ËSHTË KRENARI PER NE QE SHQIPTARI

10
Sep
2023
Shkruan: DAVA BOÇI LEKA

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

ATDHETARI DHE PATRIOTI I PUSHKES DHE I PENDES, DRITAN GOXHAJ, MORI PJESE NE DY LUFTERA PER ÇLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE TE PUSHTUARA DHE OKUPUARA NGA SERBIA.
Lajm i rende arrestimi i ish ushtarakut aktiv te Ushtrise Shqiptare MAJOR(R) Dritan Goxhaj me 31 Korrik 2023 ne Tirane si dhe caktimi i mases se sigurise ” Arrest me burg me afat 40 dite ” ne pritje per ekstradimin e tij ne dhomat e specializuara te Gjykates Speciale te Kosoves me prokuror dhe gjykates te huaj si dhe me seli ne token hollandeze, ne Hage, gjykate kjo e llojit te panjohur deri me sot ne historine boterore te drejtesise.
Baza e akuzes penale ndaj Goxhajt eshte postimi i tij ne rrjetin social FB me date 1 Janar 2023 ” Memedheu, UÇK-ja dhe Gjykata Speciale ” postim ky me te drejten universale te shprehjes se mendimit dhe fjales se lire si nje qytetare shqiptare i cili nuk ka pasur asnje funksion dhe detyre ne Institucionet e Drejtesise se Kosoves dhe as ne ato te Gjykates Speciale te saj per tu akuzuar penalisht per nxjerrje te sekretit hetimore apo intimidim te deshmitareve te kesaj gjykate e per rrjedhoje ai nuk e ka shkelur Kushtetuten e Kosoves dhe as ligjet e dala prej saj.
Oficeri i Ushtrise se Shqiperise, Dritan Goxhaj, ka marre pjese ne dy luftera per çlirimin e trojeve shqiptare ne Kosove dhe ne Kosoven Lindore Presheve, Medvegje e Bujanoc te pushtuara dhe te okupuara nga Serbia. Ai vullnetarisht eshte inkuadruar ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves me detyre Komandant batalioni si dhe i autorizuar nga Shtabi i Pergjithshem i UQK-se per te mbajtur kontakte me Shtabin Amerikan ne Shqiperi ne funksion te kordinimit me Shtabin e NATO-s, detyre te cilen e ka kryer nga data 29 Mars 1999-te deri ne perfundim te luftes dhe çlirimit te Kosoves.
Pas çlirimit te Kosoves oficeri Dritan Goxhaj vullnetarisht eshte inkuadruar edhe ne Ushtrine Çlirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanocit ( UQPMB ). Fatkeqesisht eshte i rende fakti se MAJOR Goxhaj eshte arrestuar ne Shqiperi nga policia e Tiranes edhe me date 29 Janare 2001si luftetare i UÇPMB-se. Dhjete dite pas arrestimit te tij me date 9 Shkurt 2001 Kryetari i OKB-se Havier Solana vizitoi Shqiperine dhe po ne kete date ne konferencen per shtyp Kryeministri i kohes Ilir Meta ka deklaruar se: ” Edhe nje ushtarak qe ne e kemi patur ne Luginen e Presheves, i raportova Zotit Solana se e kemi ndaluar keto dite”. Te nesermen me 10 Shkurt 2001 Gjykata e Apelit Tirane vendosi mase sigurie ” Arrest me burg pa afat ” per djalin tim, shkruan KOLONEL(R) Dilaver Goxhaj .
Togeri pilot Dritan Goxhaj eshte djali i Skenderbegasit dhe KOLONELIT Dilaver Goxhaj, ushtarakut te larte dhe me nje kariere te spikatur ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise ne specialitetin ” Kunderajrore “. KOLONEL Goxhaj ishte Pedagog ne Akademine e Mbrojtjes, anetare i Keshillit Shkencore te Ushtrise Shqiptare. Ai eshte studiues ushtarak, autore i shume librave analitike dhe botues i nje doktrine ushtarake si dhe njohes i mire i gjuhes angleze.
Pas fillimit te luftes ne Kosove KOLONEL Dilaver Goxhaj u inkuadrua ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves me detyre Zv. i Zotit Bislim Zyrapi dhe prej dates 28 Prill 1999-te me detyre zevendes i Shefit te Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se GJENERAL Agim Çeku. Ai siguroi dhe mbajti kordinimin dhe bashkeveprimin ndermjet UÇK-se dhe NATO-s. Gjate luftes ne Kosove shtepia e KOLONEL Goxhaj ne Tirane u kthye si nje mini shtab lufte ku djali i tij Dritani, vajza dhe bashkeshortja u angazhuan panderprere ne marrjen, perkthimin, perpunimin dhe dergimin e informacioneve te vlefeshme per Shtabin e UÇK-se. Gjithashtu shtepia e Goxhajt u kthye pritese e me pas strehuese e 18 familjeve te bashke luftetareve te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.
Babe e Bir, KOLONEL Dilaveri dhe toger Dritani jane krenaria e ushtarakeve te Shqiperise. Ata, me genin dhe shpirtin e Atdhedashurise e te patriotizmit mbajten ” BETIMIN USHTARAK ” duke vene ne dispozicion jeten dhe aftesite e tyre profesionale per çlirimin e Kosoves. Zoti dhe fati e deshti ti kemi gjalle ne mesin tone dhe tu jemi mirenjohes per jete per kontributin e tyre te madh per çeshtjen tone kombetare shqiptare.
Ashtu si une, mendoj se çdo shqiptare ka te drejten te revoltohet dhe njekohesisht te pyes se: ” Kush po i perndjek per ti fajesuar Atdhetaret, patriotet dhe luftetaret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves…???
Une jam e bindur se Major Dritan Goxhaj nuk ka kryer asnje veper penale dhe se Vendimi i Gjykates Speciale te Kosoves nuk e perligj urdherin ” Per arrestimin e tij ” ashtu siç nuk perligjet ” REFUZIMI I STATUSIT TE VETERANIT TE LUFTES SE UÇK–se per MAJOR Dritan GOXHAJ ” nga Komisioni Qeveritare i Kosoves ” Per njohjen dhe verifikimin e Statusit te Deshmorit te kombit, Invalidit, Veteranit, pjestarit apo te intervenuarit te luftes se UÇK-se.
THIRRJE DREJTUAR,
– Gjykates se Apelit, Tirane.
– Ministrit te Drejtesise Z. Ulsi Manja.
Ju qe keni tagrin per te vendosur per Ekstradimin ose jo te Toger Dritan Goxhaj, jepini lirine dhe nderimin e merituar atij dhe mos lejoni qe dora e zgjatur e Serbise ne Prishtine te vije edhe ne Tirane. LIRI PER DRITAN GOXHAJ !

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk