16 tetor 2016
/ RIBOTIM/
Tridhjetë e një vite,
që më nuk të panë,
vitet ikin tutje,
ti na vjen më pranë!
–
Kam shkruar më parë:
“Ti që ishe hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!”
–
Ti s’harrohesh kurrë,
se na zbardhe faqen,
ndaj shumica sot,
këtu do kënaqen.
–
Po ca do më sulen,
porsi gjarpërinjtë,
po mua s’më plas,
se ç’thonë faqezinjtë!
–
Ka kohë që këtu,
ndezin vetëtimat,
trimat e mëdhenj,
që dolën nga vrimat.
–
Me minjtë e gjirizit,
më vjen për të qeshur,
kur thonë-se direkt,
me tyja janë ndeshur!
–
Në një errësirë,
nga varri të shkulën,
ca njerëz të ndyrë,
që të vodhën vulën!
–
Një palo doktor,
i lik dhe idiot,
nga zemra e Kombit,
nuk të shkuli dot!
–
Nuk të shkulën dot,
ata ndyrësira,
sepse ti për Kombin,
bëre mrekullira.
–
Si tyja Atdheu,
s’lindi tjetër burrë,
bëre mrekullira,
që nuk zhbëhen kurrë!
–
T’u sul e t’u sul,
gjithë kjo qënëri,
lartësuan Zogun,
dhe të ulën Ty.
–
I bënë monument,
mbretit tradhëtar,
po ti je një mal,
more Komisar.
–
Ti je si një mal,
që nuk sosen lulet,
dhe mali nga rrënja,
s’bën vaki të shkulet!
–
I gënjeu mëndja,
këta zabërhanë,
sepse ti luftove,
veç për fukaranë.
–
Kur erdhe e gjete,
vendin me këneta,
kur ike e le,
me super raketa!
–
Me super raketa,
dhe hidrocentrale,
me shkolla-spitale,
edhe lart në male.
–
Ti ishe dhe mbete,
krye kapedan,
më kot Kadareja,
s’të bëri roman!
–
Edhe Dritëroi,
edhe Xhevahiri,
për tyja qëndisën,
vargje prej floriri.
–
Dhe gjë më të bukur,
tjetër nuk kanë shkruar,
po këta të dy,
nuk të kanë mohuar.
–
Malua që portretin,
ta gdhendi me daltë,
s’di pse mbi ty hodhi,
vargmale me baltë?!
–
Nuk e di akoma,
sa do hedhë më,
po nga mundi i baltës,
nuk fitoi asgjë!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
