Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
TRAGJEDITË E POPUJVE TË VEGJËL (TASHMË PO NDODHIN EDHE TE POPUJT E MËDHENJ,
-SIÇ ËSHTË UKRAINA ME UKRAINASIT HEROIKË ),
-PRA, FATKEQLSITË E POPUJVE LIRIDASHËS DALIN NGA DYERT E MËDHA”.
(Ismail Qemaili).
-Mendoj, si tani Plani amerikano-rus, gjegjësisht Trump-Putin, ishte dhe Plani famëkeq, i treshes:
Ruzvelt- Çurçil-Stalin në Konferencën e Jaltës,(1945).
-Atëbotë, u mohua e drejta e kombeve për VETËVENDOSJE deri në shkëputje nga shtetet e huaja; -e projektuar në fillim të viteve 20-ta të shekullit 19-të nga burrat e mëdhenj shtetëror, Lenin-Vilson.
-Tani, më shumë se kurrë; po shihet, po dëgjohet dhe po VËRTETOHET qartë si në dritën e diellit; shkelja e të drejtave, liria dhe barazia e popujve dhe shteteve sovrane; që në fakt, kjo është shkelja e radhës së hiç më pak se, 1001 herëve të tjera; po nga këto superfuqi imperialiste.
-Shih, sa e mrekullueshme?!…
Koha po e dëshmon katërçipërisht çdo ditë që po kalon: sa largpamës u tregua gjeniu ynë, Enver Hoxha i cili, që prej vitit 1960, e nxori RPSSH nga traktati i Varshavës, pasi i fuqizoi marrëdhëniet me Kinën Socialiste; ua hapi gjoksin BS dhe SHBA; triumfalisht shtetin shqiptar e pozicionoi në zonën neutrale në raportet midis Superfuqive dhe pa i bërë syri tërr, në UNITETIN Parti-Popull, nuk strukej, as nuk heshti për asnjë çast si mumie; mirëpo, i sulmonte pamëshirë politikat e tyre reaksionare të ushtrive perandorake pushtuese dhe kolonizuese ndaj popujve dhe shteteve herë nga një pol i meridianëve, herë në polin tjetër, duke u bërë padrejtësi të mëdha popujve liridashës.
Pikërisht, ky guxim dhe kjo dituri e PKSH/PPSH e shpëtoi popullin dhe shtetin shqiptar, për tri decenie nga kthetrat e tyre gjakatare!
Lavdi Enver Shqipos!
Lavdi PPSH!
29. 11. 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
