FAKTE TË PAKUNDËRSHTUESHME PËR SHTRIRJEN (TERRITORET) DHE ETNOGJENEZËN E NJËJTË TË DARDANËVE TË TROJËS

11
Sep
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Shpalime , ETRUSKËVE TË ROMËS, EMADHIONËVE DHE EDONËVE TË MAQEDONISË, RASIANËVE TË DARDANISË, ISTRIANËVE DHE DALMATËVE TË ILIRISË
Për ta mësuar një të vërtetë, jo gjithmonë kemi nevojë të lexojmë shumë libra, të gjurmojmë nëpër arkiva ose të shfletojmë mijëra dokumente, të cilat edhe mund të jenë falsifikuar nga sunduesit në të kaluarën, për qëllime të veta sundimi dhe pushtimi të territoreve të huaja, siç ka ndodhur me pushtimin e territoreve të lashta të shqiptarëve (ilirëve, dardanëve, rasianëve, dalmatëve, istrianëve etj.)
I.
1. Emri i mbretit Rhesus (Rrezi, Rasi), i Edonëve të Emadhisë së lashtë (më vonë Maqedonia), rajoni jugperëndimore i Trakisë ilire.
2. Kryeqyteti i rajonit të Edonisë ku ka sunduar mbreti Rhesus (Rrezi-Rasi), i cili sipas Homerit është nderuar si gjysmëperëndi, por me tradhti u vra në fund të Luftës së Trojës, qyteti kryesor i tij është quajtur Artanë, për shkak të shumë minierave të arit në atë rajon, të cilat kanë qenë në pronësi të mbetit Rhasus (Rrezi, Rasi).
II.
1. Emri i rajonit historik, më vonë Principatë dhe mbretëri e Rasianëve të Dardanisë: Rasia -Racha-Rashka. Këtë emër ka edhe qyteti nga peiudha antika dhe lumi që kalon nëpër këtë rajon.
2. Edhe në këtë rajon, qyteti më i njohur e ka pasur emrin Artanë dhe njihet si vend i minierave të njohura të arit, në periudhën antike dhe më vonë.
III.
1. Në krahinën ilire të Istrisë, një rajon historik e ka emrin Rasia, në kroatishten istriane; Rasha; në gjuhën latine: Arsia, Italian: Arsa.
2. Përveç lumit me këtë emër, edhe një vendbanim i lashtë e mban emrin Rasha-Rasi, ndërsa emri historik i rajonit njihet edhe me emrin e lashtë Albona, rajoni e Albanëve (Istrianëve ilirë, shqiptarëve të lashtë).
IV.
1. Emri i lashtë i Etruskëve, siç e kanë quajtur ata vetveten (egzonim), ka qenë Rasian (shih Roma Rasna).
2. Emri më i lashtë i qytetit të Romës ka qenë Alba Longa, si edhe emri i një mal afër tij.
Nuk ka asnjë mundësi që, në këto rajone të largëta mes vete, të kenë ekzistuar dhe mbijetuar emrat e njëjtë, të rajoneve, lumenjve, qyteteve, si dhe emrat me prejardhje të njëjtë të atyre fiseve, ndërsa popullsia e këtyre rajoneve historike, në shtetet e krijuara më vonë të kenë prejardhje të ndryshme nga njëra-tjetra, sidomos në të kaluarën, para pushtimeve nga të huajit dhe asimilimi i një pjese të këtyre banorëve autoktonë, ilirë-dardanë, shqiptarët e lashtë.
(11 shtator 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk