Enver Hoxha – Nga fjala në mitingun e madh ië Bahçellëkut, 19 tetor 1979.

28
Nov
2025

Motra dhe vëllezër.
Kurrë ndonjëherë, në asnjë vend të botës,
ku kanë rënë e bien tërmete, nuk është parë që, brenda pesë muajve, të ndërtohen aq shtëpi banimi sa të futet brenda një popullatë e barabartë me atë të dy qyteteve të mëdha, siç janë Durrësidhe Vlora të marra së bashku, pra të ristrehohen në shtëpi moderne, më të mira se ç’i kishin, afër100 mijë banorë……….
…..Shteti i diktaturës së proletariatit, shoqëria
jonë socialiste, me Partinë e Punës të Shqipërisë në krye, me mundësitë dhe me rezervat e tyre ekonomike të pashtershme, me forcat e shpirtit bujar të njerëzve të papërkulur, e mundën shpejt tërmetin, ndërtuan çdo gjë që u shkatërrua, shkolla, shtëpi kulture, çerdhe e kopshte fëmijësh,shtëpi lindjeje, rrugë, ujësjellës e shume objkte të tjera të domosdoshme dhe ua dhuruan vëllezërve e motrave të zonave që pësuan këtë fatkeqësi.
Familjet që u futën në shtëpitë e reja moderne, janë sot në festë, janë të gëzuara e të lumtura,
janë krenare për Partinë e tyre të dashur, për
pushtetin e tyre të fuqishëm.
Të gjitha këto shtëpi të buktura janë pronë
personale e familjeve që u strehuan në to; të cilave u urojmë që t’i gëzojnë për mot e jetë! Shteti i proletarëve nuk do të marrë nga ata asnjë shpërblim, asnjë taksë dhe asnjë qira. Ja, vëllezër dhe motra, shokë dhe miq, ç’do të thotë socializëm, do të thotë dikiaturë e proletariatit, ç’do të thotë fitore e revolucionit socialist mbi armiqtë kapitalistë, të jashtëm dhe të brendshëm. Kjo është vija e Partisë sonë, që shpreh vullnetin dhe interesat e popullit e të atdheut socialist. Këtë vijë të drejtë, që udhëhiqet nga doktrina kurdoherë
fitimtare e marksizëm-leninizmit, komunistët
shqiptarë, populli ynë, e pasurojnë, e zhvillojnë,
e mbrojnë dhe e ruajnë të pastër si qelibari.
Ja, ky është vitaliteti i rendit tonë shoqëror socialist, i forcës së madhe dhe i qëndrueshmërisë së ekonomisë sonë socialiste”..

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk