ESAD MEKULI
Sot është 32 vjetori i vdekjes së Ssad Mekulit, babait të kulturës e të letërsisë së shqiptarëve në ish jugosllavi. revista ‘jeta e re’, e themeluar dhe e drejtuar nga Esad Mekuli, ishte për shqiptarët në ish-jugosllavi ashtu siç ishte më parë për shqiptarët në përgjithësi ‘albania’ e Faik Konicës.
dua ta ndaj me ju një detaj që tregon shumë për karakterin distinktiv të Esad Mekulit:
në periudhat mes burgut të parë e të dytë (1961-1964) dhe burgut të dytë e të tretë (1974-1975) pothuajse askush nuk guxonte ta takonte Adem Demaçin. njerëzit bënin sikur s’e njihnin. përjashtim bënte Esad Mekuli.
«më kujtohet kur dola nga burgu i parë. ishin kohë të vështira e të rrezikshme. baca sat ishte nga të rrallët që kurrë nuk e kthente kokën në anën tjetër. kur kaloja afër tij, ikja që të mos e shihnin duke u takuar me mua, por ai më dilte përpara e më ndalte: ‘ndal, ku po shkon?!’. e kuptonte se përse mundohesha të ikja. më ndalte në mes të rrugës. bisedonte me mua dhe ma falte atë buzëqeshjen e tij të ngrohtë».
në foto: pas daljes nga burgu i tretë dhe i fundit, më 1990, Adem Demaçi takohet me Esad Mekulin, redaktorin dhe botuesin e tregimeve të tij (1953-1958) dhe të romanit të tij ‘gjarpijt e gjakut’ (1958).


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
