AKTËSIM
Nga Xhemal Shehu.
Një miku im i mirë bën një postim që më zhgënjeu…
Ai shkruan:
“Zogu dhe Toptani me Nikoll Pashiqin, Xhaxhi Enver me Mugoshën dhe Milladinin, Sala me Millosheviqin, Ramoviqi me Vuçiqin, Qfar dallimi ka këtu, tradicionalisht të gjithë udhëheqësit e Shqipëris proserb (vëllezër të serbëve) dhe antikosovar…”
Komenti im pa përgjigje prej 48 orësh është ky:
I nderuar vëllau dhe miku im A. Sh!
Përpiqem të ndjek rregullisht vëllezërit dhe bashkëkombësit e mi në Kosovë dhe kam patur rastin të marr pjesë në shumë veprimtari për çështjen kombëtare të organizuara përtej kufirit shqiptaro-shqiptar në Kosovë…
Një ndër shumë këto vëllezër e bashkëkombas jeni dhe ju që ruaj përshtypjet më të mira.., por në këtë ripostim tuajin, para 22 orësh, më keni befasuar ku shkruani:
“Zogu dhe Toptani me Nikoll Pashiqin, Xhaxhi Enver me Mugoshën dhe Milladinin, Sala me Millosheviqin, Ramoviqi me Vuçiqin, Qfar dallimi ka këtu, tradicionalisht të gjithë udhëheqësit e Shqipëris proserb (vëllezër të serbve) dhe anti kosovarë…”
Vëllai dhe miku im Ajrulla!
Nuk marr përsipër të bëj avokatin e Zogut, Toptanit, Saliut, Ramës etj, që ndaj të njejtin mendim me Ju.., por të vësh shenjë barazimi në mes tyre dhe Enver Hoxhës nuk të falet, aq më shumë ta trajtoni si vëlla të serbëve.., kur shtypi zyrtar serb për 45 vite me radhë e ka akuzuar Enver Hoxhën për irridentist, shqiptaromadh.., kur ata “vëllezërit” e Enverit që thua zotërote si Dushan Mugosha, Vukmanoviç Tempoja, Velimir Sojniçi e deri tek Njaz Dizdareviçi ardhë me porosi të Aleksandër të Rankoviçit, (për të krijuar “Shtabin Ballkanik”.., në unison në Plenumin e Beratit, në nëntor 1944 u përpoqën ta shkarkonin Enverin nga të gjitha funksionet partiake me bashkëpunëtorët e tyre si: K.Xoxe, S.Malëshova, N.Spiro, P.Kristo etj… Ishte D.Mugosha që “firmosi” për pushkatimin e Ramize Gjebresë…!!! ….Vetëm gjatë viteve 1939-1948 ata kërkonin ta kthenin Shqipërinë në Republikë të shtatë të Jugosllavisë….
… Vetëm në vitetV1949-1954, Shqipëria përballoi si “ndihma” nga “vendet demokratike” perëndimore 2.334 provakacione nga deti ajri e toka…, (738 provakacione vetëm nga fqinjët; 628 nga monarko-fashistët Grekë dhe 110 nga Revizionistët Jugosllavë)…
Këta ishin “vëllezërit” e Enverit miku im…
Kështu nga “mungesa e informacionit” sinkronizoni zilen tuaj me korin antienverist e për pasojë dhe antikombëtar:
Së pari: Cënoni hapur bashkimin e trojeve shqiptare…
Së dyti: Mohoni historinë 45 vjeçare të Enver Hoxhës, më i madhi nga bijt e mëdhenj të Shqipërisë…
Së treti: Mohoni kontributin e madh të Shqipërisë gjatë luftës dytë botërore.., gjakun e të rënëve shqiptar për çlirimin e trojeve shqiptare në Kosovë me urdhër të Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kolonel Enver Hoxhës…
Së katërti: Mohoni kontributin dhe luftën e madhe që ka dhënë Shqipëria për çështjen kombëtare për më se 45 vite kur drejtonte i madhi Enver Hoxha duke filluar nga më se 200 mësuesit e parë, librat, shtypshkronjën, Radio Kuksin që gjysmën e programeve u kushtohej vëllezërve tanë në Kosovë… , apo grupet artistike që vinin herë pas here në Kosovë që ruanin lidhjet shpirtërore, ngjallnin shpresë dhe mbanin moralin lart…!!!
Së pesti: Ju harroni se Ishte shteti i Enver Hoxhës më 01.08.1975 që nuk mori pjesë dhe nuk nënëshkroi Aktin Final të Helsinkit , pasi diheshin padrejtësitë që u ishin bërë Shqipërisë….
Së gjashti: Ju mohoni kontributin e ushtarakëve dhe gjakun e luftëtarëve të rënë për çlirimin e Kosovës, nga shteti amë të ikuadruar në UÇK nën frymzimin e asaj propogande që kish bërë shteti i Enver Hoxhës për vëllezërit tanë Kosovar edhe unë ndaj ju dua.., dhe ju SUGJEROJ:
Shikojeni me kujdes qëndrimin tuaj për Enver Hoxhën që erdhi në pushtet nëpërmjet luftës.., ndërsa Zogu erdhi në pushtet me udbashët dhe çetnikët serb dhe që braktisi vendin e tij në prag të luftës së dytë botërore, apo pranë varrit të Toptanit në Paris, ish ministri jashtëm serb Vulin, vendos tufa me lule.., si dhe Saliu me thyrejen e embargos.., Rama me “open ballkan” që hiqet si arbitër ndërkombëtar etj.., që shtypi zyrtar serb nuk është marrë kurrë me këta “pelivanë”.., që nuk mund të përfaqsojnë popullin shqiptar)… Ju nuk duhet të harroni se: -…Qyteti i dytë i Kuksit (nën tokë kishte armatimin sipas organikës, spitalet furrat e bukës për çdo rast për vëllezërit tanë atje)…
Bunkjerizimi i Shqipërisë në kufi divizionet e saj në kufi mendon se ishin rastësisht atje! Kush i përgatiti militantët që drejtonin lëvizjet e para që më vonë themeluan UÇK?!
Vëllai dhe miku im, si duket ke ikur shpejt nga Kosova.., dhe nuk je i mirëinformuar…
Jam i bindur që nuk ke lexuar libra si: ” Historia e PPSH”, “Kur lindi Partia”, “Titistët” apo “Ditarët
Për Çështjet Ndërkombëtare”të Enver Hoxhës, ku gjen qëndrimin e tij edhe për Kosovën.., sepse ndryshe nuk mund të vësh shenjë barazimi në mes të internacinalistit të madh Miladin Popoviçit (që e vrau klani serb më 1945…), dhe serbit antishqiptar e antikosovar ushtar i Rankoviçit Dushan Mugosha…
Nuk ke lexuar librin e Enver Hoxhës “Kosova është Shqipëri”.., Librin e diplomatit Shaqir Vukaj “Letër e pazbuluar të Enver Hoxhës” dërguar
Stalinit për Kosovën…
Mund të rrjeshtoj dhjetra raste por nuk mjafton kjo dritare…
Mjerisht një paradoks i madh:
Asnjë politikan nga vëllezërit kosovar nuk janë marrë me Enver Hoxhën sikurse bëjnë politikanët shqiptar, që si duket edhe ju keni rënë në këto pozita…
…Po kështu ju mohoni edhe akademikun e madh Rexhep Qosen apo atdhetarin e madh Adem Demaçin, luftëtarët e mëdhenj të UÇK si Prof. Dok. Hakif Bajrami, Ahmet Qeriqi, Ismet Sulejmani, vëllezërit Abdyl dhe Remzi Hasani, Ramadan Vokshi, Erald Selca, Agim Xhigoli etj pa përmendur dhjetra personalitete botërore për qëndrimin e tyre pozitiv ndaj Enver Hoxhës …
….Uroj që për një personalitet dhe atdhetar si Ju, ky postim të jetë një lapsus…
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!