Diplomacia.dk

EVROPA – KONTINENTI I BARDHË, E KA PREJARDHJEN NGA GJUHA E LASHTË SHQIPE

Shkruan: Akademik, Abdulla Mehmeti

Shpalime historie dhe gjuhësie
Me burim nga gjuha e lashtë shqipe (pellazge-ilire) janë edhe disa nga malet më të mëdhenj të Evropës, dis nga lumenjtë më të mëdhenj, si dhe vendbanime, rajone e qytete në gjithë hapësirën gjeografike të kontinentit tonë, nga Kaukazi deri në Alpet evropiane.
* * *
1. Kontinenti i Evropës, kontinenti i bardhë:
Kontinenti i Evropës, sipas burimeve të lashta e ka marrë emrin nga ilirët, sipas emrit të lumit, maleve dhe rajonit të lashtë në Traki – Europe. Me këtë emër-Europe, në periudhën antike njihen edhe disa qytete në Gadishullin Ilirik, si në afërsi të qytetit të sotëm të Tetovës, në afërsi të Prespës së sotme dhe vende të tjera.
Këtë emër kontinenti e ka marrë sipas kuptimit: kontinenti i bardhë, tokat e bardha, lumenjtë e bardhë, malet e bardha (Alpet shqiptare dhe Alpet evropiane, të mbuluara gjithmonë me borë) përkundër emrit Azi – kontinenti i zi, që nënkupton tokat e zeza, male dhe stepa nga perëndon dielli.
2. Lumi Ebros – Evros (Marica), Traki, Bullgaria e sotme:
Lumi Evros-Ebros (bullgarisht: Марица; greqisht: Έβρος, Evros; turqisht: Meriç, Мерич) – lumi më i gjatë në Traki. Ai buron nga liqenet në malin Rila, rrjedh në juglindje në ultësirën e Trakisë së Epërme dhe derdhet në detin Egje, jo shumë larg nga qyteti i Dedeagaç. Është i gjatë 515 km dhe mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 53,000 km2.
3. Lumi Ebro – Ebra, Saragosë, Spanjë:
Ebroja (spanjisht dhe portugalisht Ebro; katalanisht Ebre, latinisht Iberus, baskisht Ibar, çfarë domethënë “luginë, luginë lumi”) është një lum i gjatë në verilindje të Spanjës. Me rreth 925 kilometra ai është lumi i dytë sipas gjatësisë në gadishullin Pirinej (pas lumit Tajo). Zona ujëmbledhëse numëron 83.093 kilometra katrorë. Qyteti më i madh gjatë lumit është Zaragoza në Aragoni.
Lumi Ebro derdhet në Detin Mesdhe në mes të qyteteve të Barcelonës dhe Valenciës. Sipas këtij lumi besojmë se e ka marrë emrin edhe Gadishilulli i Iberisë (në shqip: Epëria, tokat e epërme)
4. Lumi Ibër, Kosovë, Mali i Zi dhe Serbi:
Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm të Malit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicë kthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravën perëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 km, në territorin e Kosovës 82 km.
5. Lumi Elba, Gjermani:
Etimologjia: Albis ose Albia* janë emra të vjetër mesjetarë për lumin Elba, të dëshmuar për herë të parë në latinisht si Albis, emri Elbe do të thotë “lum” ose “shtrat lumi” dhe nuk është asgjë më shumë se versioni gjermanisht i fjalës *albī, që gjendet në disa burime në gjermanisht; si emri i lumit të vjetër norvegjez Elfr, suedisht älv “lumi”, norvegjeze elv “lum”, emri i lashtë i një lumi në Angli etj.
Elaba-Albia-Alba, lumi që buron në Alpet Besiane, Pellazgjia e lashtë, Evropa e sotme.
6. Masivi malor Mont Blank, Francë, Itali, Zvicër:
Mont Blanc (frëngjisht: Mont Blanc [mɔ̃ blɑ̃]; italisht: Monte Bianco [ˈmonte ˈbjaŋko], që të dyja do të thotë “mali i bardhë”) është mali më i lartë në Alpe dhe Evropën Perëndimore, që ngrihet 4,807.81 m mbi nivelin e detit. Është mali i dytë më i lartë në Evropë, pas malit Elbrus, dhe është maja e njëmbëdhjetë malore më e lartë në botë.
7. Mali Ebrus, Rusia e sotme:
Elbrus (rusisht: Эльбрус, tr. Elbrus, IPA: [ɪlʲˈbrus]; kabardian: Ӏуащхьэмахуэ, romanizuar: ‘uaşhəmaxuə; Karachay-Balkar: Минги тау, romanizuar: Mingi Taw. Ndodhet në pjesën perëndimore të Kaukazit dhe është maja më e lartë e maleve të Kaukazit. Vullkani i fjetur ngrihet 5,642 m mbi nivelin e detit; është mali më i lartë në Euroazi, si dhe maja e dhjetë më e lartë në botë. Mali ndodhet në Rusinë Jugore, në republikën ruse të Kabardino-Balkaria.
8. Lumi Dnjepri, Ukrainë:
Emri në greqishte të lashtë dhe gjuhën latine i lumit, Borysthenes (Βορυσθενης Borusthenēs; latinisht: Borysthenes). Ky emër lidhej me emrin greko-romak të lumit Vollga, Oarus (greqishtja e vjetër: Οαρος Oaros; latinisht: Oarus), i cili rrjedh nga skithishtja *Varu, që do të thotë “i gjerë”. Nga Borysthenes rrjedh emri poetik latin i lumit, Boristhenius.
9. Rajoni Hyperborea, në shqip: Borea e Epërme, Trakia Veriore (Mali Ballkan*), Bullgaria e sotme:
Në mitologjinë greke, Hyperborea ishte një rajon i vendosur në tokat veriore ende të panjohura, në veri të Thrakisë. Emri i saj (nga greqishtja: (Υπερ βορεία) Hyper Boreia ‘përtej veriut’) rrjedh pikërisht nga fakti se perëndia e erës Boreas besohej se banonte në Thrakë dhe hiperboreanët, fëmijët e tij, do ta bënin këtë më në veri të kësaj. mbretëri.në vendin e Hyperboreas.
10. Lumi Devoll, Shqipëri:
Nga romakët e lashtë, në gjuhën latine, lumi Devoll i sotëm është quajtur Ebros.
“Hebrus may refer to:
• the Latin name of the Maritsa river in Bulgaria and Greece
• the Latin name of the Devoll river in present – day Albania
• Hebrus (bug), a genus of water bugs
• the Hebrus Valles, an outflow channel system on Mars”
(2 janar 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 02/01/2023

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk