Është për të ardhur keq – pse vallë nuk ekziston meritokracia mes shqiptarëve?

26
Jun
2025
Shkruan: Xhemil Zeqiri


Personalisht, Ibrahim Kelmendin e kam respektuar shumë – madje më shumë se sa e meriton. Dy herë e kam ftuar që të përfaqësojë LPK-në në Konferencat Ballkanike të organizuara nga Qeveria daneze.
Një herë e luta që të deklarohej publikisht se takimi i Hashim Thaçit për të ardhur në Danimarkë ishte organizuar nga Zyra dhe Telefoni i Sekretarit të Parë të Partisë Socialdemokrate të Danimarkës, Erik Boel.
Ishte pikërisht Erik Boel që më ftoi për një kafe dhe më tha:
“Çfarë dëshiron nga unë për Kosovën? E di që je lodhur, ke vrapuar shumë në Kuvendin danez, në Ministrinë e Jashtme, në media dhe organizata të ndryshme.”
E falënderova dhe i shpjegova situatën e luftës. Ai përsëri më pyeti:
“Çfarë mund të bëjmë unë dhe qeveria ime për ju, personalisht?”
I thashë se kisha dy kërkesa jetike:
Ukshin Hoti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në burg – të ndërhyhej për lirimin e tij.
Të organizohej një takim zyrtar për Kryeministrin e përkohshëm të Kosovës, Hashim Thaçi.
Për Ukshin Hotin më tha:
“Fatkeqësisht nuk kemi përfaqësim mjekësor, shoqata, as ambasadë në atë zonë për shkak të bombardimeve. Por nëse ju arrini ta lironi dhe ta nxirrni jashtë atje, ne e sjellim në Danimarkë me avion, e shërojmë, i japim azil dhe zyrë për të punuar për mbrojtjen e shtetit tuaj.”
Për Hashim Thaçin më tha:
“Kosova nuk është njohur si subjekt, prandaj nuk mund ta ftojmë zyrtarisht. Por, nëse ju e kontaktoni dhe caktoni një datë, unë mund t’ua siguroj të gjitha kontaktet që të organizohet një pritje zyrtare – pra jo ftesë shtetërore, por një pritje serioze dhe formale.”
E mora menjëherë Ibrahim Kelmendin në telefon, i tregova planin. Ai u përgjigj:
“Nëse realizohet kjo, është shumë mirë.”
I thashë:
“Jam këtu, në zyrën e Sekretarit Erik Boel, dhe ai më ka premtuar mbështetje.”
Pastaj Ibrahimi më ta ja fol vet / Ishin Bashk/ me Hashim Thaçit. Kur e kontaktova Hashimin dhe i tregova, më tha:
“Jemi shumë të zënë – mos të jetë thjesht për një intervistë?”
I thashë:
“Jo! Do të jetë konferencë për shtyp së bashku me Kryeministrin danez dhe ministra të tjerë.”
Eriku më tha:
“Vetëm më thuaj çfarë të duhet – i organizoj të gjitha unë .”
Hashimi më dha menjiher ja fol me Bilall Sherifit dhe më tha të flisja me të për agjendën.
Kur fola me Bilallin, ai më tha te Marten e ardhëshme mundemi te vijm :
“A mund të jetë për një javë?”
I thashë:
“Po, pse jo?”
Eriku i tregova dha menjëherë miratimin. Vetëm pak minuta më pas, duke përfunduar bisedën, Eriku goditi tavolinën dhe bërtiti:
“YES!”
Kryeministri danez konfirmuar takimin me email!
Por më pas filluan problemet…
Bilalli nuk përgjigjej më në telefon për tri ditë me radhë. E më në fund, në orën 3 të mëngjesit, e mori vetë në telefon me një ton të ftohtë dhe më tha:
“Çfarë do?”
I thashë:
“Mos e bëj kështu, kam tri ditë në ankth. Kryeministri danez Paul Nyrup Rasmussen ka konfirmuar takimin!”
Ai ma preu shkurt:
“Edhe çfarë? Kush je ti? Ne nuk të njohim. Ne kemi në Danimarkë Ibrahim Xhemailin, ( Ibrahimin e kushte familjar) kryetar i LPK-së.”
I thashë:
“O Bilall, Ibrahimi është një kufomë e gjallë në këto punë, nuk din asë për kete aksion . Mos u tallni kështu!”
U trondita dhe rashë në depresion. E telefonova Dr. Shaqir Shaqirin në Stokholm. Ia shpjegova situatën.
Ai më premtoi:
“Mos e ndërpre takimin, unë do të vij vetë dhe do ta sjell delegacionin me çdo kusht.”
I thashë:
“Mirë, vetëm nëse vini ju, se me këta sharllatanë s’dua të kem më asnjë lidhje.”
Deri në ditën e takimit, u munduam me Erikun të bënim gjithçka sa më mirë. Kërkova shumë gjëra, për të mbrojtur dhe emrin e UÇK-së – i thashë Erikut:
“Na po na vrasin terroristët, hoteli duhet të jetë i siguruar.”
Takimi u zhvillua të martën, më 15 qershor 1999 (nëse nuk gaboj). Pritja që iu bë dhe takimet që zhvilluan ishin për t’u habitur. Aq sa shumëkush filloi të dyshonte:
“Nuk mund të jetë ky takim i organizuar nga Xhemil Zeqiri – duhet të jetë nga ambasadori Shaqir Shaqiri!”
Pastaj nisën ndarjet dhe përçarjet që vazhdojnë edhe sot. Disa më sulmojnë se gjoja kam mashtruar etj. etj.
I kërkova Ibrahim Kelmendit të thoshte të vërtetën dhe t’i jepte fund këtyre grindjeve absurde.
Ai u mbyll, pa reagim, pa fjalë – as që e kujtoi fare tha.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/06/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk