FILADELFIA – NGA QYTETI PARAHISTORIK I DARDANISË NË AZI TË VOGËL-ANADOLL (JONIA & LYDIA – DARDANIA LINDORE), DERI TE KRYEQYTETI I AMERIKËS

20
Jun
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime historie

Popujt pellazgë-ilirë-dardanë, banorët autoktonë të Ilirikut dhe Azisë së Vogël nga parahistoria, fillimisht të shpërndarë në gjithë Evropën, në këto vende dhe pas shpërnguljes së tyre në kontinentin e Amerikës i ruajtën emrat e qyteteve, fiseve dhe krahinave të tyre, të gdhendura në kujtesë nga tradita e të parëve të tyre.
Filadelfia (anglisht: Philadelphia, greqishte e vjetër/pellazge-ilire: Φιλαδέλφεια), i quajtur shpesh “qyteti i dashurisë vëllazërore”, është qyteti më i madh në shtetin amerikan të Pensilvanisë dhe kryeqyteti i tij, me një popullsi prej 1.492.231 banorësh (2002), duke u bërë qyteti i gjashtë më i madh në vend.
Filadelfia është njëri nga qytetet më të vjetër në SHBA, i themeluar në vitin 1682, në një zonë ku më herët ishin vendosur kolonizatorët nga Suedia, që nga viti 1669.
Në vitin 1776, këtu u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA, po ashtu edhe Kushtetuta amerikane u hartua nga një konvente e cili u mblodh në këtë qytet.
Për shkak të rëndësisë së tij në krijimin e SHBA, Filadelfia konsiderohet gjerësisht si “vendlindja e Amerikës”. Para ndërtimit të kryeqytetit të sotëm të Amerikës, Filadelfia ka qenë kryeqyteti i parë i Amerikës, deri në ndërtimin e kryeqytetit të sotëm, Uashington D.C. (anglisht: Washington D.C.).
Megjithëse qyteti Filadelfia quhet shpesh “qyteti i dashurisë vëllazërore”, ai e mban numrin më të lartë të vrasjeve në SHBA.
Fotografitë: qyteti antik dhe rajoni me emrin Fhiladelfia në Anadollin e lashtë (mbretëria e Lydia/Dardania-Troja lindore); vendndodhja e qytetit Philadelphia në Amerikë, nga shek. XVII; stema e shtetit Pensilvania, kryeqyteti i së cilit është Filadelfia, e cila ruan simbolet e lashta të kulteve ilire, shqiponjën dhe kalin.
(20. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk