.125 në vitin 2013, sipas të cilit parashikohen veprimet e dhënies së pasurisë kombëtare me koncesion PPP-ve (Partneriteti Publik Privat- kompanive ekonomike të huaja) për të cilin sot, datë 5 prill 2024, kryetari i SPAK ka raportuar se “janë vërejtur metoda të sofistikuara të parave të korrupsionit…ku kompanitë e nënkonktratuara janë pjesë e së njëjtës skemë dhe korruptohen nga të njëjtët individë që e kanë organizuar këtë skemë korruptive”; ndërkohë që paralel me këtë strategji ekonomike, filloi kalimi me trashëgimi në mënyrë të përgjithshme i detyrave në aparatinin shtetëror, ngjashëm si shkaku i emigrimit të shekullit XVIII (i vitit 1744).
▲ POPULLSIA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, SIPAS VITVE:
– Në vitin 1938: 1.040.353 banorë;
– Në vitin 1945: 1.122.000 banorë;
– Në vitin 1968: 2.018.800 banorë;
– Në vitin 1987: 3.082.700 banorë;
– Në vitin 2014: 2.815.749 banorë. (sipas Vjetorëve Statistikorë).
– Ndërsa në regjistrimin e vitit 2023 rezulton më pak se 1.800.000, aq sa kemi qenë në vitin 1905; që do të thotë se, në vitet e “demokracisë” ka emigruar gati 50 % e popullsisë që kishishte Republika e Shqipërisë në periudhën e “diktaturës komuniste” (sikundër e quajnë “demokratët” “atdhetarë” të këtryre 34 viteve).
– Mbi 40% e popullsisë aktuale në Republikën e Shqipërisë jeton në qytetin e Tiranës.
▲ JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, (sipas ISTAT-2011):
• 1.9 milionë shqiptarë në Kosovë;
• mbi 800.000 shqiptarë në Maqedoni;
• mbi 100.000 në Kosovën Lindore (lugina e Preshëvës, nën administrimin e Serbisë);
• rreth 100.000 në Mal të Zi;
• mbi 5 milionë shqiptarë në Turqi;
• mbi 600.000 shqiptarë në Greqi, të emigruar nga Republika e Shqipërisë, përveç rreth 4 milion arvanitas;
• 500.000 shqiptarë në Itali të emigruar nga Republika e Shqipërisë, si dhe 300.000 arbëreshë;
• rreth 300.000 në Evropën Perëndimorë dhe Angli emigruar nga Republika e Shqipërisë;
• mbi 1.000.000 shqiptarë në SHBA, së bashku me rreth 200.000 të larguar pas vitit 1991 e në vijim.
Dhe, për ta zbutur sado pak këtë boshllëk njerëzor në Republikën e Shqipërisë, por dhe në Kosovë, ka filluar sjellja e emigrimeve afro-aziatike.
Vallë, si do të shprehej sot A. Z. ÇAJUPI, nëse do të jetonte ende, për këtë tragjedi kombëtare që i ka ndodhur kombit shqiptar pas vdekjes së tij, po t’i beheshin të njohura këto shifra, meqenëse ISMAIL KADARE heziton të shprehet artistikisht ?!

Tiranë, 28 prill 2024

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/04/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk