EMRAT GJEOGAFIKË FUSHË KOSOVË DHE KOSOVË NË PERSPEKTIVËN E ZOGUT TË ZI TË PROPAGANDËS SERBOMADHE

17
Jan
2023

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Diskutime
Mbi mjegullnajën e zezë të propagandës serbomadhe dhe pluhurin e zi të kuajve të Trojës lidhur me prejardhjen e emrave gjeografikë Fushë Kosovë dhe Kosovë
1.
“Kosova është me origjinë sllave, e vërtetuar shkencërisht”
Nuk ka asgjë në mbetjet shumë të pakta të gjuhës ilire prej nga mund të rrjedhë emri Kosovë, dhe nga ana tjetër ka origjinë sllave krejtësisht transparente. Kështu thotë akademiku dhe gjuhëtari serb Aleksandar Loma.
Loma tha për “Kosova Online” se, kontestimi i një interpretimi të tillë është krejtësisht joshkencor dhe i motivuar nga motive jashtëshkencore.
Sipas tij, Kosova në origjinë është mbiemër fushe dhe do të thotë “fushë ku ka (shumë) zogj të zinj (zogj)”, kështu është kuptuar gjithmonë emri dhe se emri për shpendin e zi është i zakonshëm, sllave dhe protosllave.
“Fshati Fushë Kosovë ose thjesht Kosova është edhe në Bosnje afër Sarajevës, ka edhe Kosovë Dalmate, shënohet edhe Kosova (Mirkovo) afër Jagodinës. Emri i zogut të zi është i zakonshëm sllav dhe protosllav, si dhe mbiemri kosovë prej andej, dhe nëpër vendet sllave ka shumë toponime që rrjedhin prej andej ka thënë Loma.
Lidhur me pretendimin e drejtorit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Sabit Syla, se emri i Kosovës është me origjinë ilire, në të cilin ai i referohet akademikut kroat Josip Rogliç, Loma thotë se do të ishte më mirë nëse thuhej aty ku Rogliç shkruante atë që citohet.
“Por, nëse do të ishte, ai do të ishte gjeograf, jo gjuhëtar, nuk besoj se edhe një gjuhëtar-sllavist i vetëm sot, qoftë edhe në mesin e kroatëve, do të qëndronte pas një konstatimi të tillë.
Nuk ka asgjë në mbetjet shumë të pakta të Gjuhës ilire nga e cila do të vinte edhe emri Kosovë, dhe nga ana tjetër ka origjinë sllave krejtësisht transparente”, thotë Loma, profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Beogradit.
Loma thotë se në vetë tokën e Shqipërisë ekziston një formë e emrit në gjininë femërore e Kosovës, të cilën, siç shtoi ai, një gjuhëtar serioz shqiptar Xhelal Ylli* e ka nxjerrë saktë nga emri i shpendit, zogut të zi, duke e përfshirë atë në mesin e toponimeve me origjinë sllave.
* Sipas medieve serbe, Beograd, 24. 11. 2021
2.
Xhelal Ylli (ziu) në shërbim të propagandës serbomadhe
Shkruan: Aleksandër Hasanas
13 shkurt 2022
·
Boboshticë – Etimologji
Tek një studim nga Xhelal Ylli “Emrat e vendeve sllave në shqip”
Botuar nga Otto Sagner Mynih 2000, gjejmë plotë emërtime dhe toponime të vendbanimeve të ndryshme në Shqipëri, është ky një studim të cilin sapo kam filluar ta studioj dhe aty shoh plot e plot emërtime të quajtura sllave por shumë prej të cilave nuk qëndrojnë të tilla …
Madje që në faqen e parë kemi një emërtim të një vendbanimi në Delvinë: “ARDHASÓV/E”, me kuptimin në sllavisht = ARDHES (Ardhacakë) – a mundet të jetë emërtim sllav ky? Apo thjeshtë nisen nga prapashtesa “ova” -?
Gjithsesi sot po sjell etimologjinë e emërtimit Boboshticë, një fshat ky nga më të vjetrit pranë qytetit të Korçës, me histori të njohur të paktën prej viteve 418 pas Krishtit ….
Studimi në fjalë shkruan:
BOBOSHTÍC/Ё, -A ( 1431 Boboştice, Korçë; BZHS III: 1709) – vjen si një formacion i ngjashëm me të çrregulltën në sllavishten e jugut, fillimisht si një emërtim ‘hidronomik’ dhe duhet të konsiderohet si emërtimi origjinal i lumit”. (atje)
Mandej studimi shkruan:
“Pastaj, sidomos për arsye semantike, do të ishte e mundur edhe një shpjegim nga bullgarishtja бобот ‘zhurmë e lehtë’, БЕР159,+^’ *e zgjatur me prapashtesën -иц-а, {ica} shih Bobot. C. БЕР 1 59 Бобош, Бобошево”.
Dhe tashmë i drejtohemi shqipes gjuhës sonë të lashtë dhe aty gjejmë:
OSHTIMË f.
Ushtimë. Oshtimë e fortë. Oshtima e erës (e stuhisë). Oshtima e zërit. Oshtima e lumit. Oshtima e revolucionit. U bën oshtimë ngjarjeve.
OSHTIN jokal.
Ushton. Oshtin pylli. Oshtin përroi (lumi). Oshtin deti. Oshtin mali. Oshtijnë ortekët. Oshtin bubullima. Oshtin vendi. Oshtinë brohoritjet.
– Dhe vetëm e vetëm duke i shtuar fjalët shqipe: {tingullimet}: Bobo; bubu; bubullimë, bubulak, etj., fjalë të cilat tregojnë një zhurmë të mbytur të thellë; #Oshëtimë, kemi: Bobo + Oshëtinë = BOBOSHTINË; BOBOSHTICË.
***
Shih shembuj të tjerë nga Fjalori i Gjuhës Shqipes:
BUBULIM m.
Zhurmë e mbytur dhe e vijueshme e zjarrit, brambullimë.
BOBO pasth.
1. Përdoret kur shprehim keqardhje, dhembje ose vuajtje për një fatkeqësi; bubu, oh. Bobo, ç’e gjeti! Bobo, ç’u rrëzua!
2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme; obobo. Bobo, sa thellë qenka! Bobo, sa shumë male!
BUBULLIMË f.
1. Gjëmim i zgjatur dhe i mbytur, që shoqëron vetëtimën. Gjëmon bubullima.
2. Zhurmë e madhe dhe e zgjatur, gjëmim; krismë shurdhuese, buçimë. Bubullima e topave (e mortajave, e minave). Bubullima e kambanave.
Sllavët barbarë të zbritur diku në shekullin e 7 pas Krishtit përshtatën në gjuhën e tyre baltike ose i përkthyen ato në gjuhën e tyre, por shqipja si një gjuhë Amë e gjuhëve IE mbeti aty edhe tek fjalë e quajtura sot si “emërtime sllave” …
Prapashtesën “Ova”, të njohur si sllave, e kemi trajtur mjaftueshëm në librin “Pellazgët e fundit dhe gjuha e tyre”.
(17 janar 2023)
Vazhdon…

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk