Eshte shteti qe vret, jo qytetari qe terheq kembezen e revolverit

10
Oct
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

     Eshte shteti qe vret, jo qytetari qe terheq kembezen e revolverit. Sigurisht eshte e papranueshme, nen cdo motiv, sado te drejte te kesh, nuk duhet kaluar ne krim, sepse si viktima dhe ai qe e ben vrasjen, jane te dy, e bashke me ta familjet e shoqeria te demtuara ne ekstrem, e per kete gjendje te rende, politika dhe administratoret ne dhjerokraci, qe qarkulluan pushte, duhet te fshihen nga jeta shoqerore. Populli nuk ka nevoje per krim dhe korrupsion te organizuar!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Te njejtin problem kam une me 1000 metra katrore toke ne bregdet, ne Qerret te Kavajes, ku me eshte shitur prona me nje firmete fallcifikuar timen dhe firme te ish bashkeshortes time, e cila para se “te firmoste” shitjen, kishte vdekur gati dy vjet me pare.

      Ka vite qe eshte ceshtja ne prokurori te Durresit, sepse e zvarritin per te vertetuar firmen e shitjes ku data e “shitjes”, eshte gati dy vjet me vone se data kur ka vdekur personi qe “e shet”.

      Per prokurorine e Durresit, dhe Kadastren e Kavajes, perfshire edhe policine e Kavajes qe te thone “mos hajde me ketu, sepse ligjerisht ti nuk je pronari”!, te vdekurit cohen nga varri, firmosin per te blere e per te shitur.

      Kadastra e Kavajes me drejtor Dorian Muratin, luan ping pong, te dergon literally duke te njoftuar, qe “nuk mund ta gjejme dot ne regjistra pronen tende”, ne baze te te dhenave qe une kam ne certifikaten e pronesise!

      Disa here kam shkruar ne rrjetet sociale. Kryeministrin “e kam mik” ne f.b., dhe ju kam drejtuar tre here direkt atij, po ashtu ju kam drejtuar edhe me leter nepermjet postes ne kryeministri, por nuk me ka ardhur rradha qe kryeministri Edi Rama, te vendosi ne te drejten time, me ndonje nga ato firmat e tije te fameshme qe j leshon “fap-fap”.

      Per hir te se vertetes, duhet te them se me ndihmen e kryeministrise, munda te marr dosjen e shitjes, qe me eshte refuazuar ne vite nga Drejtori i Kadastres se Kavajes, Dorian Murati, i cili personalisht ne zyren e tij, kur munda ta takoj fale “futjes time me brryla” ne ate zyre, se do te ma jepte dosjen, dhe kurre nuk e dha.

      O shtet qe nuk ekziston! A e shikoni ku i cuat njerezit te bejne vetegjyqesi, e te arrijne te vrasin brenda ne salle te gjyqit.

      Jeni ju ata qe vrisni, jo qytetari qe shkrep armen se nuk i mban me shpirti i ngarkuar ne vite me rradhe, ndaj duhet te qeroheni nga politika dhe drejtimi i shtetit, sepse ju shtetaret jeni vete pjesetare te bandave te krimit!

09 Tetor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/10/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk