Dje në Breshia të Italisë me mbështetjen e Konsullatës së përgjithme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, po ashtu dhe Federatës Kombëtare Shqiptare FNAI, u promovua librin i autorit Arflet Selmani, me titull “Roli i Diplomacisë së Shqipërisë në Procesin e Njohjes së Pavarësisë së Kosovës”.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!FALËNDERIME!
I falënderojmë të gjithë shqiptarët nga mbarë trojet tona etnike të cilët morrën pjesë në këtë event dhe e mbushën sallën plot!
Falënderojmë për pjesëmarrjen edhe Konsujt e të dyja shteteve shqiptare, atë të Shqipërisë Shkëmbin dhe të Kosovës Dr.Diamant Kastratin.
Falënderojmë edhe artistët e grupit “GJURMËT”, për emocionet që na dhanë me këngët e tyre kushtuar Kosovës dhe Bashkim Kombëtar, aktorët e artistët e tjerë që ishin prezent.
I falënderojmë nga zemra edhe organizatorët e këtij eventi; Petrit Aliajn, profesoreshën Monda Marën dhe profesor Ndue Shabakun dhe të gjithë bashkatdhetarët tanë që ishin me ne.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!