EPOPEJA E HERONJVE TË VIGUT, 21 Gusht 1944

21
Aug
2026
Nga Dilaver Goxhaj 

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjatë operacionit armik të Dimrit 1943-1944 forcat kryesore partizane të Qarkut të Shkodrës e pane të nevojshme të vepronin në Malësi të Tropojës, ndërsa forcat e tjera partizane kaluan në strategjinë e luftës  me njësite dhe grupe të vogla në shpinë të forcave gjermano-kolaboracioniste sipas taktikës: Goit dhe ik!, bazuar në ndihmën që u jepte popullsia fshatare.
Një nga këta grupe të vogjël, prej 5 partizanësh, anëtarë të PKSH: Naim Gjylbegu (Besniku), Ndoc Mazi (Minuku), Ndoc Deda (Teli), Ahmet Haxhia (Tigri) dhe Hydajet Lezha (Hydaj) u dërgua në krahinën e Mirditës, në çerdhen e reaksionit, për të ngjallur atje luftën partizane kundër armikut të huaj dhe atij vendas. Puna e këtij grupi filloi t’i shqetësojë gjithnjë e më shumë armiqtë e popullit.
Më 21 Gusht 1944, kur ky grup partizan shkonte për në fshatin Vig, sikundër e thotë edhe poeti ynë kombëtar Kolë Jakova:
–
Ngjitet Velës varg përpjetë
çeta e vogël me pes’ vetë,
gjith’ petrita djem të letë;
djem të letë, djem të ri,
Ndoc Dedë Marku u ka pri,
Djalë ma trim nuk njeh Miloti –
–
Djal i zoti Ahmet Haxhai
si zambak për kah hjeshia,
syni i tij flakë e shkëndija,
shkollë e luftë ia mësoi Partia
–
Hydajeti   djal lezhjan,
rrit’ jetim pa bab’, pa nanë,
strehve t’hueja flej pa ngranë,
mori malin për të letë
babë e nanë i gjeti n’çetë…
–
Naim Gjylbegu e Ndoci i vogël
lind e rrit’  të dy në Shkodër
Ndoci i vigël fukara
rrit me zorr nëpër dynja…
–
Kur ky grup partizan po shkonin  për t’u takuar me shokët që ndodheshin në Mirditë me qëllim që, të gjithë sëbashku të shkonin në Malësinë e Shkodrës ku do të krijohej  një batalion partizan, në rradhët e të cilit do të bënin edhe këta pjesë.
Por, në orën 11 para drake njësiti u gjend i rrethuar në vendin e quajtur Buzabardhë të Vigut. Në rrethimin e grupit partizan merrnin pjesë 300 bashibozukë, të komanduar nga tradhëtari Pjetër Lezha, si dhe krerë të tjerë, si Mark Jak Bajraktari, Dod Mark Gjoka, etj.
–
Dielli i verës seç po i djeg,
hjeksi i Gjonit fort po i ndjek
hap për hap e shtek më shtek…
–
Vendi ku ata u rrethuan ishte shesh i gjerë, i zhveshur e i rrethuar nga kodra me dushqe. Kur pesë partizanët u ndodhën në mes të sheshit, bashibozukët, duke qëndruar të mbrojtur, u bënë zë të ndaleshin dhe të lëshonin armët:
Kurrkund shtegun mos me ua lanë;
–
mos t’i vrasim, por t’i zamë;
t’i turpnojmë nëpët Mirditë,
lidhur varg porsi bagëtitë,
erz e nder t’ua marrim fare,
mos t’ua baj ma lkura’i pare…
–
Por partizanët menjëherë zunë pozicion duke ranë barkas, në gadishmëri për t’ia filluar luftës me reaksionarët:
–
Ushton Vigu, gur e zall,
s’lidhen burrat për të gjallë,
për pa u shkue gjaku përtoke…
–
Tradhëtarët e kishin llogaritur me i kap të gjallë, me qëllim që, duke i masakruar para popullit të Mirditës, ta tmerronin atë popull. Por kur reaksionarët i ftuan të dorëzoheshin dhe se më pas do t’i lironin, heronjt iu përgjigjën: “Ne jemi partizanë dhe nuk dorëzohemi të gjallë…”
–
Çeta e vogël po këndon,
Gjithë pusia e dëgjon,
e dëgjon e bën çudi:
a jan’ njerz a jan’ xhindi?!
Ç’ka do t’jet kjo farë e re,
që s’e tremb vdekja n’kët fé?!
–
Para se të fillonte luftimi, në vendin e rrethimit kalonte një grua mirditase, e cila, pa marrë parasysh kërcënimet e mercenarëve, iu afrua trimave partizanë. Ajo bisedoi me ta, dhe, sipas zakonit, u dha të pinin për herë të fundit ujin e tokës arbërore. Parizanët e falënderuan këtë nënë shqiptare dhe iu lutën  t’u jepte shokëve të tyre të Mirditës këtë letër:
“Vig, 21 gusht 1944
Të dashur shokë! Jemi të rrethuem dhe po presim çdo çast të na përshkojnë plumbat e tradhëtarëve, por na kemi da ma mirë me dhanë jetën si me le, se sa me tradhëtue luftën që kemi nisë. Një herë thamë: Ja vdekje, ja liri! Pra, shokë, ju do të ndjekni punën tonë, prej ku po e lamë na me guxim të pathyeshëm. Shokë, prejj maleve të Mirditës, ku asht çerdhja e tradhëtarëve, ju çojmë përshëndetjet tona tue brohoritë të gjithë njazani: Vdekje fashizmit! – Liri Popullit!
Të fala, të pesë shokët:
–
Teli, Besniku, Tigri, Minuku, Hydaj” )
Lamtumir nana Parti,
Lamtumirë, o moj Mirditë,
gjaku jon t’u baftë dritë,
na ke pritë e na ke qitë,
bukën para na ke shtrue.
Lamtumirë për t’fundit herë
edhe n’vorr ta dijm’ për nder.
–
Me aktin e tyre heroik ata mbajtën lart flamurin e Atdheut e të Partisë, flamurin e Luftës së Madhe Nacional-Çlirimtare.
Presidiumi i Kuvendit Popullor, më 10 korrik 1949, e dekoroi këtë grup partizanësh heroikë me urdhërin e lartë: “ Hero i Popullit”.
Tiranë, 21 gusht 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk