Europa e ka humbur fillin!

04
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Mendjelehtë dhe sharlatanë, naivë dhe humbameno të sojit tonë, mos prisni që Europa plakë ta ndëhshkojë Serbinë, pasi ajo dëgoi në veri të Kosovës komandot e saj për të shkaktuar një kryengritje popullore të serbëve atje si pasojë e ‘persekutimit të qeverisë së premierit Kurti’ ndaj tyre sipas palës sebe.
Ndëshkimin më të rëndë që mund të marrë Serbia në këtë rast nga Europa plakë mund të jetë një paralajmërim për mosndërhyrje dhe të mos mbështes më elementët kriminal dhe terrorist në veri të Kosovës, sepse mund t’i mbetej ‘hatri’ për ato veprime të njëanshme.
Dhe si gjithmonë çudia më e madhe zgjat tre ditë, ku ditën e katër drogaxhiu nga Tirana Edvin batërdia, doli me një propozim konkret njëlloj si kryeçetniku Vuçko, që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës në emër të paqës dhe kursimit të jetëve të njerëzve në veri.
‘Miku i mirë në ditë të vështirë’, kështu thotë një fjalë e urtë që në këtë rast, vëllamit Vuçko i del në krah vëllami nga Tirana për ta kursyer Serbinë në çdo rast.
Ndaj, qveria e Kosovës dhe Albin Kurti si dhe shqiptarët në përgjithësi, duhet ta hedhin poshtë këtë propozim të qelbur që i vjen era tradhti, pasi kërkon mënjanimin dhe kontrollimin e territorit nga Policia e Kosovës në veri, në emër të paqes së rrejshme dhe ndarjes defakto të veriut nga Kosova.
Duke pritur Europën të ndajë drejtësi, mijëra shqiptarë u plakën, disa të tjerë u burgosën dhe ikën nga kjo botë duke u përshëndetur me dy gishta në shenjë fitoreje që nuk erdhi e plotë, por me pavarësi të kontrolluar si shtetfomim dhe si komb.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk