Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Eshte veshtire t’u besosh syve dhe vesheve, kur shikon e degjon disa te thone se “nuk ka luftera”!
Po cfare jane keto qe jetojme, a nuk jane luftera.! Ah…, jo, jane “operations speciale”, qe bejne “kirurgjine” e territoreve te vendeve e popujve te pamvarur, per te vendosur nje “rend te ri”, se rendition i mepareshem i kolonive dhe neokolonive “u mplak”, e tani duhe sheqerosur termat, duke i quajtur te njejtat mentalitete dhe praktika te shtypjes e te shfrytezimit te te madhit, ndaj te voglit, me termin e ri, por njejte si me pare, “rend i ri”, perseri I shtypjes, i shfrytezimit, i gjakosjes se popujve e vendeve.
Ju shkruani:”koha e lufterave ka ikur…”
Bota, sa kohe ka perplasje interesash, eshte ne lufte. Diferenca e zhvillimit ne kapitalizem, deshirat per ta pasur tregje te reja per shitjen e prodhimeve te tyre, kerkesa per te vjedhur ose grabitur lendet e para, te vendeve me te vogla e te pafuqishme, zhytja e ketyre vendeve nw varferi absolute, edhe pse jane te pasura ne burime ekonomike, dhe rezistenca e vendeve te vogla per t’u zhvilluar me pasurite e tyre, cojne ne lufte, e lufta eshte e pasmangeshme, dhe mjet i kapitalit per pasurim te metejeshem.
Mjere kush “ushqehet” me lugen bosh te pacifizmit dhe propagandes qe ushqen kapitullimin.
A nuk jane luftera keto qe po zhvillohen, apo jane “dasma e kercime” ne panairin e shitjes se armeve, dhe ne teatrin e perplasjeve ku derdhe gjaku i qindramijerave civileve qe jane ne luftime.
Dite te mbare, me vigjilence te mprehur e mendje te kthjellet, per te ditur te ruash popullin e vendin tend te cilit i perket, pamvaresisht ku jeton e punon!
LUAN QEMAL BACI
02 Korrik 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!