Enver Hoxha ishte nje nga mendimtaret me te medhenj te botes.
Ai ishte njohes i mire i shkencave natyrore dhe shoqerore dhe nje analitik brilant per problemet gjeostrategjike dhe shoqerore ne bote.
Tek figura e Enver Hoxhes shikojmë ,kryepatriotin,burrin e madh shteti, udheheqesin brilant te popullit shqiptare.
Apsolutisht te gjitha arritjet dhe sukseset ne Epoken e Socializmit jane te lidhura me kontributin e pacmuar te Enver Hoxhes.
Te gjithe megafonet e ndryshkur te borgjezise qe jane rreshtuar ne kete llogore, per te mohuar apo per te hedhur balte mbi figuren e ndriteshme te Enver Hoxhes apo mbi Epoken Enveriane, nuk ia heqin aspak shkelqimin e se lavdishmes,perkundrazi ia ngre ne nje shkalle me te larte vlerat e saj.
Nuk ka asnje ngjarje dhe beteje heroike te Partise e te popullit shqiptar, te kryer gjate viteve te LANC-it e ne 50 vitet e epokes se revolucionit e te socializmit, qe te mos jene te lidhura me emrin e Enver Hoxhes, i cili, ne krye te vendit, te Partise e te popullit, ka qene jo vetem pjesemarres i drejteperdrejte ne te gjitha kthesat e betejat e rendesishme te historise se re te Shqiperise;
Po edhe personaliteti i tij me i shquar, qe ka drejtuar dhe ka çuar vendin e popullin shqiptar nga fitorja ne fitore.
Te figura e Enver Hoxhes populli dhe komunistet, shohin te misheruara virtytet me te larta te kombit tone te lashte :
Mençurine e urtesine popullore;
Karakterin luftarak e fisnik te tij;
Traditat historike te shquara;
Shpirtin kryengrites e bujar, kalitur ne lufterat e gjata shekullore per liri e pavaresi, per drite e dije, per toke e buke.
– Askush ne historine e vendit te shqiptareve nuk mund te matet e te krahasohet me Enver Hoxhen, per cfare Enveri ka bere e ka dhene per vendin e per kombin e tij.
– Enver Hoxha eshte themeluesi, organizatori e udheheqesi i PKSH-se (PPSH), eshte udheheqesi, organizatori e strategu legjendar i LANC-it dhe i revolucionit popullor, eshte krijuesi e drejtuesi i pushtetit popullor te ri te tipit te diktatures se proletariatit;
– Eshte burrshteti me i shquar e arkitekti me i madh i ndertimit te socializmit
– Eshte themeluesi e Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe Kryetari i Keshillit te Mbrojtjes te Republikes Popullore e Socialiste te Shqiperise,;
– Nje personalitet i madh i komunizmit nderkombetar e i luftes clirimtare te popujve te shtypur;
– Eshte figura historike gjigande e kombit, qe tere jeten e tij ia kushtoi pa rezerva, popullit, atdheut, Partise, ceshtjes se komunizmit.
– Sekretar i pare i KQ te PPSH-se, Kryeminister, Kryetar i Frontit Demokratik te Shqiperise, deputet i Kuvendit Popullor.
– Enver Hoxha eshte dy here Hero i Popullit dhe Hero i Punes Socialiste.
Per kontributet e meritat e vecanta te tij, Enver Hoxha eshte vleresuar e shpallur nga komunistet e vertete dhe proletariati boteror nje klasik i marksizem-leninizmit dhe eshte radhitur me dinjitet perkrah Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit.
Sot gjithnje e me shume masat popullore jane bindur se pa Enver Hoxhen nuk do te kishte pasur Parti te vertete Komuniste te Shqiperise (PPSH), nuk do te kishte fituar Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare mbi pushtuesit nazifashiste e bashkepunetoret e tyre vendes, nuk do te ishte vendosur pushteti i popullit e as nuk do te ishin mbrojtur liria e pavaresia e vendit, nuk do te ishin arritur aq shume fitore socialiste per gjithe masat popullin ne arsim e ne kulture, ne shendetsi, ne bujqesi e ne industri, ne jeten shoqerore e ne sigurine e jetes se njeriut, te rinise, ne emancipimin e gruas e te familjes shqiptare, ne zhdukjen e gjakmarrjes e te se vjetres feudale e borgjeze, ne afirmimin e se rese socialiste ne çdo fushe.
Pa Enver Hoxhen, as kjo Shqiperi qe eshte sot nuk do te kishte qene ne kufinjte e sotem, se do ta kishin copetuar dhe gllaberuar superfuqite e kohes, te Lindjes e te Perendimit!
Me ne krye Enver Hoxhen, Shqiperia nuk do te ishte permbysur dhe do te kishte qene po aq e fuqishme e me shume!
