Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
( Replikë në largësi me Kryeministrin Rama, me prindërit dhe mësuesit të një shkolle …)
( Ka një ligjësi në filozofi:
E vërteta, shkencorja, kthehet në gënjeshtër, nëse tejkalon kufijtë e vet dhe anasjelltas…
Kjo ligjësi vepron edhe në procesin edukativ e mësimor të shkollës sonë.).
-Çmoj si të vlefshëm dhe të domosdoshëm trajtimin e edukimit dhe të edukatës në shkollë, në familje dhe në shoqëri nga vetë Kryeministri i Shqipërisë E.Rama.
E ndoqa me vëmendje trajtimin e problematikës së krimit nëpër shkolla, të dobësive dhe mangësive që ka sot shkolla jonë në përballje me krimin në përgjithësi: drogën, prostitucionin, duhanin, fjalorin vulgar e të pistë, shkatërrimin e pronës publike, mënyrën e sjelljes së pahijshme, raporti mësues- nxënës- prindër- shoqëri…
– Ku i ka rrënjët krimi?
Duke qenë me profesion mësues për gati gjysmë shekulli dhe duke qenë objekt dhe subjekt i tri shkollave të ndryshme: Shkollës Monarkiste, pjesë të së cilës trashëgoi Shkolla Socialiste dhe të kësaj së sotmes, që unë do ta quaj “Shkollë Kapitaliste” e cila, në thelb është e kundërta e Shkollës Socialiste dhe shumë afër Shkollës Monarkiste , trashëgoi një material të bollshëm nga Shkolla Socialiste qoftë në trupën mësimore pedagogjike, qoftë në programet mësimore, qoftë në ato lëndore…
Ky eklektizëm në trashëgimi erdhi dhe u mbars edhe me rrymat pedagogjike të perëndimit të krishterë dhe të lindjes islame të cilat, fushën më të mirë të shfrytëzimit Imperial, e investuan në financimin e nxënësve dhe studentëve drejt pedagogjisë subersive anti-sociale.
Shkolla si institucion është pjesa dominuese e siperstrukturës së një sistemi ekonomik të caktuar.
Nga aty dalin si “heronjtë” edhe “rebelët” e atij sistemi.
Në rastin tonë : Sistemit Monarkist ose diktaturës feudale; Sistemit Socialist ose diktaturës së proletariatit; Sistemit Kapitalist ose diktaturës së borgjezisë; diktatura që u përgjigjen edhe demokracitë përkatëse: demokraci feudale, demokraci socialiste dhe demokraci kapitaliste…
” Mendimet e klasës sunduese janë në çdo epokë mendime sunduese”
( Marks ) .
Shkolla, si pjesë e rëndësishme e prodhimit të ndërgjegjes, nuk mund të bëjë përjashtim nga karakteri përcaktues i sundimit të mendimit klasor.
– Janë pallavra të pështira terminologjitë e depolitizimin dhe deideologjizimit të shkollave.
Vetëm ai që nuk ka sy nuk mund ta shohë politizimin si organ kryesor të zotërimit të pushtetit ideologjik në të gjithë veprimtarinë didaktike edukative të shkollës si institucion, mbi të cilën ushtron trysninë e padiskutueshme medja televizive, teatri, estrada, spektakli, muzika, kënga…dhe kinemaja…
Shtoj këtu , në mënyrë të veçantë dhe përcaktuese edhe FEJA si mjeti më efikas për të mbajtur shfrytëzimin e PUNËS nga KAPITALI.
Kryeministri, u mundua të krijonte një raport pozitiv të pakësimit të krimeve gjatë qeverisjes së PS me ato të qeverisjes së PD- së.
Nuk besoj se ka njeri me arsye të shëndoshë ta mohojë këtë rrjedhë pozitive nëpër shkolla, përveç berishistëve.
-Mirë do të kishte bërë ta krahasonte kriminalitetin, kryesisht, me Shkollën Socialiste, me të cilën nuk ka krahasim në asnjë fushë veprimtarie edukative – shkencore, disa nga të cilat do të mundohem t’i prek tangentisht:
1.
Pas 1990- ës në Shqipëri u krijuan klasa antagoniste, me interesa krejt të kundërta dhe në luftë me njëra tjetrën.
Organi shtypës që quhet shtet , është në dorën e klasës feudo-borgjeze, e cila si klasë sunduese ,që të shtojë pasurinë e vet duhet t’u grabitë punëtorëve me miliona orë pune të papaguar.
Në shërbim të kësaj grabitje do të futet edhe tërë superstruktura ku bën pjesë edhe shkolla me edukatën dhe didaktikë e saj pedagogjike.
2.
Vendin e Pronës Shoqërore e zuri Prona Private, e cila , mori edhe bekimin e fesë si e SHENJTË…
3.
E gjithë teoria e edukimit dhe e didaktikës nëpër shkolla duhet t’i shërbente pronës private dhe jo pronës sociale.
4.
Shkenca u vesh me petkun fetar, duke u përndjekur si heretike komuniste.
U dogjën shkolla vetëm se kishin mësuar fëmijët socialistë…
U dogjën biblioteka…
U rrafshuan vatra kulture, shtëpi pionieri, kinema, teatro, muzeume të LANÇ, varreza dëshmorësh, lapidare, uzina, fabrika, reparte ushtarake, kanale ujitëse; u gardhua, u coptuan me sinore, u betonizua toka e bukës; u kthye në koncesionare tërë pasuria nëntokësore, tokësore, ujore dhe ajrore e Shqipërisë; u shkatërrua tërë mbrojtja e Atdheut; ushtria nuk ekziston as si koncept te nxënësit e shkollave , u prish dhe u tall i tërë bunkerizimi mbrojtës i popullit shqiptar…
( Ironikisht , sot , Kryeministri i vendit, në mënyrën më bajate kërkon ushtarë, kapterë dhe oficerë për të formuar falangat e mbrojtjes së pasurisë së tundshme dhe të patundshme të klasës së milionerëve…)
Nesër:
5.
Shkolla e MAKARENKOS, përballë shkollës IMPERIALE…
6. 12. 2012


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
