Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!E keqja juaj zonje e nderuar eshte se duke folur shqip ne Kosove, pandehni se e njihni mire te kaluaren e kohes se “diktatorit” ne Shqiperi. Shqiperia ishte diktatature popullit ne pushtet, ku nuk kishte te pasur te shfryteonin e keqtrajtonin populiin. Ka pasur ne Shqiperi edhe njerez qe jane goditur padrejtesisht nga sistemi politik dhe nga shteti, por kjo nuk ka qene ajo qe kerkohej dhe qe dominonte jeten e vendit. Te keqtrajtuarit kane qene produkt i veprimtarise aremiqesore te “kolones se peste”, njerez si Ramiz Alia e Sali Berisha Berisha e kompani qe per t’u treguar besnike te partise dhe te Enver Hoxhes,, te vijes se tij politike dhe ideologjike, luftonin e punonin per krijimin e rritjen e pakenaqesise ne popull, e per shkeputje e izolimin moral te partise nga populli. Ishte pikerisht kjo klase batakcish qe kishin hyre ne veprimtarine e partise e te shtetit, me ndihmen dhe ne sherbim te agjentueave te huaja kundershqipetare.
“Moda e sotme”, per te share e denigruar per te keqinformuar brezin e ri te shqipetareve, e filluar, mbjelle, dhe “lulezuar” ne fillimin e dhjerokracise, eshte vetem ne sherbim te atyre grupimeve te interesit personal, familiar, krahinor e te fqinjeve shoviniste. Kjo fare “mode” e ndyre, qe me suksesin e tyre ne shkaterrimin e SHQIPETARISE, perseri synon t’ja veshe Enver Hoxhes se larguar fizikisht nga kjo jete, vetem se sa kerkon te fshehe te verteten, te siguroje pushtetin e grupeve kriminale qe vodhen e shkaterruan SHQIPERINE ME THEMEL!
Ti motra kosovare, qe fatkeqesisht mendon se i di te gjitha, per arsyen se flet vetem shqip, ke nje informacion teper te kufizuar, teper te cunguar, e nga burime jo vetem te dyshuara, por edhe te provuara si kunder shqipetare, mire duhet ta kuptosh, se shqipetareve me levizjen e dhjetorit te studenteve, SHQIPERISE dhe rinise se asaj kohe, ju vodhe e ju shperdorua enderra per nje demokraci te vertete, e ne vend te saj u vendos dhjerokracia, sistem totalisht i kundert me demokracine e vertete, “sistemi” qe shkaterroj Shqiperine, qe largoj prej saj pothuaj 70 perqind te popullsise, qe e ktheu SHQIPERINE ne zerro.
Ty zonja kosovare, qe me quan mua “Enveri I vogel”, po te them se ai Enveri I Madh, Enver Hoxha, e mori SHQIPERINE nga mocali, nga keneta, nga malaria, nga analfabetizmi ne masen 97 perqind te popullsise 800 mijesh, dhe e beri me nje industri qe po prodhonte gjithcka be vend, deri me uzina, fabrika, kombinate, hidrocentrale, qe projektoheshin e ndertoheshin nga shqipetare, nga nje inteligjence atedhetare, e pergatitur, edukuar, e ushqyer per t’i sherbyer perparimit, zhvillimit e mireqenies se popullit, per t’a mbrojtur pamvaresine e atedheut dhe integritetin territorial te ketij vendi te cunguar deri ne me pak se nje te treten e territorit etnik.
Ti motra kosovare, qe me ironi me quan mua “Enveri I Vockel”, po te them se ai Enveri i Madh, fare i ri ne moshe, organizoj levizjen per kundershtimin e pushtimit fashiste te Shqiperise, ideoj, ngriti e udhehoqi ushtrine e lavdishme Nacional Clirimetare, qe i siguroj Shqiperise lirine, dhe i hoqi nga duart coptimin e metejeshem te Shqiperise se pasluftes se dyte boterore.
Ishte ai Enveri I madh, ai ENVER HOXHA, qe ua hodhi ne ere planet shovinizmit fqinj, qe ne Konferencen e Paqes ne Paris, u deklaroj fuqishem gjithe botes, se ne Shqiperi, nuk ka asnje pellembe toke te huaj dhe se Shqiperia nuk e ka cuar delegacionin e vet ne Paris, per te dhene llogari, por per te kerkuar llogari.
Ti motra ironike kosovare, meso keto te verteta, nga vellai yt i SHQIPERISE AME, te vertetat e jetuara, edhe pse ti, e te tjere si ti, mund te me etiketoni “per te me frikesuar”, me tituj si “Enveri I Vockel”.
Ti motra ime kosovare, qe me ngre lart rrolin “atedhetar e patriotik” te Xhaferr Deves, e te Ballit Kombetar ne Kosove, qe perbuz dhe e quan armiqesore ndermarjen e brigadave partizane shqipetare te Enver Hoxhes ne Kosove, je komplet jashte mundesise per realizimin e nje gjykimi te drejte qe i sherben atedheut, e ca me pak bashkimit te tij..
Hyrje e brigadave parizane ne,Kosove, kishte per qellim shkeputjen e forcave te armatosura te atdhetareve shqipetare kosovare nga planet e goditjes serbe e sllave te kohes gjate luftes e te pasluftes. Ato kishin qellimin qe se bashku me largimin e luften kunder forcave gjermane, te benin bashkimin shpirteror dhe fizik te dy aneve te kombit.
Ju zonje, edhe pse e pranoni masakren e Deves ne Tirane, e justifikoni ate dhe vazhdoni ta quani “atedhetar te madh”?!
Ne se Enver Hoxha, nuk do te kishte kthyer ne krahun e drejte te luftes atdhetaret e Kosoves, Kosoven edhe krejt Shqipetarine do ta kish marre lumi perfundimisht.
Per merakun tuaj, pa dashur te zgjatem shume me gjate, po te them vetem nje shembull, qe te kuptoni te verteten e Shqiperise, kur frenat e vendit i mori ne dore UDB-ashi Ramiz Alia.
Kam qene inxhinier prodhimi ne Shqiperi. Ne ate kohe, PPSH, kishte nje rregull, qe ne mbledhje e organizatave te partise, ftoheshin dhe kerkohej, qe ne disa nga mbledhje e partise, te merrnin pjese edhe kuadrot e prodhimit. Ka qene nje leter e Enver Hoxhes, atij Enverit te Madh zonje, jo e imja (“Enverit te vockel”, sic me quan ti!). Ne ate leter, Enver Hoxha i madhi, pranonte qe me tufezimi ishin bere gabime te medha, dhe te nderpritej aty ku nuk ishte bere akoma, dhe detyronte e kerkonte, qe deri ne ardhjen e Kongresit te VIII-te te PPSH-se, te zevendesoheshin te gjitha kokat e bagetive te demtuara. Enver Hoxha i Madhi, kerkonte qe kjo leter e tij, te lexohej me te gjitha organizatat e partive dhe me te gjitha kuadrot, e te nesermen te lexohej me kolektivat e prodhimit, pra me punetoret.
Me urdher te KQPPSH, ai material u terhoq urgjentisht mbrapsht nga komitetet e partive te rretheve, dhe nuk u lexua me punetoret te nesermen sic udhezonte Enver Hoxha, ai i Madhi.
Ramiz Alia, dhe nentoka qe vazhdojne te veprojne ne Shqiperi, jo vetem qe nuk i zevendesoj sasine e blegtorise se demtuar, por e thelloj me tej, duke bere nje eksport te sforcuar te bagetish jashte vendit.
Malet shqipetare nuk bucisnin me nga kemboret e bagetive qe kullosnin per t’I shtuar, e ushqyer popullin dhe ekonomine, por “bucisnin” gjithnje e me pak, nga emigracioni i bagetive.
Ate fotografine me vaporret te mbushur me emigrante shqipetare, qe ti zonje a thua “se late nam”, eshte jo Shqiperia e Enver Hoxhes ku nuk kishte asnje te papune, por eshte Shqiperia e shkaterruar me themel, nga Ramiz Alia, Sali Barisha dhe miqte e tyre, qe sot jane pashallare, e qe ju perseri, gabimisht, e jo vetem gabimisht, por edhe kriminalisht, i quani “kelyshe te Enverit dhe komunista”. Ky takem qe ju emertoni te tille, ishin jo kulisha te Enverit. Ata ishin lapanjozet, hipokritet, njerezit e njemije e nje flamureve, “kolona e Peste”, qe ishin prane Enverit, i cili kositi shume nga kjo fare kundershqipetare, por fatkeqesisht nuk arriti dot tek te gjithe!
Hulumto, studio e kerko te vertetat historike, aresyeto me fakte, mos i fry shume “lavdise” se ballit kombetar ne Kosove, apo Shqiperi, sepse faktet jane kokeforta o motra ime kosovare.
Sot SHQIPETARIA, duhet te shikoje jo ideologji te vecanta, te majta e te djathta, por te kete vetem nje ideologji te qendres, vetem nje ideologji qendrore, dhe ajo te jete e te behet boshti rreth dhe per bashkimin kombetar, ndryshe keshtu sic bejme, harxhojme shume energji, energji qe nuk kanalizohet drejt, nuk kanalizihet aspak ne interesin tone kombetar.
Gjithe te mirat motra e Kosoves.
Gjithe te mirat motra dhe vellezer te te gjithe SHQIPETARISE.
09 Shkurt 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!