Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Per t’i paraqitur shqipetaret te paafte per t’u organizuar, shtremeberohet ne vazhdimesi edhe fakti e rrethanat ne te cilat u formua PKSH!
Tellallet e kundershqipetarise, u bien papushim daulleve te shpuara te propagandes armiqesore, me thenien se “Enver Hoxhen e prune serbet ne pushtet”! Enver Hoxha, nuk ishte Zogji i pare, e as “zogji i sotem i njembedhjete”.
Enver Hoxha nuk erdhi ne pushtet me ndihmen e serbeve. Ky eshte nje diversion i kahershem, per te ngulitur midis shqipetareve dhe Europes, idene shoviniste shkaterrimtare, se shqipetaret nuk dine te bejne shtet.
Enver Hoxha me shoke krijuan PKSH, si bashkim i grupeve komuniste shqipetare.
Partite dhe ideologjite nuk eksportohen. Ata qe mendojne se kjo ndodh, as qe e kane edukimin e mjaftueshem, per te kuptuar se asnje parti politike, e cdo ideologjie qofte, nuk mund te ndertohet ne se ne rradhe te pare nuk jane pjekur kushtet ekonomiko politike, dhe nuk jane formuar e ndergjegjesuar forcat levizese, qe ne rastin konkret kriza ekonomike teper e thelle dhe varferia ekstreme ne Shqiperi, shtyne nevojen e rinise atedhetare te kerkonin shpetim per popull dhe atedhe, gje qe coj ne formimin e grupeve komuniste dhe me vone PKSH, PKJ, e Titos, ishte formuar me pare ne kohe, ishte e madhe si parti dhe anetare e KOMINTERIT, organizim komunist nderkombeta i udhehequr nga Partia Komuniste Bolshevike e Rusise. Ne kushtet e pushtimit fashist, partia qe po formohej kishte nevoje per njohje nderkombetare, dhe ishte pikerisht kjo nevoje organizimi, qe e shtyu Enver Hoxhen dhe komunistet shqipetare te ftonin perfaqesuesit e PKJ, ne mbledhjen e themelimit. Ky fakt eshte perdorur ne dekada per te fallcifikuar te verteten, vetem e vetem qe shqipetaret te paraqiten ashtu sic i don shovinizmi fqinj, te pazot per shtet, e “qe Evropa te jete e qete, SHQIPERIA e mbetur duhet ndare e tera midis fqinjeve”.
Armiqte e jashtem shoviniste, dhe langot qe flasin shqip, nuk do te mundin te ndryshojne te vertetat historike. Shqipetaret kane pasur gjithnje inteligjencen te ruajne dinjitetin kombetar. Historia nuk zhbehet, sepse ajo zhberje, eshte vula e zhdukjes se kombit.
13 Shtator 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
