• Ky shkrim i ish politikanit gjakovarë Mahmut Bakallit është botuar në vitin 1991 në revistën javore Koha në Prishtinë.
Mahmut Bakalli ka lindur në qytetin historik të Gjakovës në vitin 1936, ka ndërruar jetë në vitin 2006 në Prishtinë në moshën 70 vjeçare.
Mahmut Bakalli ishte arkitekti i Autonomisë dhe Kushtetutës së 74, dhe njëri ndër politikanët më të zgjuar në ish Jugosllavi.
Vazhdojmë me shkrimin e politikologut të madh gjakovar!
• DIÇKA PËR EVROPËN
Nuk është e tepërt e as skeptike të shtohet se Evropa fsheh në vete shumë gjëra, shumë dredhi, shumë befasi, (të ndritshme dhe të errëta).
Evropa është një lavire plakë, të cilën edhe kur ta duash, duhet mirë ta njohësh, nga të gjitha anët që mos të befasojnë, sepse nuk dihet me saktësi çfarë premton, deklaron dhe synon! Evropa ka përvetësuar civilizimet, begatitë dhe kulturat e të tjerëve në botë dhe madje i ka kthyer si vlera të veta por me kamatë!
Evropa pasi nuk mundi ta zhdukë krishterimin në fillet e veta, e përvetësoi atë si ideologji dhe vlerë të veten, madje e theu krishterimin në dysh dhe kishën e perendimit e degëzoi.
Evropa iu kundërvë Islamit, por e la të depërtoj deri në kufijtë ku asaj i konvenon.
Evropa krijoi dhe zhduku Perandorinë, sipas nevojës së vet.
Në Evropë lindi inkuzicioni, gijotina, baroti, bomba atomike, kryqëzatat, racizmi, shovenizmi, kampet e përqendrimit dhe komorat e gazit, gjenocidi dhe holokausti.
Në Evropë u lindën diktaturat, diktatorët, fyhrerët, dhe totalitarizmi. Në Evropë lindi doktrina e komunizmit, doktrina e nacizmit dhe fashizmit, antisemitizmi, imperializmi dhe kolonializmi.
Në Evropë lindën dy luftëra të mëdha botërore dhe luftërat e ftohta, në të cilin u vranë gati 100 miljonë njerëz. Shumica e kundërthënjeve lindën në Evropë, apo aty erdhën në shprehje.
Evropa krijoi kufinj dhe mure për ndarjen e kombeve përgjysmë.
Evropa gjithmonë ka qenë si një
• FERMË E SHTAZËVE
të Orwellit, në të cilën kombet kanë qenë të barabarta.
Evropa dhe Amerika dinë t’i përkrahin t’i ndihmojnë dhe t’i trimërojnë të vegjëlit dhe të rrezikuarit, por dinë t’i lënë edhe të vetmuar, sipas vlerësimeve të tyre pragmatike.
Evropa në vete fsheh shumë befasi dhe kundërthënie!
~ Mahmut Bakalli
(Huazuar nga Bajram Shabani)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!