FITORJA NGA BURGU E NJË RENEGATI…!

10
Jun
2023


Shkruan: Dashamir Uruçi
16 maj 2023.
Shumë vite më parë,Partizani kishte ardhur ne Shkoder si triumfator.
Tifozat e ketij klubi sportiv te futbollit ndiheshin mire e te sigurte ne fitore,ndaj kishin marrë me vehte edhe nje arkivol letre, ku ishte shkruar “VLLAZNIA”.
Me nje fjale keni vdeke e nuk ngjalleni më.
Ky fakt i tronditi sportdashesit shkodrane te cilet me zor permbaheshin.
Fati e deshi qe ate dite te fitonte VLLAZNIA e puna e pare pas fitores do te ishte grisja e asaj letre te madhe me arkivolin simbolik ne balle.
Lajmin e merr vesht humoristi TEFË PALUSHI dhe i thote tifozave shkodrane,mos e grisni.
Shpejt e shpejt e me mjete te improvizuara mbi kapakun e arkivolit,ai pikturon nje krye njeriu dhe shkruan:EDHE TU DEK JU MUJM…!
Kjo thënie e mrekullueshme per kohen,e mbushur me humor mbeti ne historine e Shkodres.
Nuk dua te heq paralele por fitorja e BELERIT ne Himare,direkt nga qelia e burgut me beri nje pershtypje te madhe e me la nje shije te hidhur si kurrë me pare.
Me dukej sikur nga burgu, ai perseriste thirrjen e tifozave shkodrane e te humoristit me fame Shtjefen Palushi,ne kete rast te pershtatur:Edhe tuj kenë në burg ju muj…!
Dua te theksoj se e para qe te terheke vemendjen ne kete mesele ishte zgjedhja qe pala greke së bashku me dyshen Berisha-Meta i beri kandidatures se vet ne Himare.
Pse pikerisht BELERI,nje figure e perlyer ne te gjitha llojet e planeve,i kontestuar nga media dhe historia shqiptare e tranzicionit.?
E dyta,pse u la te kandidonte nje figure e tille,e denuar 2 here me burg dhe i perfshire,sipas medias,ne vrasjen e dy ushtarve dhe plagosjen e tre te tjereve,atje ne jugun shqiptar te Shqiperise.
E para kuptohet lehte dhe nuk do ti humbi kohe lexuesit.
Do te merrem me pak fjale me pyetjen e dyte te cilen menjehere pas ngjarjes e bene me qindra e mijra shqiptarë.
Si arriti BELERI I DENUAR E I KONTESTUAR mëse nje here te kandidonte e me pas te fitonte tek themra e Akilit ne Himare.
Sipas meje heshtja e se majtes si dhe strukturave te posaçme te shtetit shqiptar nuk mund te jete nje heshtje e thjeshte,si shembull nga padija apo nga pakujdesia.
Nje heshtje e tillë ka qene e llogaritur mire dhe ne respekt te kerkesave te Greqise per te sjelle në Himare nje “qen te rrahur” dhe nje luftetar te thekur te Voriepirit.
Me kete heshtje jane te lidhur te gjithe qe nga polici më i thjeshte i Ministrise se rendit,Sherbimet Inteligjente Shqiptare,Struktura Antikorrupsion e deri tek Kryeministri e Presidenti i ketij vendi.
Kjo heshtje gjithashtu nuk mund te jete asesi heshtje e rastit.
“E thene pa kthesa”,ajo shprehe tashme nje tradite ne qendrimin qe shteti shqiptar i tranzicionit,i majte apo i djathte qofte ka mbajtur ndaj politikave qe greket kane aplikuar ndaj nesh.
Ata kanë luftuar per çdo njeri qe ishte goditur me te drejte nga strukturat e shtetit shqiptar,ata kane luftuar per çdo meter katror det apo toke,mjafton qe ai,metri te prekte sa nje therrime, interesat e Greqise e te Megaliidese.
Politika greke eshte marre edhe me nje veper arti qe misheronte vrasjet e masakrat greke ne jugun e Shqiperise.
Ata,greket arriten te ndalonin punimet ne memorialin kushtuar qindra hormoviteve te vrare nga dora gjakatare e andarteve greke, ne territore te banuara 100 perqind me shqiptare e nderkohe po ata arriten te vendosin në Shqipëri,bustet e krimineleve greke qe vrane shqiptare te pafajshem.
Thuhet se ne vitin 1926,me marveshje nderkombetare jane percaktuar kufijte detare e toksore te Shqiperise e nga ana tjeter,nën presionin e Greqise,qeveria e jone detyrohet t’a ngreje kete problem ne gjykatat nderkombetare të drejtësisë.
Jo pak njerez pyesin se pse duhej te ankoheshim ne kur kishte marveshje te kahershme nderkombetare me te cilat rregulloheshin mardheniet e Shqiperise me Greqine.!?
Pse duhej derguar çeshtja e detit ne gjykatat nderkombetare kur kemi nje vendim te gjykates kushtetuese te Republikes se Shqiperise.
I thashe keto shembuj per te provuar se edhe kur eshte thyer heshtja eshte thyer ne dem te interesave te shqiptarve.
Ajo qe me dhemb mua e mijra shqiptarve te tjere eshte menyra se si qeveria jone dhe paraardhësit e saj janë sjellur karshi pretendimeve te Greqise e organizatave te saja, neofashiste.
Nenshtrimi,servilizmi,perkulja kane qene percaktuese e pergjithsuese ne mardheniet e perfaqsuesve tane dhe atyre greke.
Ata punojne perdite per helenizimin e jugut te Shqiperise dhe ne bejme sikur nuk ka ndodhur asgje.
I pasqyrova disa shembuj te mardhënieve greko shqiptare per te theksuar se deklaratat mediatike te Rames e Xhaçkes jane te vonuara e shume formale.
Ato jane ne vazhden e qendrimeve te mbajtura edhe me pare,ndaj grekerve dhe pergjithsisht ndaj fatit te shqiptarve dhe bashkekombasve tane ne ILIRIK.
Jam i sigurte se BELERI do te dale shume shpejt nga burgu sepse kete e kerkojne interesat e Greqise.
Bile shume shpejt, ai do te kerkoje edhe demshperblimin per shprishjen e figures se atij fare burri me te cilin do te krenohen perjete, vorioepirotet e Greqise.
Duhet thene se “në fushen e sherbimit ndaj te tjereve”,nuk jane shquar vetem greket.
Ne kete fushe shquhemi edhe ne,shqiptaret qe kemi nxjerre patriote te shquar por edhe spiune e sherbetore te zgjedhur, me shumice,ku ben pjese edhe LABI me gjysem opinge, i kthyer ne grek,FREDI BELERI.
Ai po lufton per interesat e Greqise ne Himare por harron se nga ky qytet rrjedhe kryekomandanti i revolucionit shqiptar te Greqise,i vitit 1821,TEODOR KOLLOKOTRONI-BITHGURI.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk