I urti s’nxiton në fjalë,
në heshtje rron, në mendje valë;
fjala e tij si gur peshohet,
si dritë ari n’errësirë vlerësohet.
–
Durimi nuk asht turp a dobësi,
por kulla që s’e tund asnjë njeri;
ai që ngutet humb rrugën vetë,
ai që pret e gjen të vërtetë.
–
I mençmi s’luan kurrë me zjarr,
në qetësi mpreh shpirtin si shpatë;
kur vjen ora ngrihet si mal,
e fjala i bie rrufe mbi natë.
–
Nuk dridhet zemra prej furtunash,
as nuk mashtrohet prej stuhish;
ai e di që koha shëron,
dhe hakun burrnisht e kërkon.
–
Në sofrën e urtisë s’ka mashtrim,
në çdo fjalë rron besim;
ai që mat fjalën me mençuri,
mbron nderin, Atdheun, e burrni.
—
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