Shqiperia e Enver Hoxhes nuk ekziston me!
Se socializmi ne Shqiperi u tradhtua dhe u permbys me kunderrevolucion.
Vendi eshte kthyer ne nje vend borgjez i dores se fundit, ku borgjezia kombetare e ajo nderkombetare bejne eksperimentet me te ndyra dhe populli trajtohet si nje “tufe delesh”!
Reaksioni shqiptar ne pushtet ka 35 vjet qe nuk ka lene gje pa thene e pa bere kunder Enver Hoxhes dhe vepres se tij, duke perdorur, per ta çrrenjosur nga jeta e nga shpirti i popullit, mjete e metoda barbare, nazifashiste.
Por kolosi i kombit as eshte tundur, as nuk tundet!
Gjithcka eshte shkaterruar ne themele : ekonomia, shteti, morali, familja, uniteti i popullit, liria e pavaresia e vendit, rendi, drejtesia!
Atdheu eshte shitur!
Gjithcka e kane ne dore oligarket, mafja e droges, boset e krimit te organizuar e te korrupsionit! “Parajsen” e jeton nje grup i vogel njerezish te borgjezise kriminale, e shitur te te huajt dhe e pasuruar duke grabitur djersen e popullit.
“Ferrin” e perjetojne masat e popullit te varfer ne fshat e ne qytet, qe nuk i llogarit askush!
Borgjezia, me shtetin e me organizmat e saj, me sherbetoret e saj servile e te perdorur keq, bertasin se fajin per gjendjen e mjeruar te popullit edhe pas 3 ,5 dekadash e ka komunizmi dhe se lufta per dekomunistizimin e Shqiperise eshte neglizhuar?!
Sulmet, para se gjithash, drejtohen kunder Enver Hoxhes dhe mesimeve e vepres se tij.
S’eshte ngopur akoma reaksioni me krimet qe ka bere kunder Enver Hoxhes,deri duke zhvarrosur eshtrat e legjendarit!
Rinisin masat fashiste per heqjen e simboleve te luftes antifashiste Nac-çl ,si dhe per dekomunistizimin e vendit.
Nga insitucione te ndryshme jane hequr emrat e heronjeve te luftes dhe te punes dhe jane zevendeduar dhe glorifikuar emrat e tradhetareve .
Ju jane hequr dekoratat heronjeve te luftes dhe te punes si dhe jane dekoruar dhe rihabilituar tradhetaret e kombit Mithat Frasheri dhe ne rradhe ka dhe te tjere .
Çfare nuk ka ndodhur dhe po ndodh ne vendin tone.
Po, ne permbajtje, keto vendime jane te deshtuar;
Pasi dekoratat, nderi, lavdia, kurre nuk mund te preken!
Kolosi i Kombit nuk tundet;
Se Enverit dhe shokeve te tij nuk ja zvenitin lavdine .
Ne keto 35 vjet te uzurpimit te pushtetit nga borgjezia , figura poliedrike e Enver Hoxhes ndrit e bind me shume njerezit,si edhe tek te lekundurit; Se nuk ka fushe te aktivitetit politik, ideologjik e shoqeror te Partise e te shtetit, qe te mos jete shprehur mendimi i tij filozofik;
Forca organizuese, krijuese dhe ndertuese e tij.
Veprimtaria udheheqese;
Se rralle mund te jene bashkuar te nje njeri mendimtari marksist e udheheqesi revolucionar.
Komandanti ushtarak e burri i shtetit.
Diplomati e pubicisti,
Intelektuali erudit dhe edukatori i masave.
Oratori fjalezjarrte e miku i njerezve te thjeshte.
Te gjitha keto te spikatur te figura madhore e Enver Hoxhes.
Ne krye te Partise e te popullit shqiptar, Enver Hoxha luftoi, punoi e krijoi tere jeten e tij, deri ne castin e fundit, per te miren e begatine e atdheut, per ceshtjen e madhe te socializmit.
Ndaj vepra e trashegimimi i pacmueshem i tij, do te rrojne ne shekuj.
Ajo eshte teper e gjere dhe shenon nje kontribut me vlere te madhe ne mbrojtjen, pasurimin dhe zhvillimin krijues te teorise se marksizem-leninizmit, sidomos;
Per problemet themelore te revolucionit;
Te ndertimit te socializmit, te diktatures se proletariatit.:
Te partise marksiste-leniniste e te rolit te saj vendimtar ne krejt etapen historike te socializmit. ;
I pelqen apo nuk i pelqen dikujt “epoka e Enver Hoxhes” eshte epoka me e lavdishme ne historine e kombit shqiptar!
Lavdi Enver Hoxhes!
“Epoka e Enver Hoxhes” eshte Epoka me e lavdishme e kombit shqiptare.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
