FATKEQËSIA MË E MADHE E SHQIPTARËVE GJATË SHEK. XX E DERI MË SOT

08
Aug
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Reflekse
Përveç okupatorëve të jashtëm, gjatë dy luftave botërore dhe dy luftave ballkanike, fatkeqësia më e madhe për shqiptarët gjatë shek. XX kanë qenë edhe tri organizata të fshehta politike-ushtarake të popujve ballkanikë të kontrolluara nga shërbimet sekrete të Rusisë: e para, ruse-bullgare; e dyta, ruse-serbe dhe e treta ruse-shqiptare.
Këto organizata, ndaras ose në bashkëpunim mes tyre (të koordinuara nga disa qendra jashtë vendit) i kanë plaçkitur dhe terrorizuar shqiptarët në mënyrë sistematike, dhe ajo që është më e dhimbshme, metodat e sofistikuara të veprimeve kriminale të këtyre organizatave janë kamufluar gjithmonë përmes veprimtarive kinse atdhetare, në emër të lirisë dhe barazisë!
Edhe gjatë kohë nuk do ta kuptojnë shumica e shqiptarëve, edhe një pjesë e elitave politike dhe intelektuale, se cilat janë modifikimet e reja të planit sekret “Naçertania” kundër shqiptarëve (shfarosje dhe dëbim), me qëllim pushtimin e trojeve etnike të tyre në Gadishullin Ilirik.
Njohësit e mirë të historisë duhet hapur të flasin për këto çështje, ndërsa lexuesit mund të reflektojnë, duke i analizuar rezultatet e derisotme: gati gjysma e popullit shqiptar është dëbuar nga trojet e veta në botën e jashtme në tri dekadat e fundit!
Nga cili pushtues i huaj, cili sundim, cili okupator, cila luftë, cila mortajë, kanë pësuar shqiptarët më tepër gjatë historisë?!
Kur: 1. numri i popullsisë së një vendi zvogëlohet; 2. pjesë të territoreve falen ose shiten copa-copa nga pushtetarët mercenarë; 3. vendi sundohet si është më keq nga agjentët e huaj të instaluar në pushtet, cila është shpresa dhe shpëtimi, e ardhmja e kombit shqiptar?!
Ky shkrim shpresoj të kuptohet si thirrje për shpëtim, jo si vajtim dhe vrasje e shpresës! Kombi shqiptar do të rrojë, se ka burra që i dalin zot, përderisa ka mbijetuar ndër mijëvjeçarë dhe ka përballuar edhe sfida të tjera të ngjashme, me përmasa të shfarosjes!
(7 gusht 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk