EVROPA PELLAZGE-ILIRE DHE INDO-EVROPIANIZMI I SAJUAR

24
Nov
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

/ Nga Arkivi/
Lexojeni edhe këtë: Shpalime historie

Asnjë lidhje etnike, gjenetike, historike dhe gjuhësore nuk ka populli i Besëve ilirë të Trakisë me zezakët e Afrikës, kush dhe pse i sajoi (shpiku) ata në Besi-Besiani (Besarabi*), Basani-Bosani (Bosnja dhe Hercegovina e sotme), në Evropë?!
Si u ndryshuan emrat dhe stemat e lashta të Bosnisë dhe Besanisë, u falsifikuan dhe imponuan nga propaganda e huaj politike dhe fetare? Si u afrikanizuan simbolet, u arabizuan emrat, u imponua përkatësi fetare në vend të asaj etnike, për mohimin e lashtësisë ilire dhe autoktonisë së tyre!
Përderisa Besia-Besania e lashtë ilire (e krijuar nga populli ilir i Besëve të Trakisë), me emër të ndryshuar Besarabia*, u shua deri në shek. XIX, me histori, emër dhe identitet etnik, Bosnia e vazhdon edhe sot betejën e madhe për mbijetesë, për ruajtjen e identitetit dhe territorit shtetëror, të kërcënuar nga propaganda sllave-ruse dhe qendrat e Fuqive të Mësha evropiane, që edhe sot vendosin për fatin e popujve dhe shteteve të vogla, të pafuqishme e të pambrojtura.
Pse Bosnia duhej të quhet Bosnje dhe Hercegovina (pas vitit 1943-45), jo me emër etnik si shtetet tjera të ish-Federatës Jugosllave, si Serbia, Kroacia, Maqedonia, Sllovenie dhe Mali i Zi?
Pse popullit të Bosnisë iu imponua më vonë përkatësia fetare në vend të asaj etnike, nga ish-regjimi komunist jugosllav, kur dihet se gjuha e parë dhe më e hershme e shkruar, e përdorur zyrtarisht, ka qenë BOSNIAKISHTJA (boshnjakishte), jo ndonjë gjuhë “myslimane”, sipas identitetit etnik të imponuar për ta përdhosur e zhdukur identitetin etnik të këtij populli të lashtë!
Para të gjitha gjuhëve të tjera sllave të rajonit, e vetmja gjuhë e shkruar dhe përdorur zyrtarisht ka qenë bosniakishtja, para kodifikimit të dielekteve të tjera të sllavishtes së vjetër kishtare në norma gjuhësore kombëtare, si serbo-kroatishtja (në dekadën e fundit të shek. XX të ndara në gjuhë të veçanta), bullgarishtja, maqedonishtja nga viti 1945 etj., të gjitha nga shek. XIX e më vonë.
(5 gusht 2022)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk