EUROPA E BASHKUAR PO KALÉRON NË SHQIPÉRINË E RICOPËTUAR

24
Jun
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Mitrovica e ndarë,
Si Prizreni historik dikur.
Evropa e satanizuar,
Shqipërinë, e ka copëtuar.

Evropë e Bashkuar,
Amerikë grenelliste,
“e miqësuar”?!!!
Edhe sot,-si dje,
Në fillimshekullin 21,
Njësoj, xhelatë për ne.

Shqipërinë Etnike,
E deshën, e duan,
S’e ndihmuan, me thika e RICOPËTUAN?!

Ah!…
Tmerr Trishtimi,
Nuk qëndron, veç atje?!
Hije, lubi-kapitullimi,
Është ulur, po zgërdhihet këmbëkryq, ndër ne?!!!

Servilët politikanë,
“Kosovarë” dhe “Shqiptarë”,
Me përulje pakurrizore:
YES! YES! YES!
OK! OK! OK!-ej…

Tmerrësisht, ligësisht,
Po bëjnë hatanë?!
Kjo farë e keqe,
He, dalshin fare?!

Populli e gjeti belanë.
Për pushtet dhe për pare…
Kudo, i thanë,
-PO, të madhe?!!!

Ricopëtim Trishtimit,
mor, mik?!!!
Në Konferencat ndërkombëtare,
Po puthen, me miq
dhe armiq?!!!

Çfaré qenka ore,
ky soj robi, tepër i lig?!
O, mjerë, që i kemi ne?!
Tokat dhe detin shqiptar po i falin për shtetet armike.

Sikur t’i kishin, té tyre çiflig.
Turpi, Krimi, as Tradhtia!…
Jo, nuk paskan fytyrë, as brirë.

Zemrën e Atdheut,
po e godasin me dinakëri, pamëshirë.
Shumë keq,-me pabesi.
Për popullin kjo, gjëmë shumë e vështirë.
Pasiguri historike,
për të sotmen dhe pér ardhmëri.

11 shtator, 2020

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk