FILLIMI I VITIT TË PARË AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË TETOVËS

16
Feb
2023


Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
P ë r v j e t o r

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

15 shkurt 1995 – 2023
Më 15 shkurt të vitit 1995, në Tetovë (në lagjen Reçicë e Vogël), u hap solemnisht viti i parë akademik i Universitetit të Tetovës, në prani të mijëra qytetarëve të Tetovës, qytetet tjera shqiptare në Maqedoni, si edhe nga Kosova dhe viset tjera shqiptare, në prani të drejtuesve të Universitetit, të partive politike dhe asociacioneve jopolitike, ku morri pjesë edhe një delegacion i Ligës Qytetare Shqiptare-Amerikane, i kryesuar nga Joseph DioGuardi.
Një ditë më vonë, më 16 dhe 17 shkurt filluan ligjëratat e para, në Poroj të Tetovës dhe në Reçicë të Vogël.
Data 15 shkurt 1995 është njëra nga datat historike të Universitetit të Tetovës dhe arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni, që lidhet edhe me datën e themelimit të Universitetit të Prishtinës, më 15 shkurt 1970.
(15 shkurt 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk